Lojërat Olimpike ulin çmimet e qirave në Paris - Mungesa e rezervimeve konsiderohet e pazakontë

Vetëm rreth 1/3 e apartamenteve me qira të disponueshme të Airbnb për zonën e Parisit janë rezervuar deri më tani gjatë Lojërave Olimpike, sipas grupit të analitikës së të dhënave AirDNA, ndërsa 3.000 deri në 3.500 listime të reja vijnë në internet çdo muaj.
Shumë parizienë planifikojnë të largohen nga qyteti gjatë lojërave, të cilat fillojnë më 26 korrik, pasi sipas zyrtarëve të turizmit pritet të vizitojnë kryeqytetin 15 milionë njerëz. Megjithatë, planet për t'u dhënë me qira shtëpitë e tyre turistëve me çmime të larta gjatë sezonit të festave të gushtit të shenjtë të Francës janë prishur pasi oferta tejkalon kërkesën.
Çmimi mesatar është 150 euro nata, por për dy javë e gjysmë të Olimpiadës ky çmim shkon në 250 euro. Mungesa e rezervimeve duket e pazakontë për atë mendohej se do të ishte një periudhë e kërkesës së lartë. Airbnb, e cila është gjithashtu një partner zyrtar për Olimpiadën, mbetet optimiste për mundësinë që u ofron vizitorëve.
Dhjetëra mijëra mikpritës të rinj kanë regjistruar strehim në qytetet që presin ngjarje olimpike nga fillimi i vitit 2023, sipas kompanisë. Një studim i Deloitte i porositur nga kompania vlerëson se pritësi mesatar në zonën e Parisit do të gjenerojë 2.000 € të ardhura shtesë gjatë lojërave. Mijëra njerëz në qytetet pritëse hapën shtëpitë e tyre për herë të parë dhe më shumë se gjysma e listimeve të rezervuara e bënë këtë në më pak se shtatë ditë.
Megjithatë, sigurimi i këtyre rezervimeve mbetet i vështirë pasi sasia e dhomave të hoteleve të caktuara më parë për misionet olimpike janë gjithashtu në treg. Hotelet gjithashtu kanë filluar të ulin çmimet ndërsa konkurrojnë për klientë. Ndërsa Londra ndërtoi rreth 7.000 dhoma të reja hoteli për Lojërat Olimpike 2012, Parisi ka shtuar vetëm rreth 2.000 dhoma.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Të pasurit norvegjezë shpërngulen në Zvicër - Arsyeja, shmangia e taksave të larta mbi pasurinë
Rritja e fortë e taksave mbi pasurinë dhe dividentin nga qeveria e majtë e Norvegjisë ka bërë që dhjetëra të pasur të vendit nordik të zhvendosen. DNB banka......

Shitjet e makinave elektrike dhe hibride - Pritet një rekord i ri global gjatë 2024
Shitjet e makinave elektrike dhe hibride do të regjistrojnë një rekord të ri global në vitin 2024, pavarësisht nga ngadalësimi i rritjes në disa tregje, sipas......

Cila është situata në tregun valutor?
Monedha europiane vijon të ruaj vlera negative duke humbur pikë në vazhdueshmëri teksa është blerë sot me 100.6 lekë dhe është shitur me 101.4 lekë. Sipas......

Polakët dhe indianët ‘bien në dashuri’ me Shqipërinë - Zonat e mbrojtura në Korçë dhe Fier, më të vizituarat
Qytetarët e Indisë dhe Polonisë duket se kanë rënë në dashuri me potencialin turistik që Shqipëria ofron. Kjo faktohet nga rritja e lartë në përqindje të......

68% e fermerëve kërkojnë naftën falas - Mbi 71 mijë aplikime për fondet në bujqësi, interes të lartë edhe blegtoria
71,537 fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga fondet e vëna në dispozicion në bujqësi përmes Skemën Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2024. Sipas të......

Nga 1 Maji, furrat e bukës me tarifë të unifikuar energjie - Ministrja Balluku inspektime në terren: Tashmë subjektet do paguajnë më pak
Në faturën e muajit qershor që do të marrin bizneset e furrave të bukës dhe pastiçerive ,do të jetë pasqyruar edhe çmimi i ri i unifikuar i tarifës së......

Çmimi i bitcoin ngelet i qëndrueshëm - “Përgjysmimi”, rezultati pritet muajt e ardhshëm!
“Përgjysmimi” i famshëm i Bitcoin ndodhi të premten mbrëma, ku shumë të apasionuar pas tregut të kriptovalutave ngelën të zhgënjyer për faktin e thjesht se......

169 profesione të lira në rrezik - Tabaku: Udhëzimi i paligjshëm, është kërkuar pezullim në Gjykatën Kushtetuese
Ditët e fundit profesionistët e rinj janë përballur me fatura të kripura të tatim-fitimit që duhet të parapaguajnë si rrjedhojë e ligjit për tatimin mbi të......