Zjarre masive në Shqipëri, plantacione ullinjsh të djegura!

Vala e nxehtë Cerberus, e shtrirë në Europën Jugore, ka përfshirë prej dy javësh edhe Shqipërinë. Ajo arriti kulmin e saj të martën (25.07) kur të nxehtët u rrit në 43 – 44 gradë Celsius duke shkaktuar vatra të reja zjarri. Burime zyrtare nga Agjencia e Emergjencave Civile bëjnë me dije se ka dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk ka viktima.
Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve të raportojnë sa më parë edhe shpërthime të vogla zjarresh për të shmangur përhapjen e tyre. Zjarret janë përhapur në Gjirokastër, Memaliaj, Vlorë, Tepelenë, Tiranë. Në Vlorë janë djegur plantacione ullinjsh. Situata është problematike në zonat pyjore, në disa fshatra të rrethit të Fierit ku ka rrezik që zjarri të dalë jashtë kontrollit.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi angazhimin e Forcave të Armatosura dhe helikopterëve Cougar për të vënë situatën në kontroll sidomos në kushtet kur era e fortë riaktivizon vatrat e shuara dhe hap vatra të reja zjarresh duke rrezikuar zonat e banuara nga mbërritja e flakëve.
Shqipëria përfshihet nga zjarret në mënyrë kronike edhe kur në stinën e verës nuk ka qenë e pranishme si sivjet vala e jashtëzakonshme Cerberus. Dy vjet më parë, flakët u përhapën nga veriu në jug duke shkaktuar 163 vatra zjarri agresive dhe me intensitet të lartë. Në kushtet e kapaciteteve modeste, Shqipëria u mbështet nga BE, që aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile. Helikopterë të fuqishëm zjarrfikës dhe 50 efektivë ushtarakë, të specializuar në fushën e emergjencave civile kontribuuan për të vënë në kontroll situatën e vështirë.
BE aktivizoi këtë mekanizëm edhe në verën e vitit 2017 kur mbështeti fuqimisht Shqipërinë me avionë zjarrfikës dhe harta satelitore Kopernikus, për të identifikuar vatrat e zjarrit dhe mundësitë për t'i shuar ato.
Situata e vështirë, që përballon Shqipëria nga zjarret kronike në stinën e verës nuk shkaktohet vetëm nga temperaturat e larta mbi 40 gradë Celsius por edhe nga zjarrvënës të qëllimshëm. Në rrethin e Vlorës, Prokuroria ka filluar hetimet për zjarrin masiv që përfshiu muajin e kaluar landfilldin e grumbullimit të mbetjeve urbane për dy ditë rresht. Opozita e ka cilësuar zjarrin në këtë landfilld ”krim mjedisor me pasoja të rënda”. Ajo ka bërë përgjegjëse qeverinë për "papërgjegjshmëri dhe neglizhencë ne menaxhimin e situatës.”
E . S / SCAN
Sondazh

Ndryshon kurba e kursit të këmbimit - Rikuperojnë pikë valutat kryesore!
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë mëngjes duke regjistruar një rritje të lehtë pas një periudhe të gjatë zbritjeje në raport me Lekun teksa është blerë......

Ankandi i parqeve eolike, francezët e TOTAL ofrojnë çmimin më të ulët 44.88 Euro/ MWh
Faza e fundit e ankandit ndërkombëtar për ndërtimin e parqeve që do të prodhojnë energji nga era është mbyllur pasditen e 25 korrikut me oferta mjaft të mira......

Takim prezantues mes studentëve të TBU dhe drejtuesve të Grupit Balfin! Fokusi, praktikat profesionale dhe punësimi i studentëve
U zhvillua në Tiranë një takim prezantues ndërmjet drejtuesve, studentëve, alumnëve dhe pedagogëve të Tirana Business University, me drejtuesit e Grupit......

Kriteret për t’u bërë pjesë në eurozonë - Çfarë ndodh nëse Shqipëria vendos Euron monedhë kombëtare?
Ishte viti 2002 kur euro u fut fizikisht dhe zyrtarisht në tregjet shqiptare, e nga ku bizneset, vetë qytetarët si dhe institucionet e kanë konsideruar si një......

Kursi “rebelon” eksportuesit, 100 mln euro humbje - “Kompensim në nivelin 15 %, ose protesta masive”
Mbiçmimi i lekut në raport me monedhën europiane euro, i ka kushtuar eksportuesve dhe ekonomisë shqiptare afro 100 milionë euro të humbura në 6 muaj. Shifra......

Ku punësohen më shpejt të diplomuarit me zanat? - 57.5% e tyre përthithen nga tregu i punës që në vitin e parë
Bizneset që operojnë në vend kanë kërkesë të lartë për të rinjtë që ndjekin arsimin profesional. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit......

Në lupë pagesat elektronike, nga 2024 autentifikim i thelluar - Subjektet do të detyrohen të verifikojnë minimalisht dy elementë të paguesit
Nga 1 janari 2024, subjektet që do ofrojnë shërbimet e pagesave elektronike do jenë të detyruara të përdorin sistemin e autentifikimit të thelluar. Rregullorja......

Rehabilitohet segmenti rrugor Fier-Vlorë - Balluku: Shkurtohet 5 km! Rruga e vjetër, brenda standardeve
Edhe një tjetër rrugë e rehabilituar do të jetë në dobi të turistëve të cilët duan të pushojnë në Vlorë. Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e......