Kemi çmimet më të larta se eurozona! - Në qershor, inflacioni sipas metodës së Eurostat ishte 5,8%. INSTAT thotë 4,5%

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin qershor ka vijuar prirjen rritëse. Nga 5% që ishte në prill dhe 5,6% në maj, në muajin e gjashtë të vitit regjistroi nivelin 5,8%. Shifrat e mësipërme rezultojnë sipas llogaritjeve me metodën e Eurostat, pasi sipas INSTAT, për qershorin inflacioni rezultoi 4,5%, pra me një diferencë të theksuar.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 12,1% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 10,8%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 5,9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,4%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4,3 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4%, “Shërbimi arsimor” me 2,5%, “Shëndeti” me2,2 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,5% dhe “Komunikimi” me 1,2%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 7%.
Ndërkohë, krahasuar me muajin maj, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit ka pësuar një rënie të lehtë me 0,2%. Krahasuar me mesataren e eurozonës, prej 5,5% Shqipëria rezulton me normë inflacioni më të lartë. Por, nëse e krahasojmë me mesataren e Bashkimit Europian prej 6,4%, vendi ynë ka normë më të ulët.
Çmimet në Shqipëri rezultojnë më të larta krahasuar me vende të tilla si Franca, Irlanda, Portugalia, Finlanda, Greqia, Qipro, Danimarka, etj. Ndërsa, nga ana tjetër, Suedia, Holanda, Sllovenia, Italia, Norvegjia etj, kanë çmime më të shtrenjta se vendi ynë, për të mos folur për Hungarinë, ku inflacioni në qershor u regjistrua në nivelin rekord të kontinentit prej 19.9%.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Sa para’ mbledhin bashkitë nga taksa e pasurisë? - 31 njësi vendore, performancë negative. “Të mëdhenjtë” furnizohen më shumë
Të ardhurat jo në nivelin e duhur nga taksa e pasurisë kanë shtyrë qeverinë që të iniciojë ndryshime. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave,......

Rritet interneti i shpejtë me linjat fikse - Broadband në Shqipëri, 587 mijë lidhje në 2023. Vijojnë tkurrjen telefonat fiksë
Ndërsa telefonat fiksë vijojnë tkurrjen, është interneti përmes rrjeteve fikse ai që po vazhdon të përjetojë një bum të vërtetë. Autoriteti i Komunikimeve......

Gjykata e Lartë shkarkon 10 mijë dosje të prapambetura Volumi më i lartë, çështjet administrative dhe civile. Rreth 3 mijë në gjysmën e vitit
Që nga viti 2020, Gjykata e Lartë ka ulur me rreth 10 mijë numrin e dosjeve të prapambetura, duke e çuar këtë numër në rreth 26 mijë. Sipas të dhënave zyrtare......

Taksë e “kripur” mbi banesat e tokën bujqësore - Ibrahimaj: Si do të përcaktohet vlera e tregut mbi të cilën llogaritet tarifa
Shqiptarë do të paguajnë taksë të kripur mbi banesat që kanë në pronësi dhe tokat bujqësore, e cila do të llogaritet mbi vlerën e tregut. E pranishme në......

SHBA zbulon veprime të reja gjithëpërfshirëse duke rritur kostot për qiranë e naftës dhe gazit!
Administrata e Biden propozoi rregulla të reja që do ta bënin dhënien me qira të naftës dhe gazit në tokat publike më të kushtueshme për zhvilluesit, por që......

Jo vetëm euro në kolaps ndaj lekut - Në 46 ditë, 5 valutat kryesore humbën deri në 14% të vlerës. “Udhëheq” dollari amerikan
Euro ka prekur në tregun tonë valutor atë nivel që shifrat e paralajmëronin prej muajsh; “barazinë” me Lekun, pra 1 euro konvertohen në vetëm 100 lekë, dhe......

Shtëpia e Bardhë: Firmat e inteligjencës artificiale, përfshirë Microsoft dhe Google, bien dakord për rregulla vullnetare!
Shtëpia e Bardhë njoftoi të Premten se disa nga kompanitë më të përparuara të vendit të AI kanë hyrë në një marrëveshje vullnetare për të menaxhuar rreziqet që......

Ekskluzive Reuters/ Bankat shtetërore të Kinës po shesin dollarë jashtë vendit për të ngadalësuar rënien e juanit!
Bankat kryesore shtetërore të Kinës po shesin dollarë për të blerë juan në tregun offshore në tregjet e hershme aziatike të enjten, thanë dy persona me njohuri......