Të pasurit norvegjezë shpërngulen në Zvicër - Arsyeja, shmangia e taksave të larta mbi pasurinë

Rritja e fortë e taksave mbi pasurinë dhe dividentin nga qeveria e majtë e Norvegjisë ka bërë që dhjetëra të pasur të vendit nordik të zhvendosen. DNB banka ASA, huadhënësi më i madh i vendit, planifikon të hapë një zyrë përfaqësuese në Zyrih me dy punonjës që flasin gjuhën norvegjeze, me fokus në shërbimet bankare private. Banka e investimeve Arctic Securities AS po hap gjithashtu një degë në qytetin më të madh të Zvicrës, duke shpresuar të nxisë biznesin e saj të borxhit me rendiment të lartë. Sipas drejtuesve të këtyre institucioneve strategjia është ndjekja e klientëve.
Planet e bankierëve norvegjezë për të lëvizur në jug sinjalizojnë se një migrim i vogël, por domethënës i sipërmarrësve të pasur mund të bëhet i përhershëm, duke përforcuar statusin e Zvicrës si një parajsë me taksa të ulëta.
82 norvegjezë të pasur me një vlerë totale neto prej rreth 46 miliardë korona - 4.3 miliardë dollarë, u larguan nga vendi në 2022-2023 dhe 34 u larguan vetëm vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Ministria e Financave. Më shumë se 70 prej tyre u shpërngulën në Zvicër.
Sipas një marrëveshjeje të taksimit të dyfishtë midis dy kombeve - ndër të paktat në Europë që kanë vendosur të mbajnë një taksë mbi pasurinë – ‘të mërguarit’ norvegjezë të kualifikuar mund t'u dorëzojnë një shumë të madhe autoriteteve zvicerane për të shmangur regjimin e vendit të tyre. Taksimi zviceran ndryshon nga kantoni në kanton, por efekti i përgjithshëm është një përqindje dukshëm më e ulët e të ardhurave se shumica e kombeve të tjera europiane.
Ndërkohë që në Norvegji janë vënë re reagimet e para politike, me të majtën që kritikojnë bankierët që këshillojnë klientët e tyre të largojnë pasurinë nga vendi.
Kabineti i kryeministrit Jonas Gar Store rriti barrën tatimore mbi pasurinë me 55%, të përshtatur për inflacionin. Të ardhurat e vlerësuara nga tatimi në pronë, përfshirë taksat mbi dividentët, arritën në 65 miliardë korona vitin e kaluar, nga 38 miliardë në 2021- shin.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Shitjet e makinave elektrike dhe hibride - Pritet një rekord i ri global gjatë 2024
Shitjet e makinave elektrike dhe hibride do të regjistrojnë një rekord të ri global në vitin 2024, pavarësisht nga ngadalësimi i rritjes në disa tregje, sipas......

Cila është situata në tregun valutor?
Monedha europiane vijon të ruaj vlera negative duke humbur pikë në vazhdueshmëri teksa është blerë sot me 100.6 lekë dhe është shitur me 101.4 lekë. Sipas......

Polakët dhe indianët ‘bien në dashuri’ me Shqipërinë - Zonat e mbrojtura në Korçë dhe Fier, më të vizituarat
Qytetarët e Indisë dhe Polonisë duket se kanë rënë në dashuri me potencialin turistik që Shqipëria ofron. Kjo faktohet nga rritja e lartë në përqindje të......

68% e fermerëve kërkojnë naftën falas - Mbi 71 mijë aplikime për fondet në bujqësi, interes të lartë edhe blegtoria
71,537 fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga fondet e vëna në dispozicion në bujqësi përmes Skemën Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2024. Sipas të......

Nga 1 Maji, furrat e bukës me tarifë të unifikuar energjie - Ministrja Balluku inspektime në terren: Tashmë subjektet do paguajnë më pak
Në faturën e muajit qershor që do të marrin bizneset e furrave të bukës dhe pastiçerive ,do të jetë pasqyruar edhe çmimi i ri i unifikuar i tarifës së......

Çmimi i bitcoin ngelet i qëndrueshëm - “Përgjysmimi”, rezultati pritet muajt e ardhshëm!
“Përgjysmimi” i famshëm i Bitcoin ndodhi të premten mbrëma, ku shumë të apasionuar pas tregut të kriptovalutave ngelën të zhgënjyer për faktin e thjesht se......

169 profesione të lira në rrezik - Tabaku: Udhëzimi i paligjshëm, është kërkuar pezullim në Gjykatën Kushtetuese
Ditët e fundit profesionistët e rinj janë përballur me fatura të kripura të tatim-fitimit që duhet të parapaguajnë si rrjedhojë e ligjit për tatimin mbi të......

Deklarimi i të ardhurave – DPT: Për DIVA 2023 nuk do të ketë asnjë ndryshim!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se deklarimi për DIVA 2023 nuk do të ketë asnjë ndryshim dhe do të bëhet njësoj sikurse edhe vitet e......