Shitjet e makinave elektrike dhe hibride - Pritet një rekord i ri global gjatë 2024

Shitjet e makinave elektrike dhe hibride do të regjistrojnë një rekord të ri global në vitin 2024, pavarësisht nga ngadalësimi i rritjes në disa tregje, sipas parashikimeve nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.
Agjencia me bazë në Paris, tha se 17 milionë automjete elektrike me bateri dhe automjete elektrike hibride do të shiten në vitin 2024, më shumë se 20% krahasuar me 2023-shin.
Gjithashtu se shumica e makinave elektrike do të kushtojnë njësoj si ekuivalentët e benzinës deri në vitin 2030 me uljen e çmimeve. Tesla uli çmimet gjatë fundjavës ndërsa lufton për të ruajtur pjesën e saj të tregut mes konkurrencës së ashpër nga rivalët kinezë si BYD, pretendenti i saj më i afërt si prodhuesi më i madh në botë i makinave elektrike me bateri.
Prodhuesit e makinave janë ankuar se rritja e kërkesës për makina elektrike po ngadalësohet, duke i detyruar ata të ofrojnë ulje çmimi për të konkurruar. Ndërsa kjo mund të dëmtojë disa prodhues makinash, çmimet më të ulëta gjithashtu ka të ngjarë të përshpejtojnë tranzicionin.
Sipas kreut të Agjencisë, vala e investimeve në prodhimin e baterive sugjeron se zinxhiri i furnizimit me automjetetet elektrike po përparon për të përmbushur planet ambicioze të prodhuesve të automjeteve për zgjerim. Si rezultat, pjesa e automjeteve elektrike në rrugë pritet të vazhdojë të rritet me shpejtësi.
Në tremujorin e parë të vitit 2024 pati më shumë shitje të hibridëve elektrikë dhe plug-in - të cilët kombinojnë një motor benzine me një bateri, sesa në të gjithë vitin 2020.
Hibridet ende emetojnë sasi të mëdha dioksidi karboni kur janë në përdorim, megjithëse disa në industrinë e makinave argumentojnë se – nëse përdoren siç duhet – ato janë një hap i domosdoshëm për të ulur emetimet derisa të përmirësohet infrastruktura publike e karikimit. Disa vende janë përqendruar në inkurajimin e adoptimit të automjeteve elektrike: katër të pestat e të gjitha makinave të shitura në Norvegji në vitin 2023 ishin elektrike. Megjithatë, politikat ndryshojnë shumë, me Kinën dhe vendet më të pasura europiane në përgjithësi përpara pjesës tjetër të botës, përfshirë SHBA-në.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Cila është situata në tregun valutor?
Monedha europiane vijon të ruaj vlera negative duke humbur pikë në vazhdueshmëri teksa është blerë sot me 100.6 lekë dhe është shitur me 101.4 lekë. Sipas......

Polakët dhe indianët ‘bien në dashuri’ me Shqipërinë - Zonat e mbrojtura në Korçë dhe Fier, më të vizituarat
Qytetarët e Indisë dhe Polonisë duket se kanë rënë në dashuri me potencialin turistik që Shqipëria ofron. Kjo faktohet nga rritja e lartë në përqindje të......

68% e fermerëve kërkojnë naftën falas - Mbi 71 mijë aplikime për fondet në bujqësi, interes të lartë edhe blegtoria
71,537 fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga fondet e vëna në dispozicion në bujqësi përmes Skemën Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2024. Sipas të......

Nga 1 Maji, furrat e bukës me tarifë të unifikuar energjie - Ministrja Balluku inspektime në terren: Tashmë subjektet do paguajnë më pak
Në faturën e muajit qershor që do të marrin bizneset e furrave të bukës dhe pastiçerive ,do të jetë pasqyruar edhe çmimi i ri i unifikuar i tarifës së......

Çmimi i bitcoin ngelet i qëndrueshëm - “Përgjysmimi”, rezultati pritet muajt e ardhshëm!
“Përgjysmimi” i famshëm i Bitcoin ndodhi të premten mbrëma, ku shumë të apasionuar pas tregut të kriptovalutave ngelën të zhgënjyer për faktin e thjesht se......

169 profesione të lira në rrezik - Tabaku: Udhëzimi i paligjshëm, është kërkuar pezullim në Gjykatën Kushtetuese
Ditët e fundit profesionistët e rinj janë përballur me fatura të kripura të tatim-fitimit që duhet të parapaguajnë si rrjedhojë e ligjit për tatimin mbi të......

Deklarimi i të ardhurave – DPT: Për DIVA 2023 nuk do të ketë asnjë ndryshim!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se deklarimi për DIVA 2023 nuk do të ketë asnjë ndryshim dhe do të bëhet njësoj sikurse edhe vitet e......

Grupi BALFIN publikon Raportin e CSR 2023: Fondacion Mane, mbështetje për 37 mijë persona përmes 50 projekteve sociale!
50 projekte sociale në mbështetje të 37 mijë personave gjatë vitit 2023. Janë këto shifra të bëra publike së fundmi në raportin vjetor të Grupit BALFIN për......