Ndryshimet klimatike, shqiptarët të “frikësuarit” e rajonit - Barometri i Ballkanit: 65% e mendojnë si kërcënues për shëndetin e tyre. Të parët në rajon

Shqiptarët duket të jenë më të shqetësuarit në rajon sa i përket ndryshimeve klimatike, vihet re në gjetjet e Barometrit të Ballkanit për vitin 2023, të publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Të pyetur se sa problematik e vlerësojnë ndryshimin klimatik për shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre, 65% e shqiptarëve të anketuar përgjigjen si shumë problematik ose disi problematik, dhe vetëm 34% përgjigjen si problemnatikë jo serioze. 1% e të anketuarve ndërkohë nuk kanë një përgjigje në lidhje me këtë pyetje.
Norma prej 65% na vendos në vend të parë në rajon në mënyrë të padiskutueshme. Pas nesh në renditje pozicionohet Maqedonia e Veriut, me një normë të qytetarëve që ndryshimin klimatik e shohin me shqetësim prej 56%. Ndjek Serbia më pas me 51%, Bosnje Hercegovina me 45%, Kosova me 40% dhe Mali i Zi me vetëm 33%. Mesatarja e rajonit ndërkohë fiksohet pranë 49%. Edhe në gjetjet e Barometrit të vitit të kaluar, Shqipëria ishte në vend të parë, së bashku me Maqedoninë e Veriut, por asokohe përiqinda a atyre që e vlerësonin si problematik ndryshimin klimatik për shëndetit e tyre dhe të familjeve të tyre fiksohej pranë plot 76%. Në anketat e mëparshme ndërkohë shohim që për vendet e rajonit, siç është Kosova apo Serbia e Maqedonia e Veriut kjo normë ishte mbi 80%.
Sa i përket Shqipërisë në anketën e fundit të Barometrit të Ballkanit, norma prej 65% e atyre që janë të shqetësuar për ndryshimin klimatik si fenomen kërcënues për shëndtin e tyre dhe të familjes së tyre ndahet në: 24 pikë përqindje ata që e mendojnë si shumë serioz, dhe 41 pikë përqindje ata që e mendojnë si “disi serioz”.
Të pyetur ndërkohë për rreziqet dhe problmatikat kryesore ambientale, 38% e shqiptarëve vendosin theksin te fenomemet ekstreme të motit, si përmbytjet apo thatësirat, duke na vendosur sërish të parët në rajon në këtë drejtim.
Roel Korkuti/SCAN
Sondazh

Cili është vendi më popullor për nomadët dixhitalë?
Nëse jeni kurioz të bëheni një nomad dixhital, ka të ngjarë të keni shumë pyetje se si funksionon. Nga mënyra se si të paguani taksat deri tek vendi ku të......

Turqia “pushton” Malin e Zi - Pjesa më e madhe e bizneseve të huaja me pronarë turq dhe rusë
Turqit vërshojnë në Malin e Zi. Vitin e kaluar, në Mal të Zi kishte 18.400 kompani me pronësi të huaj, që është 25.4 % më shumë se në vitin 2021, sipas të......

Gjermania, 20 miliard euro për prodhimin e çipave - Objektivi, nxitja e sektorit të teknologjisë në vend
Qeveria gjermane planifikon të investojë 20 miliardë euro në prodhimin e çipave dhe në këtë mënyrë të nxisë sektorin e teknologjisë në vend. Berlini do të......

Amerikanët i “rrëmbejnë” Europës biznesin fitimprurës - Beteja për riciklimin e baterive të automjeteve elektrike
Ligji i SHBA-së për Reduktimin e Inflacionit ka qenë një pengesë në marrëdhëniet SHBA-BE për muaj të tërë. Përkatësisht, Bashkimi Europian akuzon SHBA-në se me......

Projekti i crypto për skanimin e syrit - Worldcoin nis përhapjen globale të shërbimeve të tij
Worldcoin, startup-i i kriptove të Sam Altman-it për skanimin e syrit, ka filluar përhapjen globale të shërbimeve të tij për të ndihmuar në ndërtimin e një......

BE bllokon eksportet e djathit gjeorgjian për shkak të mungesës së sigurisë ushqimore!
Një tokë malesh dhe barinjsh, Gjeorgjia është natyrshëm vendi i djathërave. Megjithatë, shumë eksporte të djathit gjeorgjian në Europë janë të ndaluara sepse......

A po i kthejnë shpinën punëtorët dhe punëdhënësit punës në distancë?
Më shumë se tre vjet pasi puna në distancë u bë sundimi i tokës gjatë pandemisë COVID-19, puna nga shtëpia po përballet me kthime në zyrë, me disa kompani që......

Sondazhi i BQE - Firmat e Eurozonës ulin kërkesën për kredi në nivelin më të ulët të historisë
Kërkesa e firmave të eurozonës për kredi ra në nivelin më të ulët në rekord tremujorin e kaluar dhe një rënie e mëtejshme ka të ngjarë gjatë verës pasi......