Sa borxhe duhet të “lajnë” kryebashkiakët e rinj? - Lista e bashkive me më shumë dhe me më pak detyrime

61 bashkitë në vend kanë rritur stokun e detyrimeve të prapambetura gjatë tremujorit të dytë të vitit me 0.6 miliardë lekë, trend i cili mund të jetë nxitur edhe nga fushata zgjedhore. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në fund të Qershorit 2023, pushteti vendor regjistron një stok borxhi të papaguara kundrejt bizneseve dhe qytetarëve në vlerën e rreth 6.6 miliardë lekëve.
Afro 3 miliardë lekë janë detyrime të papaguara për investime publike, rreth 600 milionë lekë vendime të gjykatave dhe 1.9 miliardë lekë shpenzime të tjera.
Por cilat janë bashkitë që kanë më shumë detyrime? Referuar listës, vlera e borxheve që kanë bashkitë nuk lidhet domosdoshmërisht me sipërfaqen e tyre apo numrin e popullsisë, përveç Bashkisë së Tiranës.
Konkretisht në vendin e parë renditet Bashkia Tiranë me 2 miliardë lekë detyrime të papaguara, e ndjekur nga bashkia Kavajë me 777 milionë lekë borxhe, më pas renditet bashkia Vorë, detyrimet e secilës regjistrohen në 413 milionë lekë, Bashkia Pogradec me 273 milionë lekë dhe Lezhë me 230 milionë lekë.
Më pas renditen bashkitë, Durrës, Kamëz, Mirditë, Dimal dhe Cerrik. Ndërsa në fund të listës së bashkive sa i takon vlerës së borxheve renditen bashkitë Pustec, Shkodër dhe Kolonjë. Ka nga ato bashki që kanë bërë përparim në drejtim të shlyerjes së detyrimeve duke dalë nga top lista, siç ka edhe nga ato që kanë bërë të kundërtën.
Këto borxhe janë detyrë e kryebashkiakëve të rinj për tu shlyer, ndërsa për kryetarët që janë konfirmuar në detyrë situata financiare është me qartë dhe ndoshta do ti gjejnë me lehtë hapësirat për të ulur stokun.
Tashmë me ligjin e ri të miratuar, bashkitë kanë si detyrim që 30 për qind të fondeve të papërdorura nga një vit më parë ti përdorin për të shlyer detyrimet e prapambetura, ndërsa Ministria e Financave do të vërë në jetë një skemë që synon mbështetjen e tyre sipas performancës.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Qershor-korrik, u emetuan 62.7 Mld lekë bono e obligacione - Nivele shumë të ulëta interesi për borxhin qeveritar, thuajse sa norma bazë e BSH
Qeverisë po i buzëqesh fati jo vetëm me borxhin e jashtëm, për shkak të mbiçmimit të lekut, por edhe me atë të brendëshmin, për shkak të normave shumë të ulëta......

Përfundon ndërtimi i çerdhes Nr. 4 "Pranverë" në Kamëz falë Programit "EU4Schools"!
Çerdhja Nr. 4 “Pranverë” në Paskuqan të Kamzës është një tjetër institucion që i është shtuar tashmë shportës së gjerë të objekteve të përfunduara në......

Pse Amerika ndaloi ndërtimin e pishinave publike?!
Pishinat publike kanë luajtur një rol kritik në kulturën amerikane gjatë shekullit të kaluar. Por ndërsa ndryshimet klimatike dhe nxehtësia ekstreme......

Çfarë është prodhimi i energjisë agrovoltaike miqësore me mjedisin?
"Agrivoltaik" është një term i ri, i lindur me mijëvjeçarin e ri, i cili përshkruan një mënyrë inovative të prodhimit të energjisë, e marrë falë instalimit të......

Goldman Sachs: Kërkesa e lartë rekord për naftë do të nxisë deficite të mëdha duke rritur çmimet!
Goldman Sachs pret që kërkesa rekord në tregjet e naftës të rrisë çmimet e naftës së papërpunuar në afatin e afërt. “Ne presim deficite mjaft të konsiderueshme......

Lamtumirë të nxehtit përvëlues! - Nga e mërkura temperaturat rikthehen në mesataren sezonale
E mërkura do të regjistrojë uljen e shumëpritur të temperaturave në vendin tonë me rreth 4-5 gradë Celsius. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e Hënë......

SHBA, në rrezik recesioni - Situata do të zgjasë deri në vitin 2024
Një indeks i krijuar për të gjurmuar ndryshimet në ciklet e biznesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënoi rënie për të 15-in muaj radhazi në qershor, duke......

Prodhuesit e ushqimeve në Britani ulin çmimet - Për herë të parë që nga muaji shkurt i vitit 2020
Në muajin qershor, prodhuesit e ushqimeve dhe pijeve në Britaninë e Madhe ulën çmimet e tyre, për herë të parë në të paktën tre vjet, sipas një sondazhi nga......