Shqipëria Postuar më 21 Korrik 2023, 14:16

Rritet interneti i shpejtë me linjat fikse - Broadband në Shqipëri, 587 mijë lidhje në 2023. Vijojnë tkurrjen telefonat fiksë

Nga SCAN TV
Rritet interneti i shpejtë me linjat fikse - Broadband në

Ndërsa telefonat fiksë vijojnë tkurrjen, është interneti përmes rrjeteve fikse ai që po vazhdon të përjetojë një bum të vërtetë. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare raporton se numri i pajtimtarëve më akses Broadband në internet nga rrjete fikse në mars të këtij viti arriti në rreth 587 mijë, që përbën një rritje me 0.9% në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe një rritje të konsiderueshme me rreth 12.3% në krahasim me të njëtin tremujor në vitin 2022.

Rezulton gjithashtu se 52% e pajtimtarëve me akses broadband në rrjete fikse në fund të T1 2023 ishin pajtimtarë me paketa të integruara (Telefoni/Internet/TV), ku 12% janë me paketa trefishe (Telefoni, Internet dhe TV).

Numri i pajtimtarëve të rrjeteve fikse që kanë akses në shërbime të integruara (Telefoni/Internet/TV) në fund të 3 mujorit të parë 2023 arriti në rreth 303 mijë, një rrënie kjo me 1% në krahasim me T4 2022 dhe rritje me 5.1% krahasuar me T1 2022. Numri i pajtimtarëve me paketa trefishe (Telefoni, Internet dhe TV) përbën 23.6% të totalit të pajtimtarëve me paketa të integruara ndërsa 30.2% janë me paketa “Internet dhe Telefoni” dhe 46.2% me paketa “Internet dhe TV”.

Nga ana tjetër, numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në fund të tremujorit të parë 2023 është raportuar rreth 177 mijë, po në të njëjtin nivel krahasuar me T4 2022 dhe me një rënie me 5.1% në krahasim me T1 2022.

Bie në sy se ka shënuar rënie numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare. Në T1 2023 numri i tyre ishte rreth 2 milionë që përbën një rënie 5.6% me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 1.7% në krahasim me Tremujorin e parë 2022.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat