Bota Postuar më 26 Shtator 2022, 14:51

Sterlina, në nivelet më të ulëta historike - Analistët mendojnë se plani fiskal i qeverisë së re kërcënon financat publike

Nga SCAN TV
Sterlina, në nivelet më të ulëta historike - Analistët

Sterlina humbi rreth 5% të vlerës duke arritur në nivelin më të ulët historik të hënën, ndërsa investitorët nxituan të shesin valutën britanike pasi plani fiskal i qeverisë së re kërcënon financat publike.

Monedha britanike humbi deri në 4.85%, në një vlerë të paprecedentë prej 1.0327 dollarë, duke zgjatur një rënie prej 3.61% që nga e premtja, kur ministri i financave Kwasi Kwarteng njoftoi ​​shkurtimet historike të taksave dhe rritjen më të madhe të huamarrjes që nga viti 1972 për t'i paguar ato.

Ekonomistët dhe investitorët thanë se qeveria e kryeministres Liz Truss, në pushtet për më pak se tre javë, po humbte besueshmërinë financiare në publikimin e një plani të tillë vetëm një ditë pasi Banka e Anglisë rriti normat e interesit për të frenuar inflacionin.

Njoftimi i Kwarteng shënoi një ndryshim në politikën financiare britanike, duke u kthyer në doktrinat e Margaret Thatcher dhe Donald Reagan të viteve 1980, të cilat kritikët i kanë parë gjithnjë me mosbesim.

I ashtuquajturi minibuxhet është krijuar për të nxjerrë ekonominë nga një periudhë inflacioni dyshifror i nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë dhe një ecuri 15-vjeçare e stanjacionit në rritjen e pagave reale. Në total, ky minibuxhet do të kërkojë 72 miliardë paund shtesë huamarrje nga qeveria vetëm gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Yieldi i obligacioneve të qeverisë britanike u rrit të premten në një nivel të lartë brenda një dite në më shumë se tre dekada.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat