“Importohen” punonjës nga Egjipti dhe India - Cilat shtete na “furnizojnë” më shumë dhe ku punësohen të huajt?

Mungesa e fuqisë punëtore në vend ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i ngritur nga bizneset, të cilët janë detyruar të importojnë punonjës nga jashtë. Por si ka rezultuar ky proces?
Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, rezulton se gjatë vitit 2022, janë pajisur me leje dhe vërtetime pune 8,305 shtetas të huaj ose e thënë ndryshe 65% më shumë se viti 2021. Konkretisht, të dhënat tregojnë se janë pajisur me Vërtetime Deklarimi për Punësim 1,894 shtetas të huaj ose 19% më shumë se viti 2021.
E ndarë sipas sektorëve, pjesa më e madhe janë në tregti, me rreth 12 për qind, ndjekur nga ndërtimi dhe industria nxjerrëse, respektivisht me nga 9% si dhe 8 në transport. E ndarë sipas shtetësive, 33 % janë shtetas italianë, 12 % kosovarë dhe 7 % rumunë.
Ndërsa nga ana tjetër, me leje pune janë pajisur 6,411 shtetas të huaj ose 86% më shumë se viti 2021, prej tyre 15% janë dhënë në ndërtim, 22% në industrinë përpunuese, 13% në bujqësi, dhe 10% në akomodim dhe shërbim ushqimor.
Ndërsa sa i takon shtetësisë së tyre, rezulton se 17% janë shtetas turq, 14% nga Bangladeshi, 11% egjiptianë dhe 11% indianë. Këtyre kategorive, bizneset detyrohen që tu sigurojnë edhe akomodimin. Ndërkohë, së fundmi qeveria ka lehtësuar edhe më tej procesin e dhënies së lejeve të punës, me qëllim që bizneset të plotësojnë nevojat e tyre për staf.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Shtet apo privat, kë preferojnë shqiptarët? - Vetëm 42% duan sektorin publik, nga 74% në 2015-ën. Jemi të fundit në rajon
Në Shqipëri, vetëm 42% e qytetarve duan të punojnë në sektorin publik, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Barometri i Ballkanit 2023. Kjo normë ndahet në 28......

Paraja jashtë bankave, vlera rekord në Qershor - Në total 403.7 miliardë lekë cash, nga 399,5 miliardë në muajin prill
Pas një rënie të lehtë në fillim të vitit, paraja në qarkullim jashtë sistemit bankar është rritur në mënyrë të dukshme për të arritur në vlera rekord në......

Sa borxhe duhet të “lajnë” kryebashkiakët e rinj? - Lista e bashkive me më shumë dhe me më pak detyrime
61 bashkitë në vend kanë rritur stokun e detyrimeve të prapambetura gjatë tremujorit të dytë të vitit me 0.6 miliardë lekë, trend i cili mund të jetë nxitur......

Qershor-korrik, u emetuan 62.7 Mld lekë bono e obligacione - Nivele shumë të ulëta interesi për borxhin qeveritar, thuajse sa norma bazë e BSH
Qeverisë po i buzëqesh fati jo vetëm me borxhin e jashtëm, për shkak të mbiçmimit të lekut, por edhe me atë të brendëshmin, për shkak të normave shumë të ulëta......

Përfundon ndërtimi i çerdhes Nr. 4 "Pranverë" në Kamëz falë Programit "EU4Schools"!
Çerdhja Nr. 4 “Pranverë” në Paskuqan të Kamzës është një tjetër institucion që i është shtuar tashmë shportës së gjerë të objekteve të përfunduara në......

Pse Amerika ndaloi ndërtimin e pishinave publike?!
Pishinat publike kanë luajtur një rol kritik në kulturën amerikane gjatë shekullit të kaluar. Por ndërsa ndryshimet klimatike dhe nxehtësia ekstreme......

Çfarë është prodhimi i energjisë agrovoltaike miqësore me mjedisin?
"Agrivoltaik" është një term i ri, i lindur me mijëvjeçarin e ri, i cili përshkruan një mënyrë inovative të prodhimit të energjisë, e marrë falë instalimit të......

Goldman Sachs: Kërkesa e lartë rekord për naftë do të nxisë deficite të mëdha duke rritur çmimet!
Goldman Sachs pret që kërkesa rekord në tregjet e naftës të rrisë çmimet e naftës së papërpunuar në afatin e afërt. “Ne presim deficite mjaft të konsiderueshme......