Cilat janë taksat që ndryshojnë në 2023? - Ashpërsohen gjobat për punën në të zezë dhe nëndeklarimin

Viti 2023 ka nisur edhe me ndryshime në taksa. Disa nga ligjet e paketës fiskale të diskutuara dhe miratuara vitin që lam pas, kanë hyrë në fuqi nga 1 Janari. Konkretisht, akciza e birrës që do të paguhet nga kompanitë gjatë këtij viti do të jetë 710 lekë HL, ose 7,1 lekë për 1 litër birrë, ndërkohë që deri tani, birra e prodhuar nga impiante me kapacitet nën 200 mijë HL në vit, kishtë një akcizë 360 lekë/hl, ose 3,6 lekë për litër.
Po ashtu, edhe duhani do të kushtojë më shtrenjtë, pasi akciza është rritur mesatarisht 250 lekë për kg krahasuar me vitin që lam pas, çka do të reflektohet në mënyrë të menjëhershmne edhe në çimin final të shitjes, me rreth 20-30 lekë, ndërsa ka hyrë në fuqi edhe heqja akzicës për akumulatorët për panelet diellore dhe makinerit eklektrike.
Ndryshimet në ligjin e TVSH-së, janë bërë gjithashtu efektive, ku përjashtohen nga TVSH-ja në import dhe në furnizimet brenda vendit, drutë e zjarrit, paletat për ngrohje etj. për periudhën 1 Janar – 31 Dhjetor 2023, si një masë për zbutjen e efekteve të situatës energjetike çmimeve të larta të produkteve energjetike. Po ashtu do të përjashtohen nga TVSH edhe përfituesit e projekteve me grante të dhëna nga donatorë të huaj. Sa i takon ndryshimeve në ligjin për procedurat tatimore, bizneset do të përballen me gjoba më të kripura për shkelje të ndryshme në fushën e tatimeve.
Konkretisht, bizneset që kanë punonjës në të zezë apo nuk deklarojnë pagat reale, do të penalizohen me dyfishimin e gjobës ekzistuese, duke u detyruar që të paguajnë 100-200 % të detyrimit dhe kontributit të llogaritur.
Ka hyrë në fuqi gjithashtu rritja e gjobës deri në 500 mijë lekë për tatimpaguesit e mëdhenj që kapen me mall pa faturë, i cili mund të jetë mall kontrabandë, apo mall i blerë/prodhuar në të zezë dhe i padeklaruar.
Sa i takon ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat, është parashikiuar që vetëm një pjesë e tij të hyjë në fuqi gjatë këtij vitit, ndërsa pjesa tjetër në vitin 2024, duke qenë se ende nuk është gati tërësisht dhe ka hasur kundërshti të shumta. Taksimi i profesioneve të lira, do të shtyhet për vitin e ardhshëm.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Tarifat e skanimit në dogana, antiligjore - Raporti i qeverisë: Bizneset të çlirohen nga pagesat, kusht për integrimin
Pagesat që bizneset kryejnë për tarifën e skanimit në dogana ende konsiderohen një çështje larg direktivave europiane që duhen zgjidhur për integrimin e......

Vetëm 17 milionë dollarë, Sigurimet nga përmbyjet modeste në 2022 - Nuk ka ndërgjegjësim, nivele të ulëta pagesash në portofolin “Zjarri dhe Fatkeqësitë Natyrore”
Por ndërsa vitit 2022 riktheu në vëmendjen e qytetarëve por edhe të Qeverisë rrëzikun e përbytjeve, mbetet shumë i ulët numri i qytetarëve që sigurojnë pronat......

Na pret një vit më i vështirë ekonomik? - Ekspertët: Çmimet do të vijojnë të jenë të larta, varfëri dhe emigracion
Teksa është mbyllur një vit i vështirë ekonomik për qytetarët shqiptarë, duket se edhe vitit 2023 do të qendrojë në të njëjtën linjë, ku qytetarët sërish do ta......

Fatkeqesitë, Qeveria dëmshpërblen edhe shtëpitë informale - Vendimi, i vlefshëm vetëm për objektet me qëllim banimi dhe të jenë në proces legalizimi
Përmes një Vendimi të miratuar ditët e dundit të vitit që sapo lamë pas, Qeveria ka vendosur të dëmshpërblejë edhe objektet informale në rast se ato preken nga......

Ankesat për energjinë elektrike - ERE, “tërheqje veshi” FSHU-së: Të përmirësohet treguesi i zgjidhmshërisë
Pavarësisht se niveli i zgjidhjes së ankesave të paraqitura pranë Furnizuesit të Shërbimit Universal është i kënqashëm, Enti Rregullator i Energjisë kërkon......

Risi në DPSHTRR – Lëshohen formatet e reja për disa kategori përfshirë Certifikatave të Trajnimit ADR, Instruktor Praktike, Automakinistë dhe Dëshmi Taksisti
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë me dije se nisur nga dita e sotme do......

4 mënyra për të fituar të ardhura pasive
Të ardhurat pasive janë një burim i parave shtesë që mund të fitoni me përpjekje minimale të vazhdueshme. Ndërsa fitimi i parave në këtë mënyrë kërkon një......

Çmimi i gazit në Itali u rrit me 65% në 2022 - Unioni kombëtar i konsumatorëve i kërkon ndihmë qeverisë
Çmimi i paguar nga një familje mesatare italiane për furnizimin e saj me gaz, u rrit me 64.8% në vitin 2022 krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave të......