68% e fermerëve kërkojnë naftën falas - Mbi 71 mijë aplikime për fondet në bujqësi, interes të lartë edhe blegtoria

71,537 fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga fondet e vëna në dispozicion në bujqësi përmes Skemën Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2024.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, në total janë 69.510 fermerë individualë, 321 grupime fermerësh, 21 Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor.
Të dhënat tregojnë se nga 8 masa që do të financohen në tërësi, interesi më i lartë ka qenë për skemën e naftës falas për punime të mekanizuara në bujqësi, ku kanë aplikuar 54.225 fermerë, ndjekur nga aplikimet në blegtori me 9288 aplikime; por interes kanë pasur edhe masat e mbështetjes për bletarinë dhe bimët aromatiko mjekësore.
Ministria e Bujqësisë bën me dije se tashmë, ka nisur procesi i vlerësimit administrativ të aplikimeve për ti dhënë përgjigje të shpejtë dhe konkrete përmes financimit.
Këtë vit i është dhënë më shumë përparësi bashkimit të fermerëve, duke u mundësuar financim 100 për qind, ndërsa për aplikantët individualë do të ketë ndarje proporcionale të fondit të mbetur si dhe në një tavan të caktuar, mbështetja përgjysmohet.
Fondi fillestar në dispozicion është 32 milionë euro dhe për herë të parë, paratë për skemën e naftës do të kalojnë direkt në llogaritë e fermerëve. Aplikimet u hapën më datë 27 mars dhe u mbyllën më 19 prill.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Nga 1 Maji, furrat e bukës me tarifë të unifikuar energjie - Ministrja Balluku inspektime në terren: Tashmë subjektet do paguajnë më pak
Në faturën e muajit qershor që do të marrin bizneset e furrave të bukës dhe pastiçerive ,do të jetë pasqyruar edhe çmimi i ri i unifikuar i tarifës së......

Çmimi i bitcoin ngelet i qëndrueshëm - “Përgjysmimi”, rezultati pritet muajt e ardhshëm!
“Përgjysmimi” i famshëm i Bitcoin ndodhi të premten mbrëma, ku shumë të apasionuar pas tregut të kriptovalutave ngelën të zhgënjyer për faktin e thjesht se......

169 profesione të lira në rrezik - Tabaku: Udhëzimi i paligjshëm, është kërkuar pezullim në Gjykatën Kushtetuese
Ditët e fundit profesionistët e rinj janë përballur me fatura të kripura të tatim-fitimit që duhet të parapaguajnë si rrjedhojë e ligjit për tatimin mbi të......

Deklarimi i të ardhurave – DPT: Për DIVA 2023 nuk do të ketë asnjë ndryshim!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se deklarimi për DIVA 2023 nuk do të ketë asnjë ndryshim dhe do të bëhet njësoj sikurse edhe vitet e......

Grupi BALFIN publikon Raportin e CSR 2023: Fondacion Mane, mbështetje për 37 mijë persona përmes 50 projekteve sociale!
50 projekte sociale në mbështetje të 37 mijë personave gjatë vitit 2023. Janë këto shifra të bëra publike së fundmi në raportin vjetor të Grupit BALFIN për......

Për çfarë ka nevojë turizmi të financohet? - Topuzi: Infrastruktura turistike duhet të përparojë me investime optimale
“Ministri I Financave dhe zv. Presidenti I Bankës Botërore nënshkruan një marrëveshje ku Banka Botërore do të financojë me 80 mln dollar projektin në......

Fluksi i turistëve zvogëloi cash-in në ekonomi? - Analiza/ Në tre vite u shtuan bankomatet dhe terminalet POS. Ja qytetet që kryesojnë
Numri total i bankomateve në Shqipëri është shtuar ndjeshëm që prej vitit 2021. Aktualisht numërohen 925 ATM në të gjithë vendin, ku më tepër se gjysma prej......

Super kapacitetet e centraleve energjetike - Miratimet e projekteve për t’u lidhur me rrjetin arrijnë në 10,795 MW, ERE: Duhen investime
Numri i centraleve të prodhimit të energjisë elektrike që kërkojnë të lidhen me rrjetin e transmetimit ka pësuar rritje të ndjeshme, teksa të dhënat zyrtare......