Sa para’ mbledhin bashkitë nga taksa e pasurisë? - 31 njësi vendore, performancë negative. “Të mëdhenjtë” furnizohen më shumë

Të ardhurat jo në nivelin e duhur nga taksa e pasurisë kanë shtyrë qeverinë që të iniciojë ndryshime. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në 5 muajt e parë të vitit, 61 bashkitë në vend kanë mbledhur 2.7 miliardë lekë nga taksa e pasurisë, ndërsa plani vjetor është 6.9 miliardë lekë. Nëse do ti referoheshim të njëjtës periudhë për vitet e mëparshme, rezulton se ka një rënie të lehtë me rreth 200 milionë lekë nga viti 2022 dhe një rritje në raport me vitin 2020 kur ishte edhe periudha e pandemisë.
Të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme dhe transaksionet e kryera me to (veçanërisht taksa e ndërtesës) kanë ndjekur prirje rritëse ndër vite, ndonëse me ritme të moderuara. Rreth 5 vite nga reformimi i taksës së pronës (taksa e ndërtesës), problematikat e lidhura me të drejtat e pronësisë dhe mungesës së regjistrave kadastralë, ndër të tjera, pengojnë shfrytëzimin e plotë të potencialit të kësaj takse. Gjithashtu, rritja e numrit të lejeve të ndërtimit të dhëna dhe sipërfaqeve ndërtimore pritej të jepnin një kontribut pozitiv në të ardhurën e gjeneruar prej kësaj takse. Në tre vitet e fundit, të ardhurat nga kjo taksë vlerësohen në mesatarisht 0.3% ndaj PBB-së nominale, raport ky ndjeshëm më i ulët krahasuar me mesataren e vendeve të rajonit të Evropës Juglindore, prej rreth 0.6% të PBB-së.
Referuar raportit të financave vendore të publikuar së fundmi, në vitin 2022, të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme dhe transaksionet e kryera me to ishin rreth 6.1 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë. Ecuria vjetore e të ardhurave nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme paraqet zhvillime pozitive në 30 nga 61 bashki në vend.
Rritja më e lartë në të ardhurat nga kjo taksë u shënua në bashkitë Kavajë (+39%), Himarë (+51%), Kamëz (+30%), Maliq (+24%) etj. Në të kundërt, të ardhurat nga taksat mbi pasuritë e paluajtshme rezultojnë në rënie në 31/61 bashki si: Mallakastër (-51%), Mirditë (-37%), Peqin (-21%), Durrës (-20%), Librazhd (-17%), Rrogozhinë (-15%), etj. Në ndarjen sipas bashkive, rreth 46% e të ardhurave nga taksa për pasuritë e paluajtshme mblidhet në bashkinë Tiranë, rezultat i përqendrimit të një numri të lartë banesash dhe ndërtesash në këtë territor. Bashkia Durrës renditet e dyta për nga pesha në të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme me rreth 5% ndaj totalit për periudhën e konsideruar, ndjekur nga bashkitë Fier, Elbasan dhe Vlorë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Rritet interneti i shpejtë me linjat fikse - Broadband në Shqipëri, 587 mijë lidhje në 2023. Vijojnë tkurrjen telefonat fiksë
Ndërsa telefonat fiksë vijojnë tkurrjen, është interneti përmes rrjeteve fikse ai që po vazhdon të përjetojë një bum të vërtetë. Autoriteti i Komunikimeve......

Gjykata e Lartë shkarkon 10 mijë dosje të prapambetura Volumi më i lartë, çështjet administrative dhe civile. Rreth 3 mijë në gjysmën e vitit
Që nga viti 2020, Gjykata e Lartë ka ulur me rreth 10 mijë numrin e dosjeve të prapambetura, duke e çuar këtë numër në rreth 26 mijë. Sipas të dhënave zyrtare......

Taksë e “kripur” mbi banesat e tokën bujqësore - Ibrahimaj: Si do të përcaktohet vlera e tregut mbi të cilën llogaritet tarifa
Shqiptarë do të paguajnë taksë të kripur mbi banesat që kanë në pronësi dhe tokat bujqësore, e cila do të llogaritet mbi vlerën e tregut. E pranishme në......

SHBA zbulon veprime të reja gjithëpërfshirëse duke rritur kostot për qiranë e naftës dhe gazit!
Administrata e Biden propozoi rregulla të reja që do ta bënin dhënien me qira të naftës dhe gazit në tokat publike më të kushtueshme për zhvilluesit, por që......

Jo vetëm euro në kolaps ndaj lekut - Në 46 ditë, 5 valutat kryesore humbën deri në 14% të vlerës. “Udhëheq” dollari amerikan
Euro ka prekur në tregun tonë valutor atë nivel që shifrat e paralajmëronin prej muajsh; “barazinë” me Lekun, pra 1 euro konvertohen në vetëm 100 lekë, dhe......

Shtëpia e Bardhë: Firmat e inteligjencës artificiale, përfshirë Microsoft dhe Google, bien dakord për rregulla vullnetare!
Shtëpia e Bardhë njoftoi të Premten se disa nga kompanitë më të përparuara të vendit të AI kanë hyrë në një marrëveshje vullnetare për të menaxhuar rreziqet që......

Ekskluzive Reuters/ Bankat shtetërore të Kinës po shesin dollarë jashtë vendit për të ngadalësuar rënien e juanit!
Bankat kryesore shtetërore të Kinës po shesin dollarë për të blerë juan në tregun offshore në tregjet e hershme aziatike të enjten, thanë dy persona me njohuri......

10 vendet me PBB-në për frymë më të lartë në botë për 2023
Ka shumë mënyra për të matur ekonomitë e ndryshme me njëra-tjetrën, por krahasimi i vendeve sipas PBB-së për frymë mbetet një nga metodat më të provuara dhe të......