Bota Postuar më 22 Korrik 2023, 12:34

Inteligjenca artificiale po ndryshon industrinë e reklamave - Teknologjia tashmë ka hapur rrugë të reja në promovimin e produkteve

Nga SCAN TV
Inteligjenca artificiale po ndryshon industrinë e reklamave - Teknologjia

Industria e reklamave ka një marrëdhënie dashuri-urrejtje me inteligjencën artificiale. Prej disa muajsh teknologjia e ka bërë më të lehtë prodhimin dhe promovimin e reklamave.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, inteligjenca artificiale ka shkaktuar një krizë në industrinë e marketingut. Potenciali i inteligjencës artificiale për të reduktuar stafin njerëzor në fusha të tilla si shërbimet ligjore dhe financat është i njohur. Industria e reklamave tashmë është goditur nga inflacioni dhe shumë probleme të tjera financiare, si dhe nga mungesa e stafit me të cilën përballet pas pushimeve masive nga puna dhe sulmit të automatizimit. Dhe tani ajo kërcënohet nga rreziku i një ndryshimi thelbësor për shkak të inteligjencës artificiale. Aftësia e inteligjencës artificiale për të kopjuar dhe mashtruar, ka shkaktuar alarm tek drejtuesit më të lartë të industrisë së reklamave. Në fund të fundit, ata janë të shqetësuar për çështjet e pronësisë intelektuale, si dhe drejtimin dhe shpejtësinë e evolucionit të inteligjencës artificiale.

Që nga fundi i vitit të kaluar, kur kompania e inteligjencës artificiale OpenAI prezantoi aplikacionin ChatGPT, ka pasur një garë globale për të avancuar këto lloj aplikacionesh, të quajtur inteligjencë artificiale krijuese.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, shfaqja e inteligjencës artificiale të sofistikuar që po eksperimentohet, ka nxjerrë në pah një sërë problemesh ligjore dhe jo vetëm, madje edhe probleme të menaxhimit të disa çështjeve teknike, si dhe nevojën për të gjetur një mënyrë për të mbrojtur reputacionin e njerëzve dhe për të shmangur mashtrimin e konsumatorëve.

Agjencitë e mëdha reklamuese besojnë se teknologjia e re do të ndihmojë në bashkëpunimin harmonik në industri. Për shumë njerëz që prodhojnë këto lloj reklamash, përparimi i inteligjencës artificiale do të thotë se është vetëm çështje kohe para se ato të jenë të tepërta dhe të vjetruara. Aq më tepër sepse ka shumë vite që rritja në industri është ngadalësuar dhe shpenzimet e reklamave janë zhvendosur nga TV dhe mediat e tjera tradicionale drejt mediave dixhitale dhe sociale. Firma mediatike GroupM parashikoi muajin e kaluar se deri në fund të vitit inteligjenca artificiale do të ketë prekur të paktën gjysmën e shpenzimeve të reklamave dhe të ardhurave nga reklamat

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat