Analiza Postuar më 26 Shtator 2022, 15:19

Të panjohurat e Meloni-t, kryeministres së parë grua në Itali - Vajza e pa diplomuar që premton mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por bllokim të emigracionit

Nga SCAN TV
Të panjohurat e Meloni-t, kryeministres së parë grua në

“Dua të bashkoj Italinë”, kështu u shpreh Giorgia Meloni në një nga deklaratat e saj, kur ‘exit poll-et’ po e nxirrin si fituese të zgjedhjeve të parakohshme në Itali. Tashmë ajo është zyrtarisht kryeministria e parë grua në Itali dhe e para në këtë rol si përfaqësuese e ekstremit të djathtë italian që nga koha kur në pushtet ishte Benito Musolini. Në fjalimin me fjalë dhe ton zëri të moderuar, ajo përdori shpesh fjalën “përgjegjësi”.

Por kush është Giorgia Meloni?

Giorgia Meloni ka lindur më 15 Janar 1977. Ajo është diplomuar në gjimnaz për gjuhësi dhe zotëron gjuhën angleze, frënge dhe spanjisht. Për shkak se nuk është diplomuar në universitet shpesh ka ndodhur që të vihet në pozitë para elektoratit të saj, por vetë Giorgia ka shpjeguar se “jo të gjithë e kanë mundësinë të studiojnë për vite me radhë për t’i demostuar të tjerëve kush janë, ndërkohë që u duhet të punojnë”.

E lindur në Romë, ajo ishte vetëm një vjeç kur babai i saj, Francesco, u largua nga familja dhe u transferua në Ishujt Kanarie. Francesco ishte i majtë, ndërsa nëna e saj, Anna ishte e djathtë. Ky detaj ka nxitur shumë spekulime sipas të cilave, rruga politike e Girogias është motivuar pjesërisht nga dëshira për t’u hakmarrë ndaj braktisjes së braktisjes së babait të saj.

Meloni ka nisur të shfaqë interes për politikën që në adoleshencë. Thënë kjo, kur ishte vetëm 19 vjeç ajo u bë drejtuese e Lëvizjes Nacionale, partia e Gianfranco Fini-t, asokohe e sapo krijuar.

Nga viti 1998 deri në vitin 2000, Giorgia ishte aktive si këshilltare provinciale në Romë dhe më vonë u bë presidente e “Azione Giovani”. Ajo hyri në Parlament si deputete në 2006-ën kur ishte 29 vjeç dhe u emërua zëvendëspresidente e Montecitorio.

Me tej, në 2008-ën Silvio Berlusconi e emëroi Ministre të Rinisë dhe Sportit, duke e bërë Meloni-n ministren më të re në moshë që ka pasur ndonjëherë Italia.

Në 2011-ën, me ardhjen e krizës nën pushtetin e Mario Monti-t, Giorgia e humbi detyrën e saj dhe një vit më vonë, krijoi partinë e saj në bashkëpunim me Ignazio La Russa dhe Guido Crosetto. Ngritur nga “hiri i fashizmit” të Musolinit, “Fratelli d'Italia” pati si presidente për dy vite pikërisht Meloni-n. Në 2016-ën, ajo garoi në zgjedhjet lokale të Romës, duke arritur 20.64% të mbështetjes me vota, pa e kaluar raundin e parë.

Në zgjedhjet e 2018-ës “Fratelli d'Italia” prezantohet, njësoj si sot me koalicion, duke arritur të marrë 4% të votave, e duke mbetur pas Lega dhe Forza Italia. Konsesusi u rrit në 6.5% në 2019-ën, kur u mbajtën zgjedhjet Europiane. Më tej, në 2020-ën, Meloni u zgjodh Presidente e Partisë së Konservativëve dhe Reformistëve të Europës.

Etiketimin si “fashiste” për shkak të origjinës së partisë së saj, Giorgia Meloni e ka refuzuar me forcë duke këmbëngulur se ideologjinë ja ka lënë historisë.

Edhe pse është treguar e zgjuar për të qetësuar aleatët perëndimorë të Italisë duke mbështetur fuqimisht linjën pro-ukrainase të qeverisë së Draghit, politikat e saj të ashpra konservatore-sociale po shqetësojnë shumë njerëz.

"Ajo i thotë ‘po’ familjes tradicionale, por i thotë ‘jo’ lobimeve të LGBTQ! Ndërsa në një tubim të fundit të partisë së ekstremit të djathtë, ajo ka bërë thirrje për një bllokadë detare ndaj Libisë, për të ndaluar anijet me emigrantë. Meloni nuk është një rrezik për demokracinë, por një rrezik për Bashkimin Evropian", thotë për BBC Gianluca Passarelli, profesori i shkencave politike në Universitetin Sapienza të Romës. Ai e rendit kryeministren e re të Italisë në të njëjtin listë me liderët nacionalistë në Hungari dhe Francë.

Programi politik që Meloni ka prezantuar ka disa pika kyçe që janë diskutuar shumë, ndër të cilat është familja, komuniteti LGBTQ dhe patriotizmi. Ndërsa sa i përket emigracionit, sipas saj, duhet luftuar me kontrolle në kufi dhe bllokim.

Ajo ka shprehur hapur luftën ndaj atyre që nuk respektojnë të drejtat e grave dhe kuminitetit LGBTQ. Për të lufta ndaj diskriminimit është parësore, por Giorgoia nuk do lejoj në mënyrë absolute adoptimin nga çiftet homoseksuale dhe surrogacinë.

Kur vjen puna te barazia gjinore, Meloni ka premtuar ngushtimin e diferencës në paga mes burrave dhe grave.

Prej shtatë vitesh, Giorgia Meloni është partnerja e gazetarit të Mediaset, Andrea Giambruno, i cili është 4 vite më i ri se ajo dhe të dy janë prindër të një vajze 6 vjeç.

Meloni ka bërë shpesh batuta duke treguar se në shtëpinë e saj ka një “armik”, për shkak të prirjeve dhe besimit të partnerit të saj në të majtën italiane. Mediat theksojnë se të dy kanë opinione të kundërta në shumë aspekte, përshembull për të drejtat e komunitetit LGBTQ+.

Çifti jeton në romë dhe nuk janë të martuar. Ata njihen si persona shumë të rezervuar për jeten e tyre.

Duke u mbështetur te lidhja e ngushtë me të bijën, Giorgia ka përdorur shpesh frazën: “Jam nënë”, gjatë debateve politike të saj. Shumë shpejt, kjo thënie u kthye në meme dhe slogan viral.

Burimi: BBC/ La Republica

Xhenisa Xhangoli/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat