Shqipëria Postuar më 22 Prill 2024, 13:40

Fluksi i turistëve zvogëloi cash-in në ekonomi? - Analiza/ Në tre vite u shtuan bankomatet dhe terminalet POS. Ja qytetet që kryesojnë

Nga SCAN TV
Fluksi i turistëve zvogëloi cash-in në ekonomi? - Analiza/

Numri total i bankomateve në Shqipëri është shtuar ndjeshëm që prej vitit 2021. Aktualisht numërohen 925 ATM në të gjithë vendin, ku më tepër se gjysma prej tyre gjenden vetëm në Tiranë.  Kjo e fundit ndiqet nga Gjirokastra me 107 bankomate gjithsej.

Krahasuar me dy vite më parë, numri i terminaleve POS ka shënuar një rritje prej 6%. Instalimi i terminaleve të reja ka ndodhur kryesisht në zonat më të frekuentuara nga turistët. Gjirokastra vlerësohet të ketë pasur rritjen më të madhe, ku janë shtuar 587 terminale të reja POS. Ndërkohë Lushnja vazhdon të ruajë një bilanc negativ, me nxjerrjen jashtë funksioni të 180 sistemeve për kryerjen e pagesave me kartë.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, të cilave i referohet SCAN TV pagesat me kartë në terminalet POS arritën në pothuajse 14.5 milionë gjatë vitit 2023, rritje prej 35% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Me rritjen e numrit të vizitorëve të huaj, është rritur edhe nevoja për për shtimin e terminaleve POS. Kërkesa nga turistët e huaj për të paguar me kartë po shtyn një numër më të madh biznesesh të pranojnë pagesa me këto instrumente. Si rezultat i fluksit të turistëve, por edhe të hedhjes në qarkullim të kartave bazike bankare, pritet që të ketë edhe një instalim më të madh të këtyre sistemeve për realizimin e pagesave me kartë.

Në Shqipëri vazhdon të mbizotërojë përdorimi i parasë fizike (cash) për kryerjen e pagesave, ndaj bashkërendimi i përpjekjeve në nivel tregu për nxitjen e përdorimit të instrumenteve sa më efikase dhe me kosto të ulëta në një shkallë të gjerë, sic janë pagesat elektronike, përbën një nga prioritetet e Bankës së Shqipërisë.

Ledina Elezi/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat