Qendra e djathtë fiton zgjedhjet në Itali - Giorgia Meloni pritet të jetë kryeministrja e parë femër në historinë e vendit

Koalicioni i partive të qendrës së djathtë ka fituar zgjedhjet parlamentare në Itali. Partia “Vëllezërit e Italisë” e Giorgia Meloni ka marrë rreth 26% të votave, ndërsa dy partitë e tjera “Liga” e Salvinit dhe “Forza Italia” e Berlusconit nuk kanë arritur të marrin as 10% të votive. Në total qendra e djathtë kryeson me rreth 44%, qendra e majtë me 26% dhe “Lëvizja 5 yjet” me rreth 15%. Në përfundim të procesit të votimit të dielën në mbrëmje pjesëmarrja ka qenë 63,8%, në rënie prej 9 pikësh krahasuar me zgjedhjet e mëparshme parlamentare.
Menjëherë pas publikimit të të dhënave të para pas mesnatës, kryetarja e partisë “Vëllezërit e Italisë”, Giorgia Meloni, e cila pritet të jetë kryeministrja e ardhshme e vendit dhe e para femër në këtë post në historinë e Italisë, u shpreh se “kjo është koha për të marrë përsipër përgjegjësitë për të qeverisur vendin. Koha, që nëse dëshiron të bëhesh pjesë e historisë, duhet të kuptosh se çfarë përgjegjësish kemi ndaj dhjetra milionë personave, pasi Italia na zgjodhi ne dhe ne nuk do ta tradhëtojmë, çka nuk e kemi bërë asnjëherë. Nëse do të na ngarkohet detyra për të qeverisur vendin, do ta kryejmë për të gjithë për të bashkuar një popull duke lartësuar atë që bashkon dhe jo atë që ndan”.
Në Senat, koalicioni i qendrës së djathtë fiton të paktën 114 vende dhe siguron mundësinë për të qeverisur I vetëm. Ndërsa, në Dhomën e Deputetëve, arrin mbi 43%.
Rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve në Itali
Vëllezërit e Italisë 26%
Partia Demokratike 19,4%
Lëvizja 5 yjet 16,5%
Liga 8,5%
Forca Italia 8%
SCAN
Sondazh

PBB globale, 2.8 trilion dollarë më e ulët në 2023 - OECD: Kriza e energjisë dhe inflacioni, ekonomitë botërore drejt recesionit
Rritja ekonomike globale po ngadalësohet më shumë se sa ishte parashikuar disa muaj më parë në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, pasi krizat e energjisë dhe......

Apple nis prodhimin e iphone 14 në indi - Kompania do të zhvendosë 5% të prodhimit global drejt këtij shteti
Apple ka filluar të prodhojë modelet e iPhone 14 në Indi. Partneri global i kompanisë, Foxconn, është duke e prodhuar pajisjen në Chennai të Indisë. Apple......

Sulmet kibernetike, crypto-t në nivel të lartë sigurie - Eni Shtini: Sistemet e mbrojtjes së monedhave virtuale, mjaft të sigurta. Nuk u cënuan
Duket se portofolet e kriptovalutave në Shqipëri janë më pak të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetetike se bizneset apo individët. Ndërsa shërbimet elektronike......

Gati votimi në Kuvend i Ligjit të Pronave, Shoqata kundër - Vorpsi: Manipulimi i radhës së Qeverisë, nuk respekton kushtet e Strasburgut
Pak para votimit të ndryshimeve në Ligjin e Pronave, Kreu i Shoqatës Pronësi me Drejtësi Myrshit Vorpsi thotë se bëhet fjalë për manipulimin e radhës nga ana e......

Cilat janë pasiguritë e punësimit në vend? - Raporti/ Mungon cilësia e ofertës, riformatim i arsimit profesional
Kriza e COVID-19 ka theksuar më tej sfidat e tregut të punës, kryesisht sa i takon grupeve vulnerabël, si si dhe ka shërbyer si një kujtesë e fuqishme e......

Sektorët që duhet të investojnë në teknologji - Hyka: Jemi ende shumë pas, inovacioni rrit fuqinë prodhuese
Vendi ynë është ende mbrapa sa i takon përdorimit të teknologjisë në nxitjen dhe zhvillimin ekenomik të vendit. Në një intervistë për SCAN TV, Anila Hyka,......

Tenderi i FSHZH, me flamur të kuq! - Procedura për infrastrukutrën mbështetëse të Auto Moto Park, kontratat shkojnë në 1 miliard lekë
Open Data Albania ka ngritur flamurin e kuq për tenderin, që parashikon ndërtimin e argjinaturës së lumit Shkumbin, si infrastrukturë mbështetëse e Auto-Moto......

“Matja vjetore për energjinë e vetëprodhuar” - Pr.ligji nxirret për konsultim, “rrëzohet” kërkesa e biznesit për rritje të kapacitetit të lejuar
Matja e prodhimit të energjisë për nevoja autokonsumatore do të jetë vjetore, dhe jo mujore sikurse deri më tani”. Pas shumë kohësh premtimesh, Ministria e......