Mrekullia energjetike e Francës - Burimi më i madh i furnizimit me energji të jashtme në BE

Franca rifiton fronin e saj. Në vitin 2022, ajo ishte kthyer në një importues neto të energjisë pas 40 vitesh si eksportuese i madh. Megjithatë, shifrat e para që përmbledhin tregtinë totale të energjisë elektrike në vitin 2023 tregojnë se Franca jo vetëm që i është rikthyer shitjes në pjesën tjetër të botës me kapacitet të plotë, me eksporte neto prej 58 teravat orë, por se ajo është bërë burimi më i madh i furnizimit me energji të jashtme në të gjithë Europën. Në këtë mënyrë, një vend që nuk ka burimet e veta për të furnizuar rrjetin e tij, si gazi natyror ose nafta, mbështetet në ‘mrekullinë e tij energjetike’ që i lejon të furnizohet pa u varur nga jashtë dhe për më tepër, të fitojë para’ duke furnizuar fqinjët e saj.
Në veçanti, Gjermania dhe Italia ishin klientët kryesorë të Francës, dy vende në të cilat ajo ka shitur nga 8 teravat orë për secilin. Në çdo rast, ky dominim francez ka kaluar si Norvegjinë ashtu edhe Suedinë, dy vendet nordike që janë kthyer në pikë referimi vitet e fundit për shkak të afërsisë së tyre dhe prodhimit masiv të energjisë me prani të ulët karboni.
Në rastin e Francës, megjithëse nafta bruto dhe gazi natyror përbëjnë 45% të përzierjes së saj energjetike, ajo prodhon pak nga këto lëndë të para, kështu që është një faktor që peshon në bilancin e saj tregtar. Një disavantazh që ajo ka mundur të korrigjojë falë industrisë së saj të madhe bërthamore dhe mbështetjes së fortë për prodhimin e energjisë së rinovueshme, veçanërisht biomasës, e cila përbën rreth 16% të prodhimit të saj total.
Në çdo rast, duke iu rikthyer bilancit tregtar të energjisë, më i madhi në Europë, realiteti është se viti 2024 është shumë pozitiv. Vendi tashmë ka rritur eksportet e energjisë elektrike me 500% në tremujorin e parë të 2024-ës dhe është vendosur për një vit rekord. Shitjet totale të energjisë elektrike vetëm në tre muajt e parë të vitit ishin 19684 gigavat orë.
Me këto shifra, ekspertët vlerësojnë se Franca do të arrijë një tregti neto të energjisë prej 122.6 teravat orë krahasuar me 58.5 teravat orë në vitin 2023. Një shpërthim real prej 141% shpjegohet nga një kombinim faktorësh që i shtohen atyre të vitit 2023. Sa për atë që ndodhi vitin e kaluar, ekspertët theksojnë se kërkesa e ulët e brendshme dhe riaktivizimi i të gjithë infrastrukturës bërthamore çoi në këto shifra. Fenomeni shpërtheu në gjysmën e dytë të vitit, veçanërisht midis tetorit dhe dhjetorit. Në atë kohë “temperaturat e larta çuan në kërkesë më të ulët dhe për këtë arsye Franca u angazhua për të eksportuar energji elektrike me gjurmë të ulët CO 2 në të gjithë Europën.
Energjia bërthamore kuptohet se është çelësi i suksesit të Francës. Ky veprim luajti një rol kyç në sigurimin e sovranitetit të energjisë dhe arritjen e këtij rekord eksporti që e ngriti Francën në vendin e parë në Europë. Në mënyrë të zakonshme dhe të thjeshtuar mund të thuhet se sot Franca është Arabia Saudite e energjisë elektrike.
Franca merr rreth 70% të energjisë elektrike nga energjia bërthamore, për shkak të një politike të gjatë dhe të vazhdueshme bazuar në sigurinë energjetike. Franca ka 18 termocentrale komerciale bërthamore me gjithsej 56 reaktorë që funksionojnë. Në shkurt 2022, Franca njoftoi planet për të ndërtuar gjashtë reaktorë të rinj dhe potencialisht tetë të tjerë.
Në këtë mënyrë, Franca është eksportuesi më i madh neto i energjisë elektrike në botë për shkak të kostove shumë të ulëta të prodhimit dhe për këtë arsye fiton më shumë se 3 miliardë euro çdo vit, sipas Bashkimit Bërthamor Botëror.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

FMN, apel Francës dhe Italisë: “Shtrëngoni rripat!” - Perspektiva për Europën, ku qëndron Gjermania?!
Italisë dhe Francës do t'u duhet të reduktojnë shpenzimet më shpejt se sa është planifikuar aktualisht për të mbajtur nën kontroll borxhin e tyre, ndërsa......

Nevoja për një strategji industriale europiane - 1.6 milionë vende të reja pune do të krijohen deri në vitin 2035
Marrëveshja e Gjelbër e Bashkimit Europian ka filluar të modernizojë ekonominë dhe shoqërinë europiane. Ajo vendosi një shpejtësi dhe shkallë të paprecedentë......

Rritja e nxehtësisë po dëmton gjithnjë e më shumë shëndetin e europianëve!
Europa po përballet gjithnjë e më shumë me periudha të nxehta aq intensive sa trupi i njeriut nuk mund ta përballojë, pasi ndryshimet klimatike vazhdojnë të......

Mete e Sejko në Washington/ FMN e BB vlerësojnë qëndrueshmërinë e Shqipërisë! Mbështetje dhe financim për reformat
Në datat 18-21 prill 2024, u zhvilluan Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), në Uashington ku......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 94.6 lekë dhe është shitur me 95.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane blihet sot me 100.9 lekë dhe......

Balluku inspekton në Dhërmi aksionin e Task Forcës për trajtimin e ujërave larës nga strukturat hoteliere
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në zonën e Dhërmiut, në bashkinë e Himarës, ku inspektoi nga......

Detyrimet e papaguara të energjisë – OSHEE prezanton skema lehtësuese deri në fund të vitit 2024
Skemat e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të faturave të energjisë të cilat kanë nisur zbatimin prej datës 3 prill, janë mirëpritur nga......

Rusia hap rrugë të reja tregtare me Azinë - Më shumë se 25 miliardë dollarë investime për infrastrukturën
Lidhjet detare dhe hekurudhore përmes Iranit dhe kalimit detar të Arktikut mund të forcojnë më tej lidhjet e Moskës me Kinën dhe Indinë. E udhëhequr nga......