Në lupë pagesat elektronike, nga 2024 autentifikim i thelluar - Subjektet do të detyrohen të verifikojnë minimalisht dy elementë të paguesit

Nga 1 janari 2024, subjektet që do ofrojnë shërbimet e pagesave elektronike do jenë të detyruara të përdorin sistemin e autentifikimit të thelluar. Rregullorja Bankës së Shqipërisë thekson se ky sistem do të nisë të aplikohet nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Në thelb rregullorja përcakton se autentifikimi i thelluar duhet të bazohet në dy ose më shumë elementë të pavarur. Nga ana tjetër, kodi i autentifikimit duhet të pranohet vetëm një herë nga ofruesi i shërbimeve të pagesave, në rastet kur paguesi përdor kodin e autentifikimit për të aksesuar hyrë në llogarinë e tij të pagesës online, për të iniciuar një transaksion elektronik pagese.
Po ashtu, numri i tentativave të dështuara të autentifikimit që mund të ndodhin njëra pas tjetrës, pas së cilave bllokohet përkohësisht ose përgjithmonë aksesi, nuk duhet të jetë më shumë se pesë. Dhe pasi përdoruesi të jetë autentifikuar për të aksesuar online në llogarinë e tij të pagesës, koha maksimale pa aktivitet nuk duhet të kalojë pesë minuta.
Numri i pagesave me para elektronike ka shënuar një rritje të konsiderueshme si në numër dhe në vlerë gjatë vitit 2022, duke arritur në një total prej afro 450 milionë dollarë. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, numri i pagesave është rritur me 50% krahasuar me një vit më parë, ndërsa vlera e tyre me 190%.
Përgjatë vitit 2022, në tregun shqiptar kanë operuar 9 institucione të parasë elektronike, nga 7 të tilla në fund të vitit 2021. Rritja e numrit të institucioneve të parasë elektronike ka ardhur edhe si efekt i miratimit të ligjit “Për shërbimet e pagesave”. Shtimi i institucioneve të parasë elektronike ka sjellë edhe një shtrirje më të gjerë të terminaleve që ato vënë në dispozicion të klientëve të tyre (si atyre fizikë dhe virtualë), konkretisht me një rritje të konsiderueshme prej 123.3% krahasuar me fundin e vitit 2021.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Rehabilitohet segmenti rrugor Fier-Vlorë - Balluku: Shkurtohet 5 km! Rruga e vjetër, brenda standardeve
Edhe një tjetër rrugë e rehabilituar do të jetë në dobi të turistëve të cilët duan të pushojnë në Vlorë. Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e......

Ndryshimet klimatike, shqiptarët të “frikësuarit” e rajonit - Barometri i Ballkanit: 65% e mendojnë si kërcënues për shëndetin e tyre. Të parët në rajon
Shqiptarët duket të jenë më të shqetësuarit në rajon sa i përket ndryshimeve klimatike, vihet re në gjetjet e Barometrit të Ballkanit për vitin 2023, të......

Cili është vendi më popullor për nomadët dixhitalë?
Nëse jeni kurioz të bëheni një nomad dixhital, ka të ngjarë të keni shumë pyetje se si funksionon. Nga mënyra se si të paguani taksat deri tek vendi ku të......

Turqia “pushton” Malin e Zi - Pjesa më e madhe e bizneseve të huaja me pronarë turq dhe rusë
Turqit vërshojnë në Malin e Zi. Vitin e kaluar, në Mal të Zi kishte 18.400 kompani me pronësi të huaj, që është 25.4 % më shumë se në vitin 2021, sipas të......

Gjermania, 20 miliard euro për prodhimin e çipave - Objektivi, nxitja e sektorit të teknologjisë në vend
Qeveria gjermane planifikon të investojë 20 miliardë euro në prodhimin e çipave dhe në këtë mënyrë të nxisë sektorin e teknologjisë në vend. Berlini do të......

Amerikanët i “rrëmbejnë” Europës biznesin fitimprurës - Beteja për riciklimin e baterive të automjeteve elektrike
Ligji i SHBA-së për Reduktimin e Inflacionit ka qenë një pengesë në marrëdhëniet SHBA-BE për muaj të tërë. Përkatësisht, Bashkimi Europian akuzon SHBA-në se me......

Projekti i crypto për skanimin e syrit - Worldcoin nis përhapjen globale të shërbimeve të tij
Worldcoin, startup-i i kriptove të Sam Altman-it për skanimin e syrit, ka filluar përhapjen globale të shërbimeve të tij për të ndihmuar në ndërtimin e një......

BE bllokon eksportet e djathit gjeorgjian për shkak të mungesës së sigurisë ushqimore!
Një tokë malesh dhe barinjsh, Gjeorgjia është natyrshëm vendi i djathërave. Megjithatë, shumë eksporte të djathit gjeorgjian në Europë janë të ndaluara sepse......