Bota Postuar më 24 Korrik 2023, 11:20

Elon Musk zhduk “zogun blu” nga Twitter - Logoja e re do të jetë një gërmë e vetme “X”

Nga SCAN TV
Elon Musk zhduk “zogun blu” nga Twitter - Logoja e re do të

Elon Musk u shpreh se ka në plan të ndryshojë logon e Twitter në një "X" nga simboli i tij i famshëm i zogut blu, duke shënuar atë që do të ishte ndryshimi më i fundit i madh që kur bleu platformën e mediave sociale për 44 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Pronari miliarder i Twitter tha në një seri postimesh në llogarinë e tij se ai po kërkon të bëjë ndryshimin në mbarë botën sa më shpejt. Ai shkroi në Twitter: “Së shpejti një logo e re për Twitter”.

Musk postoi një imazh të një “X” që dridhej dhe më vonë në një bisedë audio në Twitter Spaces u përgjigj “Po” kur u pyet nëse logoja e Twitter do të ndryshonte, duke shtuar se “duhej të ishte bërë shumë kohë më parë”.

Nën mandatin e trazuar të Musk që kur bleu Tëitter në tetor 2022, kompania ka ndryshuar emrin e biznesit në X Corp, duke reflektuar vizionin e tij për të krijuar një “super aplikacion” si WeChat i Kinës.

Kompania e raketave të Musk, Space Exploration Technologies Corp, njihet zakonisht si SpaceX. Dhe në vitin 1999, Musk themeloi një startup të quajtur X.com, një kompani e shërbimeve financiare në internet e njohur tani si PayPal.

Twitter mendohet të ketë rreth 200 milionë përdorues aktivë çdo ditë, por ka pësuar dështime të përsëritura teknike që kur manjati bleu aplikacionin për 44 miliardë dollarë në 2022 – shin dhe pushoi nga puna pjesën më të madhe të stafit.

Që atëherë, shumë përdorues dhe reklamues kanë shprehur zemërim në faqen e mediave sociale për shkak të tarifave të vendosura për shërbimet e mëparshme falas, ndryshimeve në moderimin e përmbajtjes dhe kthimit të llogarive të ndaluara më parë.

Musk tha në fillim të këtij muaji se Twitter ka humbur afërsisht gjysmën e të ardhurave të tij nga reklamat që kur mori kontrollin në tetor. Meta, në fillim të këtij muaji lançoi platformën e saj të bazuar në tekst, të quajtur Threads, e cila ka deri në 150 milionë përdorues sipas disa vlerësimeve.

Por kohëzgjatja që përdoruesit shpenzojnë në aplikacionin rival ka rënë në javët që nga fillimi i tij, sipas të dhënave nga firma e analizës së tregut Sensor Tower.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 24 Korrik

Si e kanë nisur këtë javë valutat kryesore?!

Dollari amerikan ka rikuperuar disi gjatë fundjavës edhe pse vijon edhe këtë javë nën vlerën e 100 lekë teksa është blerë këtë të hënë me 90.2 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat