Shqipëria Postuar më 24 Korrik 2023, 09:31

Si e kanë nisur këtë javë valutat kryesore?!

Nga SCAN TV
Si e kanë nisur këtë javë valutat kryesore?!

Dollari amerikan ka rikuperuar disi gjatë fundjavës edhe pse vijon edhe këtë javë nën vlerën e 100 lekë teksa është blerë këtë të hënë me 90.2 lekë dhe është shitur me 91.4 lekë në raport me javën që lamë pas.

Monedha europiane edhe pse e paqëndrueshme nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të vlerë gjatë kësaj fundjave teksa është blerë sot me 100.6 lekë dhe është shitur me 101.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane ka pësuar një rënie të ndjeshme të kuotës mëngjesin e kësaj të hëne teksa është blerë sot me 103.7 lekë dhe është shitur me 105.2 lekë në raport me javën që lame pas.

Paundi britanik blihet sot me 115.4 lekë dhe shitet me 117.2 lekë në raport me javën e shkuar duke mos regjistruar lëvizje të ndjeshme të vlerës në raport me javën e shkuar referuar tregut të brendshëm valutor.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat