BE shpërdoron më shumë ushqim sesa importon - Mbetjet arrijnë në 153.5 milionë tonë ushqim në vit

BE-ja shpërdoron më shumë ushqim sesa importon, gjë që dëmton drejtpërdrejt sigurinë e saj ushqimore për shkak të rritjes së kostove të jetesës, paralajmëron një raport i ri, i publikuar nga organizata ambientaliste Feedback EU.
Mbetjet ushqimore arrijnë në 153.5 milionë tonë ushqim në vit. Ajo shkakton të paktën 6% për qind të emetimeve totale të gazeve serrë në BE.
Në një kohë kritike për sistemin ushqimor, me humbje në bujqësi nga thatësirat e paprecedentë të verës dhe çmime të larta për shkak të luftës në Ukrainë, rreth 20% e ushqimit të prodhuar në BE përfundon si mbetje. Sasia e grurit të hedhur është e barabartë me rreth gjysmën e eksporteve të grurit të Ukrainës, thonë aktivistët.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se 33 milionë qytetarë evropianë nuk mund të përballojnë një vakt cilësor çdo ditë.
Mbetjet nëpër sektorë
Raporti vlerëson se 89.8 milionë tonë mbeturina ushqimore ndodhin në prodhimin primar. Në familjet evropiane, 32.5 milionë tonë shpërdorohen çdo vit, në sektorin e shërbimeve ushqimore 10.5 milionë tonë dhe në shitje me shumicë dhe pakicë 5.3 milionë tonë.
Nëse sasia e ushqimit të humbur në BE përgjysmohet deri në vitin 2030, mund të shpëtojë 4.7 milionë hektarë tokë bujqësore.
Në vitin 2021, vendet e BE-së importuan afro 138 milionë tonë produkte bujqësore për një kosto totale prej rreth 150 miliardë euro. Organizata Feedback EU zbuloi se kostot e vlerësuara të mbetjeve ushqimore janë rreth 143 miliardë euro në vit.
Të dhënat e fermës mund të dyfishojnë vëllimin e mbetjeve
Një lëvizje ndërkombëtare e 43 organizatave nga 20 vende evropiane lëshoi një deklaratë të përbashkët për këtë 'skandal të mbetjeve ushqimore'. Ajo i kërkon BE-së të prezantojë objektiva ligjërisht të detyrueshëm për të gjitha shtetet anëtare për të përgjysmuar mbetjet nga ferma në pirun në të gjithë zinxhirin e furnizimit deri në vitin 2030.
Feedback BE-ja, Byroja Evropiane e Mjedisit (EEB) dhe Zero Waste Europe, së bashku me bizneset e mbetjeve ushqimore dhe anëtarët e Platformës së BE-së për Humbjet e Ushqimit dhe Mbetjet e Ushqimit, organi zyrtar këshillues i BE-së për mbetjet ushqimore, theksojnë se raportet e mbetjeve ushqimore në Vendet e BE-së duhet të rishikohen për të llogaritur të gjitha mbetjet ushqimore.
Raportet e shteteve anëtare të BE-së përjashtojnë ushqimin e mbetur të pavjelur ose të përdorur në ferma në prodhimin primar. Nëse kjo merret parasysh, mund të dyfishojë sasinë e mbetjeve të raportuara në BE, thanë aktivistët e mbetjeve ushqimore.
Çështja e ndryshimeve klimatike
Mbetjet e ushqimit janë gjithashtu një çështje urgjente klimatike. Çdo vit vlerësohet se rreth 2.5 miliardë ton ushqim të mirë humbet në nivel global, theksuan aktivistët e mbetjeve ushqimore. Ajo përbën rreth 10% të emetimeve globale të gazeve serrë.
Mbetjet e ushqimit krijojnë emetime metani, të cilat ruajnë deri në 100 herë më shumë nxehtësi në atmosferë sesa dioksidi i karbonit brenda pesë viteve dhe 72 herë më shumë brenda dy dekadave. Metani largohet nga atmosfera në një dekadë. Ky gaz serrë ka një ndikim jetëshkurtër, por intensiv të ndryshimeve klimatike.
Nëse mbetjet ushqimore nuk kompostohen dhe përfundojnë në deponi, ato mund të bëjnë xhepa metani të ndezshëm dhe të shkaktojnë zjarre.
Objektiva të reja ligjërisht të detyrueshme
Komisioni Evropian është gati të miratojë një propozim për objektivat ligjërisht të detyrueshëm për reduktimin e mbetjeve ushqimore për vendet anëtare të BE-së deri në fund të vitit. Nëse miratohet, do të jetë legjislacioni i parë i këtij lloji në mbarë botën, vëren EEB.
Rishikimi i Direktivës Kornizë të Mbetjeve 2018 prezantoi një detyrim ligjor për shtetet anëtare të BE-së për të matur mbetjet ushqimore nga viti 2020 e tutje dhe për të raportuar në KE.
Është e nevojshme të vendosen objektiva ligjërisht të detyrueshëm në çdo fazë të zinxhirit të furnizimit, për të arritur reduktimin e nevojshëm të mbetjeve ushqimore, theksuan organizatat mjedisore.
Nebi Xhomaqi / SCAN
Sondazh

Ekonomia e Greqisë rritet me 6% - Kreu i Bankës Qendrore: Ecuria e mirë, për shkak të të ardhurave nga turizmi
Banka e Greqisë parashikon një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 6% për këtë vit, ndërsa kjo normë pritet të bjerë vitin e ardhshëm në 2.8%, deklaroi......

Sterlina, në nivelet më të ulëta historike - Analistët mendojnë se plani fiskal i qeverisë së re kërcënon financat publike
Sterlina humbi rreth 5% të vlerës duke arritur në nivelin më të ulët historik të hënën, ndërsa investitorët nxituan të shesin valutën britanike pasi plani......

Nafta Brent, nën 85 dollarë për fuçi - Dollari vijon të rritet dhe të shtojë frikën në tregje për recesion global
Nafta e papërpunuar Brent ra nën 85 dollarë për fuçi të hënën, për shkak të rritjes së në tregje të frikës së recesionit, si dhe forcimit të mëtejshëm të......

Dhjetë pikat kyçe të “Melonomics” - Taksa e sheshtë, qendrueshmëria fiskale, pensionet dhe BE
Nga qendrueshmëria fiskale te moderimi në recetat ekonomike dhe taksa e sheshtë. Ndërsa fushata elektorale vazhdoi dhe sondazhet i dhanë asaj një rritje të......

Qendra e djathtë fiton zgjedhjet në Itali - Giorgia Meloni pritet të jetë kryeministrja e parë femër në historinë e vendit
Koalicioni i partive të qendrës së djathtë ka fituar zgjedhjet parlamentare në Itali. Partia “Vëllezërit e Italisë” e Giorgia Meloni ka marrë rreth 26% të......

PBB globale, 2.8 trilion dollarë më e ulët në 2023 - OECD: Kriza e energjisë dhe inflacioni, ekonomitë botërore drejt recesionit
Rritja ekonomike globale po ngadalësohet më shumë se sa ishte parashikuar disa muaj më parë në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, pasi krizat e energjisë dhe......

Apple nis prodhimin e iphone 14 në indi - Kompania do të zhvendosë 5% të prodhimit global drejt këtij shteti
Apple ka filluar të prodhojë modelet e iPhone 14 në Indi. Partneri global i kompanisë, Foxconn, është duke e prodhuar pajisjen në Chennai të Indisë. Apple......

Sulmet kibernetike, crypto-t në nivel të lartë sigurie - Eni Shtini: Sistemet e mbrojtjes së monedhave virtuale, mjaft të sigurta. Nuk u cënuan
Duket se portofolet e kriptovalutave në Shqipëri janë më pak të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetetike se bizneset apo individët. Ndërsa shërbimet elektronike......