Subvencionet, pas 15 ditësh nis verifikimi - Jaupllari: Dokumentacioni, fermerët të jenë të kujdesshëm gjatë dorëzimit

Pas mbylljes së aplikimeve për skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2024, nis procesi i vlerësimit administrativ, për t’i hapur rrugë financimit. Në një intervistë për SCAN TV, zëvendësminitri i bujqësisë Arjan Jaupllari ka thënë se pas 15 ditësh nis faza e verifikimit. Për këtë, ai i kërkuar fermerëve që të jenë të kujdeshëm gjatë dorëzimit të dokumentacionit.
“Faza e dytë fillon pas 15 ditësh dhe fermerët duhet të kenë kujdes, pasi aty kanë një numër telefoni, adresën e tyre dhe do t’ju bjerë telefoni, ndaj duhet të jenë vigjilentë për të çuar dokumentacionin në kohë për të vijuar më pas me fazën e tretë që është kalkulimi i dokumentacionit dhe vendosjes së radhës së përfituesve, të cilat i përzgjedh sistemi dhe pastaj nis faza e katërt që është verifikimi në terren dhe nis të bëhet disbursimi”- thotë zëvendësministri i bujqësisë.
Sipas Jaupllarit, interes të shtuar ka patur për masat 1-7 me 15 mijë aplikantë, ndërkohë për naftën janë 54.500 aplikime.
“Në total janë 69852 aplikime që ne e kishim parashikuar. Aplikimet më të mëdha janë përqëndruar në masat 1-7, që janë rreth 15 mijë aplikantë, pastaj nafta që zë pjesën më të madhe prej 54.500 aplikime. Në grup, si risi për këtë vit, numri ka shkuar në 321 aplikime, ku pjesën më të madhe e zë grup-fermerët për serat, ku limiti për të përfituar mbështetje ishte 1 hektarë. Për naftën ka grupime të mëdha, ku janë 8 grupime për mbi 10 hektarë ku do të marrin 100% mbështetje dhe jo në masën 80%”- thotë Jupllari.
Gjatë fazës së parë aplikuan 321 grupe fermerësh dhe 21 Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor, duke synuar zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetit bujqësor dhe blegtoral dhe përfituar nga mbështetja e qeverisë shqiptare. Por Jaupllari ka thënë se nuk janë përjashtuar dhe aplikimet e fermerëve që aplikuan si në bujqësi edhe në blegtori.
“Në skemën e këtij viti u hoqën disa kufizime. Mund të përfitohet 2 herë si për blegtorinë dhe për naftën që mund ta ketë në shërbim të këtij sektori” – ka shtuar Jaupllari
Qarku me numrin më të lartë të aplikimeve është ai i Fierit, pasuar nga qarku i Korçës.
Alida Lula/SCAN
Sondazh

Pagesat elektronike, Ibrahimaj: Ja si do realizohet dhe kategoritë që përfitojnë!
Të financuar nga qeveria për një periudhë 4-mujore, 300 qytetarët e përzgjedhur në Tiranë, Dibër dhe Përmet do të kryejnë pagesa të shpejta elektronike......

Të ardhurat totale në buxhet arrijnë në rreth 163.8 miliardë në T3!
Ministria e Financave njofton se të ardhurat totale në buxhet, për periudhën 3-mujore arritën në rreth 163.8 miliardë lekë ose 105.1% e planit të së njëjtës......

Mbi 200 mijë llogari të reja bankare në dy vite - Rritja më e madhe regjistrohet te individët rezidentë
Nga viti 2021 e deri në fund 2023-shit, në Shqipëri janë hapur 200 mijë llogari të reja bankare. Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i llogarive......

Si do bëhet ndryshimi i sahatëve për furrat e bukës? - Skema e re/ Subjektet duhet të bëjnë kërkesë te OSHEE për caktimin e fashës që iu takon
Duke nisur nga data 1 maj do të hyjë në fuqi skema e re e tarifikimit të energjisë elektrike për furrat e bukës, që tregtojnë edhe prodhime pastiçerie,......

Sa do të paguajnë institucionet për tenderët? - Vendosen tarifat e “Operatorit të Blerjeve të Përqendruara”sh.a.
Kryeministria, ministritë e linjës dhe institucionet e varësisë tani e tutje duhet të paguajnë një tarifë fikse për shërbimet e prokurimeve. Gjithçka......

“Vëmendje te rritja e pagave dhe reforma e pensioneve” - Ministri Gonxhja, në panairin e punës: Bashkëpunim për të kapërcyer sfidat
Për disa vite me radhë, edhe këtë vit është zhvilluar panairi i punës dhe karrierës në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës. Një tryezë e......

Raporti i Stokholmit: Shqipëria, rekord shpenzimesh ushtarake - Frika nga lufta "nxit" blerjen e armatimeve. Shpenzuam 140 usd për frymë
Kërcënimi nga konfliktet e vazhdueshme në botë, më përfshirjen e fuqive më të mëdha të saj, kanë bërë që shumë vende të rikthejnë vëmendjen të fuqia ushtarake.......

Bizneset i paraprijnë sezonit, rrisin blerjen e produkteve të plazhit - Nga cilët shtete importohen çadrat e diellit, apo varkat?
Në 3 muajt e parë të vitit, Shqipëria ka numëruar 1,7 milionë turistë, një shifër rekord kjo që paralajmëron mundësinë që këtë vit vendi të shënojë një......