26 Korriku afati i fundit i kuponave të “Aleat” për karta ID ose pasaporta biometrike – Nga 1 Gushti shërbimi ofrohet nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Ministria e Brendshme ka njoftuar mbi përfundimin e kontratës koncesionare të prodhimit të dokumenteve biometrike me datë 31 Korrik 2023.
Prej 1 Gushtit 2023, e në vijim, shërbimi do të ofrohet pa ndërprerje për qytetarët nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”, njofton MB.
Ministria e Brendshme & “ALEAT” informojnë qytetarët se afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 Korrik 2023.
Nga data 1 gusht, aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek", të cilat do të gjenden në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.
Ministria e Brendshme dhe "IdentiTek" janë të angazhuara të garantojnë standardin e dokumenteve të prodhuara dhe vijimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me ID karta e pasaporta biometrike pa ndërprerje, në të njëjtat zyra si brenda apo jashtë vendit.
SCAN
Sondazh

Konservatorët kryesojnë pas zgjedhjeve në Spanjë
Sipas prognozave të para, partia konservatore spanjolle, PP e kreut të opozitës, Alberto Nunez Feijoo ka fituar zgjedhjet parlamentare në Spanjë. Konservatorët......

Si e kanë nisur këtë javë valutat kryesore?!
Dollari amerikan ka rikuperuar disi gjatë fundjavës edhe pse vijon edhe këtë javë nën vlerën e 100 lekë teksa është blerë këtë të hënë me 90.2 lekë dhe është......

"Bomba" 590 mld USD kërcënon ekonominë globale - Rritja e normave të interesit e bën më problematik borxhin e korporatave
Një stuhi prej 590 miliardë dollarësh kërcënon aktualisht ekonominë globale pasi rritja e normave të interesit e bën gjithnjë e më problematik borxhin e......

Inteligjenca artificiale po ndryshon industrinë e reklamave - Teknologjia tashmë ka hapur rrugë të reja në promovimin e produkteve
Industria e reklamave ka një marrëdhënie dashuri-urrejtje me inteligjencën artificiale. Prej disa muajsh teknologjia e ka bërë më të lehtë prodhimin dhe......

Në Shqipëri mbizotërojnë makinat me naftë - Rritje 100% e autoveturave elektrike vitin e kaluar, por në numër tepër të vogël
Makinat me djegie të brendshme kanë mbizotëruar në rrugët e Shqipërisë edhe gjatë vitit të kaluar. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se rreth 90% e......

Pagat u rritën, kontributet në nivel minimal - Si kanë ndryshuar të ardhurat në skemën e pensioneve gjatë këtij viti?
Reforma e pagave, që përfshiu rritjen e pagës minimale në rang kombëtar si dhe rritjen e pagave në sektorin publik, duket se ka “shëndoshur” skemën e......

Rriten falimentimet e korporatave - Shkak shtimi i obligacioneve në kategorinë me rrezik të lartë
Spektri i rritjes së mospagimeve të korporatave, duke nxitur një ngadalësim të ekonomisë globale, ishte zvogëluar për muaj të tërë falë qëndrueshmërisë së......

Rriten shërbimet postare, 6.7 milionë objekte në 2023 - Tregu vijon të dominohet tërësisht nga Posta Shqiptare. Shtohen dërgesat e pranimet nga jashtë
Volumi i shërbimeve postare në vend ka shënuar një rritje të dukshme gjatë muajve të parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar-mars......