PBB globale, 2.8 trilion dollarë më e ulët në 2023 - OECD: Kriza e energjisë dhe inflacioni, ekonomitë botërore drejt recesionit

Rritja ekonomike globale po ngadalësohet më shumë se sa ishte parashikuar disa muaj më parë në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, pasi krizat e energjisë dhe inflacionit rrezikojnë të shkojnë në recesione në ekonomitë kryesore.
Sipas raportit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik teksa rritja globale këtë vit pritej ende në 3.0%, tani parashikohet të ngadalësohet në 2.2% në 2023, rishikuar nga një parashikim në qershor prej 2.8%.
Krahasuar me parashikimet e OECD nga dhjetori 2021, përpara agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, PBB globale tani parashikohet të jetë të paktën 2.8 trilion dollarë më e ulët në vitin 2023..
Një faktor kyç që ngadalëson rritjen globale është shtrëngimi i përgjithshëm i politikës monetare, i nxitur nga tejkalimi më i madh se sa pritej i objektivave të inflacionit. Bllokimet e rrepta të lidhura me politikën zero të Kinës për Covid-19 kanë ndikuar gjithashtu në ekonominë kineze dhe globale.
Inflacioni total parashikohet të arrijë kulmin në tremujorin aktual në shumicën e ekonomive kryesore dhe të bjerë përgjatë vitit 2023 në shumicën e vendeve të G20. Megjithatë, inflacioni vjetor në vitin 2023 do të mbetet shumë mbi objektivat e bankës qendrore pothuajse kudo. Shtetet e Bashkuara pritet të shohin më shumë përparim në kthimin e inflacionit në objektiv sesa në zonën e euros ose në Mbretërinë e Bashkuar. Në Europë parashikohet të mbetet I lartë. Në Kinë I qëndrueshëm ndërsa në Turqi e Argjentinë vlerat pritet të ngeleln të larta në 2023
Një rrezik për Perspektivën është se reduktimet në furnizimet me energji nga Rusia në Bashkimin Evropian rezultojnë shumë më shkatërruese sesa supozohet në projeksione. Pa diversifikim të mjaftueshëm të ofertës dhe reduktime të rregullta të kërkesës, mungesat mund të rrisin çmimet globale të energjisë. Të marra së bashku, këto goditje mund të ulin rritjen në ekonomitë evropiane me mbi 1¼ pikë përqindjeje në vitin 2023, të rrisin inflacionin me mbi 1½ pikë përqindjeje. Kjo do të shtynte shumë vende evropiane në një recesion në vitin 2023. Për botën, inflacioni është rritur me mbi ½ pikë përqindje në 2023, me rritje të reduktuar me pak nën ½ pikë përqindjeje.
SCAN
Sondazh

Apple nis prodhimin e iphone 14 në indi - Kompania do të zhvendosë 5% të prodhimit global drejt këtij shteti
Apple ka filluar të prodhojë modelet e iPhone 14 në Indi. Partneri global i kompanisë, Foxconn, është duke e prodhuar pajisjen në Chennai të Indisë. Apple......

Sulmet kibernetike, crypto-t në nivel të lartë sigurie - Eni Shtini: Sistemet e mbrojtjes së monedhave virtuale, mjaft të sigurta. Nuk u cënuan
Duket se portofolet e kriptovalutave në Shqipëri janë më pak të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetetike se bizneset apo individët. Ndërsa shërbimet elektronike......

Gati votimi në Kuvend i Ligjit të Pronave, Shoqata kundër - Vorpsi: Manipulimi i radhës së Qeverisë, nuk respekton kushtet e Strasburgut
Pak para votimit të ndryshimeve në Ligjin e Pronave, Kreu i Shoqatës Pronësi me Drejtësi Myrshit Vorpsi thotë se bëhet fjalë për manipulimin e radhës nga ana e......

Cilat janë pasiguritë e punësimit në vend? - Raporti/ Mungon cilësia e ofertës, riformatim i arsimit profesional
Kriza e COVID-19 ka theksuar më tej sfidat e tregut të punës, kryesisht sa i takon grupeve vulnerabël, si si dhe ka shërbyer si një kujtesë e fuqishme e......

Sektorët që duhet të investojnë në teknologji - Hyka: Jemi ende shumë pas, inovacioni rrit fuqinë prodhuese
Vendi ynë është ende mbrapa sa i takon përdorimit të teknologjisë në nxitjen dhe zhvillimin ekenomik të vendit. Në një intervistë për SCAN TV, Anila Hyka,......

Tenderi i FSHZH, me flamur të kuq! - Procedura për infrastrukutrën mbështetëse të Auto Moto Park, kontratat shkojnë në 1 miliard lekë
Open Data Albania ka ngritur flamurin e kuq për tenderin, që parashikon ndërtimin e argjinaturës së lumit Shkumbin, si infrastrukturë mbështetëse e Auto-Moto......

“Matja vjetore për energjinë e vetëprodhuar” - Pr.ligji nxirret për konsultim, “rrëzohet” kërkesa e biznesit për rritje të kapacitetit të lejuar
Matja e prodhimit të energjisë për nevoja autokonsumatore do të jetë vjetore, dhe jo mujore sikurse deri më tani”. Pas shumë kohësh premtimesh, Ministria e......

Znj. Anisa Keri: "Në Tirana Bank jemi në kërkim të vazhdueshëm të formave të reja dhe alternative për nxitjen e bashkëpunimit dhe zhvillimit të punonjësve"
E para bankë private në tregun lokal, themeluar në vitin 1996, Tirana Bank ka sot mbi 470 punonjës dhe një rrjet prej 34 degësh të shtrira në 21 qytete......