Nafta Brent, nën 85 dollarë për fuçi - Dollari vijon të rritet dhe të shtojë frikën në tregje për recesion global

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 85 dollarë për fuçi të hënën, për shkak të rritjes së në tregje të frikës së recesionit, si dhe forcimit të mëtejshëm të dollarit amerikan. Kontratat e së ardhmes Brent për nëntorin ranë në rreth 84,53 dollarë në fillim të ditës, përpara se të rikuperoheshin në 85,85 dollarë deri në orët e mesditës. Ndërkohë, nafta e Teksasit Perëndimor u tregtua në rreth 80 dollarë.
Dollari amerikan u rrit në nivelin më të lartë që nga viti 2002, ndërsa stërlina ra në nivelin më të ulët rekord kundrejt kartmonedhës së gjelbër. Të premten, të dyja kontratat e së ardhmes, ajo Brent dhe e Teksasit Perëndimor ranë rreth 5% për të arritur nivelin e tyre më të ulët që nga janari.
Analistët e tregjeve shprehen se rënia e çmimeve të naftës është rrjedhojë e një dollari më të fortë, që po shkakton frikën e një recesioni global. Këto zhvillime vijnë ndërsa bankat qendrore në mbarë botën, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, vazhdojnë të rrisin normat e interesit në një përpjekje për të frenuar inflacionin.
Gjithashtu, analistët mendojnë se një ulje e mëtejshme e çmimit të naftës Brent, si ato të mesit të viteve ’80, mund të sjellin lëvizjen e menjëhershme të OPEC+ për të mbështetur çmimet.
Ndërsa, Rusia paralajmëroi se nuk do të furnizojë vendet që bien dakord për të kufizuar çmimet e naftës së saj të papërpunuar dhe tregjet parashikojnë një recesion, sektori i energjisë mund të jetë i pari që do të gjejë mbështetje, pasi dollari të stabilizohet.
Frika rreth një ngadalësimi ekonomik vazhdon të rritet dhe sipas ekspertëve, ekziston 80% mundësi që ekonomia e SHBA të bjerë në recesion.
SCAN
Sondazh

Dhjetë pikat kyçe të “Melonomics” - Taksa e sheshtë, qendrueshmëria fiskale, pensionet dhe BE
Nga qendrueshmëria fiskale te moderimi në recetat ekonomike dhe taksa e sheshtë. Ndërsa fushata elektorale vazhdoi dhe sondazhet i dhanë asaj një rritje të......

Qendra e djathtë fiton zgjedhjet në Itali - Giorgia Meloni pritet të jetë kryeministrja e parë femër në historinë e vendit
Koalicioni i partive të qendrës së djathtë ka fituar zgjedhjet parlamentare në Itali. Partia “Vëllezërit e Italisë” e Giorgia Meloni ka marrë rreth 26% të......

PBB globale, 2.8 trilion dollarë më e ulët në 2023 - OECD: Kriza e energjisë dhe inflacioni, ekonomitë botërore drejt recesionit
Rritja ekonomike globale po ngadalësohet më shumë se sa ishte parashikuar disa muaj më parë në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, pasi krizat e energjisë dhe......

Apple nis prodhimin e iphone 14 në indi - Kompania do të zhvendosë 5% të prodhimit global drejt këtij shteti
Apple ka filluar të prodhojë modelet e iPhone 14 në Indi. Partneri global i kompanisë, Foxconn, është duke e prodhuar pajisjen në Chennai të Indisë. Apple......

Sulmet kibernetike, crypto-t në nivel të lartë sigurie - Eni Shtini: Sistemet e mbrojtjes së monedhave virtuale, mjaft të sigurta. Nuk u cënuan
Duket se portofolet e kriptovalutave në Shqipëri janë më pak të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetetike se bizneset apo individët. Ndërsa shërbimet elektronike......

Gati votimi në Kuvend i Ligjit të Pronave, Shoqata kundër - Vorpsi: Manipulimi i radhës së Qeverisë, nuk respekton kushtet e Strasburgut
Pak para votimit të ndryshimeve në Ligjin e Pronave, Kreu i Shoqatës Pronësi me Drejtësi Myrshit Vorpsi thotë se bëhet fjalë për manipulimin e radhës nga ana e......

Cilat janë pasiguritë e punësimit në vend? - Raporti/ Mungon cilësia e ofertës, riformatim i arsimit profesional
Kriza e COVID-19 ka theksuar më tej sfidat e tregut të punës, kryesisht sa i takon grupeve vulnerabël, si si dhe ka shërbyer si një kujtesë e fuqishme e......

Sektorët që duhet të investojnë në teknologji - Hyka: Jemi ende shumë pas, inovacioni rrit fuqinë prodhuese
Vendi ynë është ende mbrapa sa i takon përdorimit të teknologjisë në nxitjen dhe zhvillimin ekenomik të vendit. Në një intervistë për SCAN TV, Anila Hyka,......