Europa Postuar më 30 Maj 2022, 14:42

Fluturimet, prenotimet në nivelin para pandemisë - Më pak fuqi blerëse për të mirat materiale, më shumë udhëtime

Nga SCAN TV

Nëse tendenca e prenotimeve të fluturimeve do të vijoj ëme ritmin aktual, në vitin 2022 në nivel global do të ketë 1.5 miliard pasagjerë më shumë se një vit më parë, ndër të cilët 550 milionë janë europianë. Janë këto shifrat e konfirmuara nga raporti i “Travel 2022: Trendet dhe tranzicioni”  i Institutit të Ekonomisë Mastercard.

Aktualisht, raporti që pasqyron situatën e udhëtimeve në 37 vende, tregon se prenotimet globale të fluturimeve turistike apo dhe të punës, e kanë tejkaluar nivelin e para pandemisë. Njësoj si dhe shpenzimet për udhëtimet me traget, autobus dhe tren.

Sipas raportit, në nivel global shpenzimet do të rriten me 34% në krahasim me vitin 2019, duke privilegjuar më shumë baret dhe diskotekat me 72%. Por dhe parqet e lojërave, muzeve, koncerte dhe aktivitetet e tjera rikrijuese me 35%. Destinacioni më popullor për turistët europianë mbetet Mbretëria e Bashkuar, më pas vijnë Spanja dhe Italia.

Sipas ekspertëve të sektorit një shtysë e rëndësishme për këtë trend e ka dhënë dhe pandemia. Gjatë qëndrimit mbyllur në shtëpi njerëzit kanë kërkuar më shumë informacione për vendet të cilat mund të vizitojnë, cmimet dhe alternativat. Por gjithsesi dhe në këtë sektor rëndon sërish ecuria e inflacionit, duke zbehur optimizmin e fillimit.

Sipas Institutit të Ekonomisë Mastercard, një nga pengesat më të mëdha për rimëkëmbjen e sektorit mund të jetë diferenciali mes rritjes së të ardhurave që do të jetë më e ngadaltë në krahasim me atë të cmimeve të konsumit të mirave materiale dhe shërbimeve.

Sipas eksporteve tendencat e reja të përmirësuara gjatë pandemisë do të ndihmojnë në betejën kundër inflacionit. Kjo sepse një konsumator më i vetëdijshëm dhe i informuar, do të kërkojë tarifën më të mirë si për hotelin ashtu dhe për transportet apo marrjen me qera. Duke e bërë më të lehtë përballjen me rritjen e cmimeve

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat