BE vendos viza për amerikanët dhe britanikët - Aplikimi do të mund të kryhet në platformën online

Bashkimi Europian po kërkon të zbatojë Sistemin Europian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit - ETIAS, i cili do të zbatohet për udhëtarët nga vendet pa viza, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, të cilët do të kërkojnë vizë në cilindo nga vendet europiane.
Për të aplikuar për ETIAS, udhëtarët amerikanë dhe britanikë do të duhet të plotësojnë një aplikim online së bashku me informacionin biografik, planet e udhëtimit, historinë e udhëtimit dhe pyetjet e lidhura me sigurinë. Procesi i miratimit pritet të jetë i shpejtë dhe shumica e aplikantëve do të marrin miratimin e tyre brenda një ore. Megjithatë, mund të kërkohen kontrolle shtesë në raste të caktuara dhe më pas procesi do të zgjasë deri në katër ditë për të përfunduar.
Kostoja e marrjes së një autorizimi udhëtimi është 8 dollarë për udhëtarët amerikanë dhe 6 paund për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar. Pasi të miratohet, ETIAS do të jetë i vlefshëm për hyrje të shumëfishta gjatë një periudhe prej tre vjetësh ose deri në skadimin e pasaportës së udhëtarëve.
Fillimisht e planifikuar për t'u zbatuar në vitin 2022, aktivizimi i ETIAS u vonua në vitin 2024 për shkak të përditësimeve në infrastrukturën e udhëtimit. Qëllimi kryesor i prezantimit të ETIAS është rritja e masave të sigurisë me objektivin e një udhëtimi të qetë për vizitorët në Europë. Duke mbledhur informacion thelbësor për udhëtarët përpara mbërritjes së tyre, autoritetet europiane mund të vlerësojnë rreziqet e mundshme dhe të garantojnë sigurinë e turistëve dhe banorëve të BE-së.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

"Proces i Romës" - Meloni ndërton aleancë me rreth 20 vende për të trajtuar migracionin e paligjshëm
Kombet nga Mesdheu, Lindja e Mesme dhe Afrika ranë dakord për të tentuar të ngadalësojnë migrimin e paautorizuar dhe për të trajtuar disa nga presionet që i......

Ky qytet europian u shpall përsëri qyteti më i jetueshëm në botë!
A keni vizituar ndonjëherë një qytet dhe jeni larguar me një atmosferë kaq të mirë prej tij, saqë filloni menjëherë të kontrolloni listat e pronave dhe......

SHBA më në fund po marrin sistemin e tyre të parë të kanaleve diellore!
Në vitin 2015, toka e thatë e Kalifornisë po pësonte vitin e katërt të thatësirës. Guvernatori i atëhershëm Jerry Brown urdhëroi një reduktim të paprecedentë......

Korfuzi nis evakuimin pasi zjarret përfshijnë Greqinë!
Korfuzi dhe Evia janë bërë ishujt më të fundit grekë që kanë urdhëruar evakuime, pasi zjarret e egër kanë përfshirë vendin. Të dielën, njerëzve në zonat e......

26 Korriku afati i fundit i kuponave të “Aleat” për karta ID ose pasaporta biometrike – Nga 1 Gushti shërbimi ofrohet nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Ministria e Brendshme ka njoftuar mbi përfundimin e kontratës koncesionare të prodhimit të dokumenteve......

Konservatorët kryesojnë pas zgjedhjeve në Spanjë
Sipas prognozave të para, partia konservatore spanjolle, PP e kreut të opozitës, Alberto Nunez Feijoo ka fituar zgjedhjet parlamentare në Spanjë. Konservatorët......

Si e kanë nisur këtë javë valutat kryesore?!
Dollari amerikan ka rikuperuar disi gjatë fundjavës edhe pse vijon edhe këtë javë nën vlerën e 100 lekë teksa është blerë këtë të hënë me 90.2 lekë dhe është......

"Bomba" 590 mld USD kërcënon ekonominë globale - Rritja e normave të interesit e bën më problematik borxhin e korporatave
Një stuhi prej 590 miliardë dollarësh kërcënon aktualisht ekonominë globale pasi rritja e normave të interesit e bën gjithnjë e më problematik borxhin e......