Bota Postuar më 22 Prill 2024, 11:00

Lindja e Mesme, rekord në shpenzimet ushtarake - Rritja më e lartë në një dekadë. 200 miliardë dollarë në vitin 2023

Nga SCAN TV
Lindja e Mesme, rekord në shpenzimet ushtarake - Rritja më e

Shpenzimet ushtarake botërore u rritën për të nëntin vit radhazi duke arritur një total prej 2,443 miliardë dollarë në vitin 2023. Rritja prej 6.8% gjatë këtij viti ishte rritja më e madhe që nga viti 2009-të dhe mund t'i atribuohet kryesisht luftërave të  vazhdueshme në Ukrainë dhe përshkallëzimit të tensioneve gjeopolitike në Azi dhe në Lindjen e Mesme. Por si paraqiten shpenzimet ushtarake për vendet e Lindjes së mesme?

"Scan Intel" pas analizës së të dhënave të publikuara nga "Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm’’ konstatoi se shpenzimet totale ushtarake në vendet e Lindjes së  Mesme u vlerësuan në 200 miliardë dollarë në vitin 2023. Mesatarisht, këto shtete kishin peshën më të lartë të shpenzimeve ushtarake gjatë këtij viti me 4.2% të GDP-së, e ndjekur nga shtetet në Europë me 2.8% dhe Azia 1.9%. Krahasuar me vitin 2022, shpenzimet ushtarake totale të vendeve të Lindjes së Mesme u rritën me 9%, e cila konsiderohet si rritja më e madhe në dekadën e fundit. Kjo rritje i atribuohet kryesisht tre shpenzuesve më të mëdhenj ushtarakë si Arabia Saudite, Izraeli dhe Turqia. Konkretisht, Arabia Saudite shpenzoi 7.1% të GDP-së saj ose 75.8 miliardë dollarë për mbrojtjen, e cila përbën 3.1% të shpenzimeve ushtarake botërore.

Nga ana tjetër, shpenzimet ushtarake të Izraelit u rritën me 24% duke arritur në vlerën e  27.5 miliardë dollarëve në vitin 2023, që përbëjnë 5.3% të GDP-së këtij vendi. Rritja e shpenzimeve u nxit kryesisht gjatë sulmit të Hamasit drejt Izraelit në Tetor të vitit 2023. Sipas shifrave rezulton se edhe në terma mujorë Izraeli ka patur një rritje të ndjeshme të shpenzimeve ushtarake që nga fillimi i luftës në Gaza. ku vetëm në 2 muaj Tetor -Dhjetor 2023 pati një rritje prej 2.9 miliardë dollarë. Këto shpenzime ushtarake të kryera nga Izraeli përbëjnë 1.1% të shpenzimeve globale. Ndërkohë, Irani ishte shpenzuesi i katërt më i madh ushtarak në Lindjen e Mesme gjatë vitit 2023. Ky shtet brenda vitit i rriti shpenzimet ushtarake me 0.6% duke arritur vlerën e 10.3 miliardë dollarëve.

Nëse analizojmë historikun e të dhënave që nga viti 2014, shifrat tregojnë se në vitin 2023 të gjitha vendet e Lindjes së Mesme kanë rritur investimet e tyre në mbrojtje me përjashtim të Kuvajtit. Konkretisht, gjatë këtij viti Kuvajti shpenzoi 7.8 miliardë dollarë ose 8.8% më pak se në 2022, por 14% më shumë se në vitin 2014. Këto shpenzime përbëjnë 4.9% të GDP-së së vendit. Ndërkohë, paraqiten me rritje edhe shpenzimet ushtarake të kryera Omani me 5.9 miliardë dollarë në vitin 2023.

https://www.sipri.org/sites/default/files/2024-04/2404_fs_milex_2023.pdf

Armela Duka/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat