Në Shqipëri mbizotërojnë makinat me naftë - Rritje 100% e autoveturave elektrike vitin e kaluar, por në numër tepër të vogël

Makinat me djegie të brendshme kanë mbizotëruar në rrugët e Shqipërisë edhe gjatë vitit të kaluar. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se rreth 90% e autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë janë me naftë dhe benzinë, një shifër në rritje krahasuar me vitin 2021.
Ndonëse gjatë vitit 2022 çmimet e karburanteve pësuan një rritje të ndjeshme, çka e detyroi qeverinë që të ngrinte Bordin e Transparencës pikërisht për të rregulluar çmimet në treg, këto zhvillime nuk i frenuan shqiptarët për të blerë më shumë makina me djegie të brendshme. Sipas të dhënave zyrtare, numri i këtyre autoveturave është rritur me 7,8% për ato me naftë dhe 4,5% për ato me benzinë. Ndërkohë, numri i autobusëve të regjistruar në vitin 2022, që kanë përdorur lëndë djegëse “Naftë” është rritur me 4,2% krahasuar me vitin 2021.
Por, gjithsesi vërehet një shtim I numrit të automjeteve elektrike me një rritje pothuajse dyfish ndaj vitit paraardhës. Në vitin 2022 në rrugët e vendit tonë qarkulluan 1.245 autovetura elektrike, 1.236 benzinë dhe elektrik, si dhe 439 naftë dhe elektrik. Ndërsa, 396 autovetura kanë qenë me naftë. Gjithashtu, vërehet edhe një rritje e lehtë e autobusëve që punojnë me naftë dhe elektrik.
Gjatë vitit të kaluar numri gjithsej i mjeteve rrugore me status "aktiv" dhe “të çregjistruar përkohësisht” rezulton 796.438 mjete, me një rritje prej 7,5%. Përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,3%), "Automjetet për transport të përzier " (6,5%) dhe “Motor” (5,4%). Në vitin 2022, numri i autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë është 232. Në vitin 2021, ky tregues ishte 212 autovetura për 1.000 banorë
Numri i autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë në qarkun Durrës ishte 301, i ndjekur nga qarku Lezhë me 287 autovetura për 1.000 banorë. Qarku me numrin më të vogël të autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë ishte Korça me 165 njësi.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

Pagat u rritën, kontributet në nivel minimal - Si kanë ndryshuar të ardhurat në skemën e pensioneve gjatë këtij viti?
Reforma e pagave, që përfshiu rritjen e pagës minimale në rang kombëtar si dhe rritjen e pagave në sektorin publik, duket se ka “shëndoshur” skemën e......

Rriten falimentimet e korporatave - Shkak shtimi i obligacioneve në kategorinë me rrezik të lartë
Spektri i rritjes së mospagimeve të korporatave, duke nxitur një ngadalësim të ekonomisë globale, ishte zvogëluar për muaj të tërë falë qëndrueshmërisë së......

Rriten shërbimet postare, 6.7 milionë objekte në 2023 - Tregu vijon të dominohet tërësisht nga Posta Shqiptare. Shtohen dërgesat e pranimet nga jashtë
Volumi i shërbimeve postare në vend ka shënuar një rritje të dukshme gjatë muajve të parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar-mars......

Sekretari i përgjithshëm i IEF: Tregjet e naftës do të përballen me 'probleme serioze' ndërsa kërkesa nga Kina dhe India rritet
Çmimet e naftës janë vendosur të rriten në gjysmën e dytë të vitit pasi oferta lufton për të përmbushur kërkesën, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Forumit......

Amsterdami ndalon anijet e lundrimit – Vendi ka si qëllim uljen e vizitorëve dhe frenimin e ndotjes
Këshilli i Amsterdamit ka ndaluar anijet e lundrimit nga qendra e qytetit pasi kryeqyteti holandez përpiqet të kufizojë numrin e vizitorëve dhe të frenojë......

FMN: Rriten rezervat globale të dollarit amerikan - Administrimi gjatë viteve të fundit nuk tregon tendencë de-dollarizimi
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka treguar se përbërja valutore e rezervave zyrtare valutore dominohet kryesisht nga dollari, i cili përbën 59.02 për qind të......

Bolivia ka rezervat më të mëdha në botë të litiumit - Aktualisht, vendi zotëron rreth 23 milionë metrikë mineral
Aktualisht ka 23 milionë tonë metrikë litium në Bolivi. Një studim qeveritar i kryer më parë, rezultoi në përfundimin se vendi ka rezervat më të mëdha të......

Balluku takim me drejtues të OSHEE / Prezantohet zyrtarisht administratori i ri, Enea Karakaçi
Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjetikes, Belinda Balluku ka mbajtur sot një deklaratë për mediat së bashku me përfaqësuesit e institucioneve të......