Pagat u rritën, kontributet në nivel minimal - Si kanë ndryshuar të ardhurat në skemën e pensioneve gjatë këtij viti?

Reforma e pagave, që përfshiu rritjen e pagës minimale në rang kombëtar si dhe rritjen e pagave në sektorin publik, duket se ka “shëndoshur” skemën e pensioneve në tërësi. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të analizuara nga SCAN TV, rezulton se në 6 muajt e parë të vitit janë mbledhur 66.3 miliardë lekë kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, vlerë kjo rekord krahasuar me 5 vitet e fundit, duke u nisur që nga 2019, çka tregon përmirësimin e të ardhurave në skemën e e pensioneve e cila ndër vite është deficitare për shkak të informalitetit në punë, numrit të ulët të kontribuuesve dhe numrit të lartë të përfituesve.
Por, nëse do të marrim në analizë të ardhurat mujore të mbledhura gjatë këtij viti, duket se pavarësisht rritjes së pagës minimale në muajin prill dhe ndryshimit të rrogave në administratën publike, të cilat u bënë efektive gjatë muajit maj dhe qershor, diferenca midis muajve nuk është e lartë, edhe pse pritej që të reflektohej. Kështu të dhënat tregojnë, se paradoksalisht në muajin Qershor janë të ardhurat më të ulëta të mbledhura nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në raport me të gjithë muajt e tjerë të vitit. Konkretisht gjatë Qershorit 2023, janë arkëtuar 9.2 miliardë lekë nga ky zë, ndërsa në Maj u mblodhën 11.3 miliardë lekë dhe në Prill 12.3 miliardë lekë. Gjithsesi, diferenca me muajt shkurt dhe mars, kur nuk ishte aplikuar rritja e pagave, nuk është shumë e lartë. Sipas legjislacionit në fuqi, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore llogariten mbi bazën e pagës së punonjësve, dhe sa më lartë të jetë pagesa aq më shumë kontribute paguhen.
Ndoshta në këto shifra ndikim mund të kenë pasur luhatjet në sektorin privat, rimbursimi i sektorit fason nga kontributet e rritura si rrjedhojë e ndryshimit të pagës minimale, apo pagesa me vonesë e tyre.
Kontributet shoqërore dhe shëndetësore 6-mujor
2023 66.3 miliardë lekë
2022 58.7 miliardë lekë
2021 33.1 miliardë lekë
2020 46.8 miliardë lekë
2019 47.8 miliardë lekë
Kontributet shoqërore dhe shëndetësore 6-mujori 2023
Qershor 9.2 mld lekë
Maj 11.3 mld lekë
Prill 12.3 mld lekë
Mars 10.7 mld lekë
Shkurt 10.3 mld lekë
Janar 12.6 mld lekë
Elisabeta Dosku/ SCAN TV
Sondazh

Rriten falimentimet e korporatave - Shkak shtimi i obligacioneve në kategorinë me rrezik të lartë
Spektri i rritjes së mospagimeve të korporatave, duke nxitur një ngadalësim të ekonomisë globale, ishte zvogëluar për muaj të tërë falë qëndrueshmërisë së......

Rriten shërbimet postare, 6.7 milionë objekte në 2023 - Tregu vijon të dominohet tërësisht nga Posta Shqiptare. Shtohen dërgesat e pranimet nga jashtë
Volumi i shërbimeve postare në vend ka shënuar një rritje të dukshme gjatë muajve të parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar-mars......

Sekretari i përgjithshëm i IEF: Tregjet e naftës do të përballen me 'probleme serioze' ndërsa kërkesa nga Kina dhe India rritet
Çmimet e naftës janë vendosur të rriten në gjysmën e dytë të vitit pasi oferta lufton për të përmbushur kërkesën, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Forumit......

Amsterdami ndalon anijet e lundrimit – Vendi ka si qëllim uljen e vizitorëve dhe frenimin e ndotjes
Këshilli i Amsterdamit ka ndaluar anijet e lundrimit nga qendra e qytetit pasi kryeqyteti holandez përpiqet të kufizojë numrin e vizitorëve dhe të frenojë......

FMN: Rriten rezervat globale të dollarit amerikan - Administrimi gjatë viteve të fundit nuk tregon tendencë de-dollarizimi
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka treguar se përbërja valutore e rezervave zyrtare valutore dominohet kryesisht nga dollari, i cili përbën 59.02 për qind të......

Bolivia ka rezervat më të mëdha në botë të litiumit - Aktualisht, vendi zotëron rreth 23 milionë metrikë mineral
Aktualisht ka 23 milionë tonë metrikë litium në Bolivi. Një studim qeveritar i kryer më parë, rezultoi në përfundimin se vendi ka rezervat më të mëdha të......

Balluku takim me drejtues të OSHEE / Prezantohet zyrtarisht administratori i ri, Enea Karakaçi
Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjetikes, Belinda Balluku ka mbajtur sot një deklaratë për mediat së bashku me përfaqësuesit e institucioneve të......

Kemi çmimet më të larta se eurozona! - Në qershor, inflacioni sipas metodës së Eurostat ishte 5,8%. INSTAT thotë 4,5%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin qershor ka vijuar prirjen rritëse. Nga 5% që ishte në prill dhe 5,6% në maj, në muajin e gjashtë të......