Bota Postuar më 30 Maj 2022, 14:45

Telefoni që përdor Bill Gates - Miliarderi reklamon përparësitë e Samsung Galaxy Z Fold3 5G

Nga SCAN TV

Gjatë një seance “Më pyesni për cdo gjë” në Redit, bashkëthemeluesi i Mikrosoft Corporation, Bill Gates ka treguar se cfarë telefoni celular përdor, dhe nuk është produkt i Apple.

Gates tregoi se dhe pse ka provuar telefona të ndryshëm celularë, aktualisht po përdor një Samsung Galaxy Z Fold3 5G. Ai u shpreh se me atë ekran është njësoj si të ketë një kompjuter të vogël shumë të mirë, një telefon dhe asgjë tjetër.

Telefoni i palosshëm i Samsung kushton rreth 1800 dollarë në uebsajtin e tij dhe është i disponueshmë me një kapacitet arkivimi nga 256 deri në 512 GB; ngjyrat janë tre: e zezë, jeshile dhe gri.

Nëntë vjet më parë po në këtë platformë bashkëbisedimi Gates kishte thënë se përdorte një kompjuter Surface Pro të krijuar nga Mikrosoft. Ai u shpreh se sapo e kishte marrë dhe ishte hsumë i bukur.

Kohët e fundit rezulton se Google ka në plan të prodhojë një telefon celular të palosshëm, por me përmasa më të vogla se ai i rivalit Samsung. Të premten aksionet e Mikrosoft përmbyllën seksionin e rregullt me një rënie prej 0.2% në 252.26 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat