Shqipëria Postuar më 23 Prill 2024, 13:37

“Vëmendje te rritja e pagave dhe reforma e pensioneve” - Ministri Gonxhja, në panairin e punës: Bashkëpunim për të kapërcyer sfidat

Nga SCAN TV
“Vëmendje te rritja e pagave dhe reforma e pensioneve” -

Për disa vite me radhë, edhe këtë vit është zhvilluar panairi i punës dhe karrierës në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës. Një tryezë e përbashkët bëri bashkë aktorë të biznesit, dekanin e fakultetit si dhe Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Gjatë fjalës së tij, ministri Gonxhja theksoi se këtë vit do të kenë vëmendje rritja e pagave, si dhe një reformë pensionesh.

Blendi Gonxhja u shpreh: “Ne do bëjmë të pamundurën të rrisim pagat, është histori fitore. Sjellin një rritje të menjëhershme të konsumit. Ne do bëjmë ç’është e mundur sivjet të hapim sytë dhe mendjen për një reformë të plotë për pensionet. Nuk mund të jenë në këtë gjendje që ne I kemi trashëguar. Pensionet janë një motivator i plotë.”

Sipas tij duhet një bashkëpunim me disa aktorë bashkë për të kapërcyer sfidat ekonomike.

“Nëse do të kemi një rezultat sa më të mirë, në zhvillimin e vendit tonë, pa biznesin, pa universitetin, pa bashkitë, sfida nuk mund të konceptohet të ndërmerret”, tha ai.

Ndërkohë në panairin e zhvilluar në Fakultetin e Ekonomisë morën pjesë mbi 60 kompani pjesëmarrëse të sektorit bankar, konsulencës, telekomunikacionit, inovacionit, turizmit, start up-e, shoqatat e biznesit etj.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat