Shqipëria Postuar më 21 Korrik 2023, 14:22

Gjykata e Lartë shkarkon 10 mijë dosje të prapambetura Volumi më i lartë, çështjet administrative dhe civile. Rreth 3 mijë në gjysmën e vitit

Nga SCAN TV
Gjykata e Lartë shkarkon 10 mijë dosje të prapambetura  Volumi

Që nga viti 2020, Gjykata e Lartë ka ulur me rreth 10 mijë numrin e dosjeve të prapambetura, duke e çuar këtë numër në rreth 26 mijë. Sipas të dhënave zyrtare të saj, prej marsit 2020, kur backlog-u, siç njihet ndryshe stoku i dosjeve të prapambetura, numëronte rreth 36,000 çështje të regjistruara, sot ky numër ka zbritur në 26,218. Për këtë periudhë, më shumë se 20 mijë vendime gjyqësore janë marrë nga trupa e Gjykatës së Lartë, deri në 30 Qershor 2023. Po ashtu, gjatë muajve Janar - Qershor 2023, Gjykata e Lartë ka dhënë 4130 vendime gjyqësore. Pjesa më e madhe e dosjeve të shkarkuara janë të karakterit administrativ dhe civil dhe më pak penal. Të marrë së bashku, Kolegjet administrativë dhe civilë kanë shkarkuar rreth 3 mijë dosje, ndërsa pjesa tjetër i përket kolegjit Penal.

Ulja domethënëse vjen jo vetëm pas plotësimit të Gjykatës së Lartë me Magjistratë, por edhe fale krijimit të një strukture të posaçme të përbërë nga 12 Nëpunës për Uljen e Çështjeve, e cila në fillim të këtij viti ka kryer një proces inventarizimi të hollësishëm të rreth 23,000 çështjeve të prapambetura.

Gjithësesi, në numrin aktual nuk llogariten dosjet e mbërritura së fundmi, pasi ato kërkojnë kohë të caktuar për t’u klasifikuar në vonesë.

Për vitin 2022 Gjykata e Lartë ka shkarkuar një numër rekord çështjesh të prapambetura, por duket se reokordi i vërtetë është numri i vendimeve të dhëna nga çdo gjyqtar, ashtu si dhe përqindja e dosjeve të likujduara.Gjykata e Lartë shqiptare ka arritur të tejkalojë standardin e pranuar ndërkombëtar 100%, duke arritur një Normë të Likuidimit të Çështjeve prej 302% gjatë vitit 2022. Në treguesin e Normës së Likuidimit të Çështjeve, sipas natyrës, vërehet se treguesi për çështjet civile është në vlerën 283%, për çështjet penale prej193%,  ndërsa në çështjet administrative arrin në masën 613%.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat