Super kapacitetet e centraleve energjetike - Miratimet e projekteve për t’u lidhur me rrjetin arrijnë në 10,795 MW, ERE: Duhen investime

Numri i centraleve të prodhimit të energjisë elektrike që kërkojnë të lidhen me rrjetin e transmetimit ka pësuar rritje të ndjeshme, teksa të dhënat zyrtare flasin për dhjetra mijëra MW që kanë marrë miratim për instalim, duke rritur nevojën për investime me qëllim integrimin e tyre në sistem.
Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, të përpunuara nga TV SCAN janë 11 centrale, me kapacitet të instaluar rreth 367.5 MW që kanë nënshkruar marrëveshje për lidhje deri në vitin 2023 dhe priten të energjizohen gjatë viteve 2024 - 2025. Ndërkohë që, 5 centrale të tjerë nënshkruan marrëveshjen për lidhje në sistemin e transmetimit përgjatë vitit 2023.
Kapaciteti total i instaluar për këto impiante të prodhimit të energjisë arrin në rreth 189 MW. Por, ndjeshëm më i lartë është numri i centraleve që përgjatë vitit 2023 morën miratimin ose rimiratimin në parim për lidhje në sistemin e transmetimit.
Sipas të dhënave zyrtare në total janë 125 impiante, me një fuqi totale të projektuar prej 10,239 MW. Ky kapacietet është i konsiderueshëm, duke marrë në konsideratë se aktualisht vendi ynë ka një kapacitet total prodhues prej rreth 2,675 MW.
Ndërkaq, nisur nga fakti se një numër i konsiderueshëm i burimeve të energjisë elektrike, me kapacitet total prej 10,795.5 MW parashikohen që të ndërtohen dhe të lidhen në sistemin e transmetimit, Enti Rregullator i Energjisë thekson nevojën për një zhvillim më dinamik dhe investime për të integruar këto burime në sistemin elektroenergjitik shqiptar në vitet në vijim.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Faturimet në bursën e energjisë arritën në 167.7 mln euro - Analiza/ Në 73.8% të totalit çmimet ndjekin trendin e Bursës Hungareze
Rreth 828 mijë mWh energji u tregtuan në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike ALPEX përgjatë vitit 2023, teksa vlera e faturimeve për shitjet dhe blerjet......

Lindja e Mesme, rekord në shpenzimet ushtarake - Rritja më e lartë në një dekadë. 200 miliardë dollarë në vitin 2023
Shpenzimet ushtarake botërore u rritën për të nëntin vit radhazi duke arritur një total prej 2,443 miliardë dollarë në vitin 2023. Rritja prej 6.8% gjatë këtij......

Britania, Franca, Belgjika: Grevat e udhëtimeve të planifikuara për muajin prill dhe maj!
Grevat janë një dukuri e rregullt në Europë, pasi punonjësit e ndalojnë punën e tyre për të luftuar për paga dhe kushte më të mira. Shëtitjet ndonjëherë......

“Lulëzon” tregu i makinave në Shqipëri - Regjistrohen 47% më shumë se vjet. Importi i mjeteve të transportit, rekord në mars
Përgjatë tremujorit të parë të këtij viti numri i automjeteve në Shqipëri u rrit me 47%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në harkun kohor......

Shpenzimet ushtarake në Europë janë më të larta se në fund të Luftës së Ftohtë!
Shpenzimet e mbrojtjes dhe sigurisë në të gjithë Europën u rritën me 16% nga 2022 në 2023, me Poloninë që e dyfishoi buxhetin e saj të armëve që nga viti 2014.......

Tensionet e para në kërkesën për gjysëmpërçues - Rënie e vazhdueshme e emrave të mëdhenj në tre javët e fundit
A mund të ndodhin euforia dhe zhgënjimi në të njëjtën kohë? Duke gjykuar nga ajo që po ndodh me tregun e çipave, përgjigja është po. Sepse ndërsa entuziazmi i......

Mrekullia energjetike e Francës - Burimi më i madh i furnizimit me energji të jashtme në BE
Franca rifiton fronin e saj. Në vitin 2022, ajo ishte kthyer në një importues neto të energjisë pas 40 vitesh si eksportuese i madh. Megjithatë, shifrat e para......

FMN, apel Francës dhe Italisë: “Shtrëngoni rripat!” - Perspektiva për Europën, ku qëndron Gjermania?!
Italisë dhe Francës do t'u duhet të reduktojnë shpenzimet më shpejt se sa është planifikuar aktualisht për të mbajtur nën kontroll borxhin e tyre, ndërsa......