Shqipëria Postuar më 22 Prill 2024, 16:39

169 profesione të lira në rrezik - Tabaku: Udhëzimi i paligjshëm, është kërkuar pezullim në Gjykatën Kushtetuese

Nga SCAN TV
169 profesione të lira në rrezik - Tabaku: Udhëzimi i

Ditët e fundit profesionistët e rinj janë përballur me fatura të kripura të tatim-fitimit që duhet të parapaguajnë si rrjedhojë e ligjit për tatimin mbi të ardhurat, i cili i takson ata në masën 15 %. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin se profesionet e lira janë në rrezik. Tabaku shkruan se “ një sistem i padrejtë gjithmonë ngrihet mbi ligje që krijojnë padrejtësi dhe mbahet me udhëzime që e thellojnë edhe më tej këtë padrejtësi”.

Sipas saj,  ndërkohë që grupi parlamentar i PD dhe disa grupe të tjera interesi kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një padi për të rrëzuar Ligjin e Tatimit të Profesionistëve të lirë dhe gjithashtu edhe pezullimin e tij deri në një vendimmarrje të gjykatës, Drejtoria e Tatimeve ka nisur një udhëzim nr. 26 që i detyron profesionistët e lirë të paguajnë deri në 40% apo dhe 50% të fitimit të tyre me premtimin që mot qeveria do t’ua kthej nëse kanë shpenzuar më pak.

“Udhëzimi në fjalë është tërësisht i paligjshëm dhe në raport me Ligjin e Tatimit mbi Profesionistët e lirë që në fakt i garanton këto profesionistë që 30% e shpenzimeve do t’u njihen. Padrejtësia dhe paligjshmëria e këtij udhëzimi janë po ashtu një provë tjetër në dorën tonë duke qenë se ky udhëzim transmeton ekzaktësisht natyrën e qeverisë dhe të ligjit; padrejtësinë dhe mungesën e parashikueshmërisë”, shprehet Tabaku.

Administrata tatimore sqaron se për tatimpaguesit me status ligjor Person Fizik, llogaritja e parapagimeve është kryer me normat progresive: 15% deri në masën e fitimit 14 milion lekë dhe 23% për çdo vlerë të fitimit mbi 14 milion lekë.   Për tatimpaguesit me status të ndryshëm ligjor nga person fizik, pavarësisht përgjegjësisë së tyre tatimore, llogaritja e parapagimeve kryhet me normën 15% mbi fitimin.

Rreth 29 mijë subjekte të cilat bëjnë pjesë në kategorinë e profesioneve të lira,  do duhet të parapaguajnë tatimin mbi fitimin gjatë këtij viti. Tatimet sqarojnë se këstet mund të paguhen edhe në bazë mujore, por afati i tyre është 3-mujor.

Elisabeta Dosku/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat