Mete e Sejko në Washington/ FMN e BB vlerësojnë qëndrueshmërinë e Shqipërisë! Mbështetje dhe financim për reformat

Në datat 18-21 prill 2024, u zhvilluan Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), në Uashington ku marrin pjesë ministrat e Financave të vendeve anëtare, guvernatorë të bankave qendrore, drejtues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të botës akademike, biznesit dhe shoqërisë civile.
Shqipëria u përfaqësua në këto takime nga një delegacion i përbashkët i përbërë nga Ministri i Financave, Ervin Mete, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, si dhe drejtues të tjerë të lartë të dy institucioneve të cilët zhvilluan disa takime me zyrtarë të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare.
Gjatë takimeve me përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe BB-së ata theksuan se Shqipëria po kalon një momentum të mirë ekonomik. Viti 2023 u mbyll me uljen e mëtejshme të borxhit publik, i cili zbriti në nivelin 59.2%, shifra rekord të investimeve të huaja direkte, të cilat arritën në afro 1.5 miliardë euro, me një numër të lartë vizitorësh të huaj, trend i cili ka vijuar edhe në muajt e parë të këtij viti, si edhe me norma të ulëta të papunësisë. Gjithashtu sektori bankar paraqitet i mirëkapitalizuar dhe me norma të larta likuiditeti.
Përballë një konteksti global të karakterizuar nga rritja e shpejtë e çmimeve, e pasigurisë dhe e kostove të financimit, vendi ynë ka arritur të sigurojë ritme pozitive të rritjes ekonomike, të punësimit e të pagave, progres në drejtim të reduktimit të inflacionit, si dhe ka ruajtur stabilitetin e përgjithshëm ekonomik dhe financiar.
Inflacioni ka zbritur në objektivin e Bankës së Shqipërisë brenda një kohe relavitisht të shpejtë, duke arritur në 2.3% në muajin mars, kjo edhe si pasojë e ndërhyrjeve dhe politikës monetare të ndjekur nga BSH, që ka patur si objektiv amortizimin e goditjeve dhe zbutjen e presioneve të brendshme inflacioniste. Përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe BB-së e vlerësuan pozitivisht rolin dhe politikën e ndjekur nga autoritetet shqiptare.
Ata veçuan si një zhvillim pozitiv rritjen e vlerësimit për herë të parë të agjencisë Standard&Poor’s për kreditin e Shqipërisë, i cili u pasua nga një rishikim në rritje i perspektivës edhe nga agjencia Moody’s, si edhe theksuan se dalja e vendit nga lista gri e FATF/MONEYVAL është gjithashtu një lajm me efekte shumë pozitive për Shqipërinë.
Ata vlerësuan përpjekjet dhe reformat e ndërmarra nga autoritetet shqiptare edhe në kuadër të procesit të integrimit evropian si dhe sa i përket përballimit me sukses të goditjeve të njëpasnjëshme, ku edhe sipas vlerësimeve të FMN Shqipëria rezultoi një nga ekonomitë më rezistente në rajon. Gjithashtu përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së vlerësuan pozitivisht trendin e ndjekur nga ekonomia shqiptare dhe ecurinë e treguesve dhe parametrave kryesorë makroekonomikë.
Pala shqiptare falënderoi përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së për asistencën teknike dhe mbështetjen e vazhdueshme përmes financimit të projekteve konkrete të zhvillimit. Ministri u shpreh se vëmendje i është kushtuar mbështetjes në vazhdimësi të kapitalit njerëzor dhe me asistencën e Bankës Botërore synohet të analizohen të gjithë komponentët e mbrojtjes sociale. Gjithashtu, në fokus do të jenë projektet në mbështetje të turizmit dhe sektorëve të tjerë prioritarë të ekonomisë.
Guvernatori Sejko theksoi se mbikëqyrja dhe rregullimi i kujdesshëm i sektorit bankar dhe investimi i vazhdueshëm në zhvillimin e sistemit të pagesave, në inovacionin dhe digjitalizimin e shërbimeve financiare, kanë kontribuuar në zhvillimin e sektorit financiar dhe forcimin e stabilitetit të vendit.
Pala shqiptare u shpreh se integrimi ekonomik brenda rajonit dhe me Bashkimin Evropian nis me sistemet dhe shërbimet e pagesave. Falë pjesëmarrjes së Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në Euro i njohur ndryshe si SEPA, po vendosen themele të sigurta për përshpejtimin e shkëmbimeve në planin ekonomik.
Ministri Mete dhe Guvernatori Sejko morën pjesë gjithashtu në një takim me dyer të mbyllura me ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL) për të diskutuar mbi perspektivën ekonomike dhe sfidat me të cilat përballen këto vende, organizuar nga Departamenti Evropian i FMN-së.
Në kuadër të këtyre mbledhjeve, Mete dhe Sejko morën pjesë edhe në seancën plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar të FMN-së, si dhe Komitetin e Zhvillimit të BB-së.
Sondazh

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 94.6 lekë dhe është shitur me 95.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane blihet sot me 100.9 lekë dhe......

Balluku inspekton në Dhërmi aksionin e Task Forcës për trajtimin e ujërave larës nga strukturat hoteliere
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në zonën e Dhërmiut, në bashkinë e Himarës, ku inspektoi nga......

Detyrimet e papaguara të energjisë – OSHEE prezanton skema lehtësuese deri në fund të vitit 2024
Skemat e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të faturave të energjisë të cilat kanë nisur zbatimin prej datës 3 prill, janë mirëpritur nga......

Rusia hap rrugë të reja tregtare me Azinë - Më shumë se 25 miliardë dollarë investime për infrastrukturën
Lidhjet detare dhe hekurudhore përmes Iranit dhe kalimit detar të Arktikut mund të forcojnë më tej lidhjet e Moskës me Kinën dhe Indinë. E udhëhequr nga......

Moody’s rishikon në rritje perspektivën e Shqipërisë - Ekonomia kalon nga e “qëndrueshme” në “pozitive”
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Moody's” rishikon në rritje perspektivën ekonomike të Shqipërisë, e cila kapërcen nga “e qëndrueshme”, në......

Më vështirë të marrësh kredi për banesa - Bankat shtrënguan standardet për individët në tremujorin e parë
Ndërsa kreditimi për bizneset në tremujorin e parë të këtij viti ka ruajtur të njëjtat standarde, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për individët. Sipas Bankës......

Lehtësohen kreditë për bizneset e vogla dhe të mesme - Vrojtimi i BSH: Pritet rritje e kërkesave për hua nga sipërmarrjet
Standardet e kreditimit për bizneset mbetën të pandryshuara në tremujorin e parë të vitit 2024, thuhet në vrojtimin e aktivitetit kreditues të Bankës së......

Problemet e zbatimit të kontratave publike - APP: 3% kanë patur probleme, 7.4% vonesa në shlyerjen e detyrimeve financiare
Rreth 3% e kontratave për punë, mallra apo shërbime kanë patur problematika gjatë zbatimit të tyre. Nga analizimi i të dhënave të formularëve standardë të......