Shqipëria Postuar më 4 Janar 2023, 15:00

TEC-et lundrues, “larg” funksionimit - Pas 1 viti, ende në fazë licencimi. U tenderuan me emergjencë për përballimin e krizës

Nga SCAN TV
TEC-et lundrues, “larg” funksionimit - Pas 1 viti, ende në

U tenderuan përmes një procedure emergjente në kuadër të krizës energjetike 1 vit më parë, por termocentralet lundrues nuk janë ende gati për të nisur funksionimin. Kjo pasi, ende këto impiante, që do të gjenerojnë energji përmes karburantit nuk janë licencuar nga Enti Rregullator i Energjisë.

Ky dikster nisi proceduart e licencimit vetëm në fund të dhjetorit që sapo lamë pas, ndërkohë që referuar vendimit TEC-i i përbërë  nga 2 gjeneruesit Tigri 1 dhe Tigri 3, në rast të plotësimit të kriterve do të marrë licencën për një afat 2-vjeçar.

Ky TEC parashikohet të ketë një fuqi të instaluar 110-130 MW, ndërkohë që në kuadër të licencimit, Enti Rregullator i Energjisë ka ftuar palët e interesuara të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim, deri në datën 08.01.2023.

Referuar të dhënave të bëra publike më herët, impianti termik do të përdorë karburant të lëngshëm, si gasoil ashtu edhe mazut/solar për të gjeneruar energjinë, ndërkohë që përfaqësues të qeverisë kanë argumentuar vazhdimisht se kostot do të jenë më të ulta se ato në bursa.

Megjithatë, deri më tani nuk është bërë publik sesa do të të arrijë kosto për 1 mWh. Aktualisht është deklaruar se qiraja ditore do të jetë 63,000 USD, ndërsa vlera ditore e Operimit dhe mirëmbajtjes së asetit do jetë 31,500 USD.

Karburanti do të duhet të sigurohet nga KESH, por kostot nuk janë bërë publike, ndërkohë që nevoja për funksionimin e këtij impianti është argumentuar me diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll
Bota 27 Gusht

4 mënyra për të fituar të ardhura pasive

Të ardhurat pasive janë një burim i parave shtesë që mund të fitoni me përpjekje minimale të vazhdueshme. Ndërsa fitimi i parave në këtë mënyrë kërkon një......

Live TV

Të fundit
Amerika 22 Prill Kristi Ceta

A mundet Trump ta shkarkojë Powell nga Fed?

Presidenti Donald Trump ka vazhduar sulmin e tij verbal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për shkak të refuzimit të Fed për të ulur më tej......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Amerika 22 Prill Kristi Ceta

A mundet Trump ta shkarkojë Powell nga Fed?

Presidenti Donald Trump ka vazhduar sulmin e tij verbal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për shkak të refuzimit të Fed për të ulur më tej......