Ankandi i parqeve eolike, francezët e TOTAL ofrojnë çmimin më të ulët 44.88 Euro/ MWh
Faza e fundit e ankandit ndërkombëtar për ndërtimin e parqeve që do të prodhojnë energji nga era është mbyllur pasditen e 25 korrikut me oferta mjaft të mira nga kompanitë pjesëmarrëse. Më e leverdishmja për shtetin shqiptar është oferta e kompanisë franceze, lider në botë në fushën e energjitikës, Total Eren, e cila ka ofruar çmimin 44.88 Euro/MWh. Kjo kompani është paraqitur në ankand me një bashkim me kompaninë shqiptare KMW.
Ndërkohë kompania austriake “Verbund” ka ofruar çmimin prej 74.95 Euro/MWh dhe subjekti i tretë i kualifikuar që ishte bashkimi i përkohshëm i shoqërisë shqiptare “BRD” Sh.p.k, me kompanitë turke turke “Guris Insaat Ve Muhendislik A.S”, dhe “Mogan Energy A.S” ka ofruar 74 Euro/MWh.
Kapaciteti total i 3 projekteve është 222.48 MW. Zyrtarët e MIE kanë deklaruar gjatë ankandit se në përputhje me dokumentet e procedurës konkurruese dhe bazuar në këshillimin e ekspertëve të BERZH, të tre subjektet që kanë paraqitur ofertën ekonomike, të cilat janë nën çmimin tavan të propozuar nga MIE, janë shpallur fituese të ankandit.
Ky është ankandi i parë i këtij lloji jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin. Çmimi mesatar i përfituar nga kjo procedurë është shumë më i ulët nga çmimet mesatare të përftuara nga ankande të ngjashme për energjinë e erës.
Në raundin e fundit të ankandit të këtij viti në Gjermani, çmimi mesatar i dhënë ishte 73.40 euro/MWh (78 dollarë/MËh), pasi qeveria ngriti çmimet maksimale të ofertës me një të katërtën, duke reflektuar presionet inflacioniste mbi kostot e projektit dhe rritjen e normave të interesit. Ndërsa në ankandin e fundit francez të erës në tokë, u dhanë 73 projekte me një kapacitet total prej 1156 MW, të cilat do të prodhojnë energji elektrike për një çmim mesatar prej 85.29 €/MWh.
Sondazh

Takim prezantues mes studentëve të TBU dhe drejtuesve të Grupit Balfin! Fokusi, praktikat profesionale dhe punësimi i studentëve
U zhvillua në Tiranë një takim prezantues ndërmjet drejtuesve, studentëve, alumnëve dhe pedagogëve të Tirana Business University, me drejtuesit e Grupit......

Kriteret për t’u bërë pjesë në eurozonë - Çfarë ndodh nëse Shqipëria vendos Euron monedhë kombëtare?
Ishte viti 2002 kur euro u fut fizikisht dhe zyrtarisht në tregjet shqiptare, e nga ku bizneset, vetë qytetarët si dhe institucionet e kanë konsideruar si një......

Kursi “rebelon” eksportuesit, 100 mln euro humbje - “Kompensim në nivelin 15 %, ose protesta masive”
Mbiçmimi i lekut në raport me monedhën europiane euro, i ka kushtuar eksportuesve dhe ekonomisë shqiptare afro 100 milionë euro të humbura në 6 muaj. Shifra......

Ku punësohen më shpejt të diplomuarit me zanat? - 57.5% e tyre përthithen nga tregu i punës që në vitin e parë
Bizneset që operojnë në vend kanë kërkesë të lartë për të rinjtë që ndjekin arsimin profesional. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit......

Në lupë pagesat elektronike, nga 2024 autentifikim i thelluar - Subjektet do të detyrohen të verifikojnë minimalisht dy elementë të paguesit
Nga 1 janari 2024, subjektet që do ofrojnë shërbimet e pagesave elektronike do jenë të detyruara të përdorin sistemin e autentifikimit të thelluar. Rregullorja......

Rehabilitohet segmenti rrugor Fier-Vlorë - Balluku: Shkurtohet 5 km! Rruga e vjetër, brenda standardeve
Edhe një tjetër rrugë e rehabilituar do të jetë në dobi të turistëve të cilët duan të pushojnë në Vlorë. Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e......

Ndryshimet klimatike, shqiptarët të “frikësuarit” e rajonit - Barometri i Ballkanit: 65% e mendojnë si kërcënues për shëndetin e tyre. Të parët në rajon
Shqiptarët duket të jenë më të shqetësuarit në rajon sa i përket ndryshimeve klimatike, vihet re në gjetjet e Barometrit të Ballkanit për vitin 2023, të......

Cili është vendi më popullor për nomadët dixhitalë?
Nëse jeni kurioz të bëheni një nomad dixhital, ka të ngjarë të keni shumë pyetje se si funksionon. Nga mënyra se si të paguani taksat deri tek vendi ku të......