Si do bëhet ndryshimi i sahatëve për furrat e bukës? - Skema e re/ Subjektet duhet të bëjnë kërkesë te OSHEE për caktimin e fashës që iu takon

Duke nisur nga data 1 maj do të hyjë në fuqi skema e re e tarifikimit të energjisë elektrike për furrat e bukës, që tregtojnë edhe prodhime pastiçerie, brumrash apo kanë ekspres dhe bar kafe. Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave ka zhvilluar një takim informues mbi procedurat që do të ndiqen në zbatim të kësaj skeme, që parashikon 3 fasha çmimesh, në varësi të aktivitetit që ushtrojnë këto subjekte
“Çmimi do të ndryshojë në 1 maj në mënyrë automatike:7.6 lekë/kWh, shkon në 9.5 lekë/kWh. Të gjitha tarifat e tjera do të sistemohen në bazë të kërkesës së çdo subjekti individualisht, por po e cilësoj që të gjitha veprimet, sado të vonojnë, efekti financiar fillon nga data 1 maj”, - tha nënkryetari i Shoqatës së Bukës, Rasim Nela.
Nela bëri me dije dhe procedurat që do të ndiqen për ato subjekte që tashmë kanë instaluar 2 matës, sipas kërkesave të deritanishme.
“Procedura e kalimit në 1 sahat, është lënë marrëveshje me FSHU-në dhe OSHEE-në, që do të jetë një proces pak më i zgjatur ku asnjë nga subjektet nuk do të cenohet, por hap pas hapi sipas kushteve teknike që ka çdo subjekt do realizohet bashkimi i 2 sahatëve. Të gjitha shpenzimet për të bërë bashkimin e 2 sahatëve në 1, i ka OSHEE-ja”, - tha Nela.
Administratori i Furnizuesit të Shërbimit Universal, Algert Luzi kërkoi që subjektet të denoncojnë çdo rast abuzimi nga ana e punonjësve të OSHEE. Ndërkohë, pyetur nga TV SCAN, Luzi shtoi se pjesa më e madhe e subjekteve parashikohet të tarifohen me 9.5 lekë/kWh, që përfshin aktivitetin për furrë buke, produkte miell shoqëruese dhe pastiçeri.
“Aktiviteti furrë buke dhe pastiçeri është rreth 60-70% e këtyre subjekteve. Megjthatë vetëm terreni do ta zbulojë sa do të jetë numri i saktë. Ky vendim do të zbatohet i drejtë, i rregullt dhe nuk do të kemi diskriminim midis subjekteve. Për çdo problem që do të keni, ndoshta nga punonjësit tanë, ju lutem nga vini në dijeni. Do të merren masa të menjëhershme!”, - tha Algert Luzi, administrator i Furnizuesit të Shërbimit Universal.
Ndërkaq, kreu i shoqatës, Gëzim Peshkopia kërkoi bashkëpunimin e institucioneve në zbatimin e vendimit të ri.
“Në periudhën e tanishme e rëndësishme është që për zbatimin e këtij vendimi të keni bashkëpunim, informim dhe kontakt me institucionet dhe jo me individë që vijnë në furrat e bukës. Të shfuqizohet të gjitha vendimet e mëparshme të ERE-s, OSHEE-së dhe FSHU-së për furnizimin me energji elektrike të furrave të bukës”, - tha Peshkopia.
Sipas skemës së re, për furrat e bukës, që s’kanë asnjë aktivitet tjetër të integruar, çmimi do të vijojë të jetë 7.6 lekë/kWh. Ndërkohë që, për ato ambiente që kanë furra buke, produkte pastiçerie apo dhe produkte të tjera të brumërave, çmimi që do të aplikohet do të jetë 9.5 lekë/kWh. Kategoria e tretë përfshin ato ambiente që janë më të zgjeruara e që kanë të përfshirë ekspres, bar dhe kafe, për të cilat çmimi do të jetë 12 lekë/kWh.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Sa do të paguajnë institucionet për tenderët? - Vendosen tarifat e “Operatorit të Blerjeve të Përqendruara”sh.a.
Kryeministria, ministritë e linjës dhe institucionet e varësisë tani e tutje duhet të paguajnë një tarifë fikse për shërbimet e prokurimeve. Gjithçka......

“Vëmendje te rritja e pagave dhe reforma e pensioneve” - Ministri Gonxhja, në panairin e punës: Bashkëpunim për të kapërcyer sfidat
Për disa vite me radhë, edhe këtë vit është zhvilluar panairi i punës dhe karrierës në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës. Një tryezë e......

Raporti i Stokholmit: Shqipëria, rekord shpenzimesh ushtarake - Frika nga lufta "nxit" blerjen e armatimeve. Shpenzuam 140 usd për frymë
Kërcënimi nga konfliktet e vazhdueshme në botë, më përfshirjen e fuqive më të mëdha të saj, kanë bërë që shumë vende të rikthejnë vëmendjen të fuqia ushtarake.......

Bizneset i paraprijnë sezonit, rrisin blerjen e produkteve të plazhit - Nga cilët shtete importohen çadrat e diellit, apo varkat?
Në 3 muajt e parë të vitit, Shqipëria ka numëruar 1,7 milionë turistë, një shifër rekord kjo që paralajmëron mundësinë që këtë vit vendi të shënojë një......

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit përfundon në vitin 2030 - Detajet e projektit/ 12 ura dhe tunel 320 m, udhëtimi do zgjatë 2 orë
Rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit parashikohet të përfundojë në fund të vitit 2030. Referuar planit, procesi i prokurimit për projektin......

Hakerat vjedhin të dhënat e amerikanëve - Siguruesi më i madh shëndetësor në SHBA përpiqet të frenojë dëmin
UnitedHealth Group në SHBA, konfirmoi se hakerët kanë vjedhur të dhënat shëndetësore dhe personale të një proporcioni të konsiderueshëm të amerikanëve nga......

Pritet ulje e çmimeve të ushqimeve - Janë shtuar furnizimet kryesisht me grurë dhe misër
Rritja e çmimeve të ushqimeve në mbarë botën mund të marrë fund këtë vit. Sipas Oxford Economics, çmimet globale të ushqimeve pritet të ulen në vitin 2024,......

Lojërat Olimpike ulin çmimet e qirave në Paris - Mungesa e rezervimeve konsiderohet e pazakontë
Vetëm rreth 1/3 e apartamenteve me qira të disponueshme të Airbnb për zonën e Parisit janë rezervuar deri më tani gjatë Lojërave Olimpike, sipas grupit të......