Desktop - General - 1
Desktop - General - 4
Shqipëria Postuar më 22 Prill 2024, 13:02

Faturimet në bursën e energjisë arritën në 167.7 mln euro - Analiza/ Në 73.8% të totalit çmimet ndjekin trendin e Bursës Hungareze

Nga SCAN TV
Faturimet në bursën e energjisë arritën në 167.7 mln

Rreth 828 mijë mWh energji u tregtuan në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike ALPEX përgjatë vitit 2023, teksa vlera e faturimeve për shitjet dhe blerjet arriti në rreth 167.7 mln euro.

Të dhënat përfshijnë periudhën nga nisja e operimeve në prill të vitit të kaluar deri në dhjetor 2023. Paralelisht, ALPEX ka bëre analizën midis çmimeve mesatare të nxjerra në tregun vendas me ato të Bursës Hungareze HUPX për të gjetur korrelacionin midis tyre.

Nga të dhënat rezulton se në 73.8% të rasteve, çmimet ndjekin të njëjtin trend (rritës ose zbritës). Ndërkohë që, çmimi mesatar në Bursën Hungareze rezulton më i ulët në 52.9% të rasteve, ndërsa në ALPEX në 47.1% të rasteve.

Ndërkaq, çmimi mesatar me të cilin është tregtuar energjia në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike në periudhën prill - dhejtor 2023 arriti në rreth 100 euro/ mWh. Rritja e sasive të energjisë që tregtohen në ALPEX është konsideruar një nga sfidat e bursës, teksa bashkimi i tregjeve energjetike Shqipëri – Kosovë parashikohet të sjellë impakt në këtë drejtim.

Zyrtarisht, nga data 1 shkurt e këtij viti ankandet e Ditës në Avancë në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX zhvillohen si bashkim tregjesh mes Shqipërisë dhe Kosovës, teksa gradualisht kompanitë e vendit fqinj janë duke u bërë pjesë e saj. Funskionimi i bursës paraqet një sërë avantazhesh, që lidhen me çmimet konkurruese, si dhe ofron një sinjal transparent të çmimeve për investime në energji.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat