Qershor-korrik, u emetuan 62.7 Mld lekë bono e obligacione - Nivele shumë të ulëta interesi për borxhin qeveritar, thuajse sa norma bazë e BSH

Qeverisë po i buzëqesh fati jo vetëm me borxhin e jashtëm, për shkak të mbiçmimit të lekut, por edhe me atë të brendëshmin, për shkak të normave shumë të ulëta të interesave të bonove e obligacioneve. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në përputhje me kalendarin tremujor të emetimeve, në muajin qershor 2023 Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) zhvilloi dhjetë ankande, duke ofruar 33.5 miliardë lekë në total, prej të cilave 23.0 miliardë lekë bono thesari dhe 10.5 miliardë lekë obligacione.
Për bonot e thesarit, yield-i mesatar i ponderuar bono thesari 6M është 3.18% dhe u përmbyll në nivelin 3.09%.
Sa i përket korrikut, Ministria e Financave dhe Ekonomisë planifikon ta mbyllë muajin me një total emetimesh prej 29.2 miliardë lekë nga të cilat 13.2 miliardë lekë janë Bono Thesari dhe 16 miliardë lekë janë Obligacione. Për t’u nënvizuar është se gjatë korrikut bonot me afat maturimi 12 mujor dhanë një shenjë te lehtë rritjeje.
Ato qëndruan në nivelin 3.09% në dy ankande radhazi, për t’u ngritur lehtë në 3.14% në ankandin e fundit. Një tjetër veçori e ankandit të mesit të korrikut ishte edhe rënia e investitorëve, prania e të cilëve ka qenë prej muajsh shumë e lartë. Ndërkohë që nga ana e tyre, bankat tregtare po e konkurrojnë fort këtë treg, me oferta për depozita 12-mujore me normë interesi 3%, thuajse e barabartë me normën bazë të interesit te Bankës së Shqipërisë.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Përfundon ndërtimi i çerdhes Nr. 4 "Pranverë" në Kamëz falë Programit "EU4Schools"!
Çerdhja Nr. 4 “Pranverë” në Paskuqan të Kamzës është një tjetër institucion që i është shtuar tashmë shportës së gjerë të objekteve të përfunduara në......

Pse Amerika ndaloi ndërtimin e pishinave publike?!
Pishinat publike kanë luajtur një rol kritik në kulturën amerikane gjatë shekullit të kaluar. Por ndërsa ndryshimet klimatike dhe nxehtësia ekstreme......

Çfarë është prodhimi i energjisë agrovoltaike miqësore me mjedisin?
"Agrivoltaik" është një term i ri, i lindur me mijëvjeçarin e ri, i cili përshkruan një mënyrë inovative të prodhimit të energjisë, e marrë falë instalimit të......

Goldman Sachs: Kërkesa e lartë rekord për naftë do të nxisë deficite të mëdha duke rritur çmimet!
Goldman Sachs pret që kërkesa rekord në tregjet e naftës të rrisë çmimet e naftës së papërpunuar në afatin e afërt. “Ne presim deficite mjaft të konsiderueshme......

Lamtumirë të nxehtit përvëlues! - Nga e mërkura temperaturat rikthehen në mesataren sezonale
E mërkura do të regjistrojë uljen e shumëpritur të temperaturave në vendin tonë me rreth 4-5 gradë Celsius. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e Hënë......

SHBA, në rrezik recesioni - Situata do të zgjasë deri në vitin 2024
Një indeks i krijuar për të gjurmuar ndryshimet në ciklet e biznesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënoi rënie për të 15-in muaj radhazi në qershor, duke......

Prodhuesit e ushqimeve në Britani ulin çmimet - Për herë të parë që nga muaji shkurt i vitit 2020
Në muajin qershor, prodhuesit e ushqimeve dhe pijeve në Britaninë e Madhe ulën çmimet e tyre, për herë të parë në të paktën tre vjet, sipas një sondazhi nga......

Elon Musk zhduk “zogun blu” nga Twitter - Logoja e re do të jetë një gërmë e vetme “X”
Elon Musk u shpreh se ka në plan të ndryshojë logon e Twitter në një "X" nga simboli i tij i famshëm i zogut blu, duke shënuar atë që do të ishte ndryshimi më......