Hakerat vjedhin të dhënat e amerikanëve - Siguruesi më i madh shëndetësor në SHBA përpiqet të frenojë dëmin

UnitedHealth Group në SHBA, konfirmoi se hakerët kanë vjedhur të dhënat shëndetësore dhe personale të një proporcioni të konsiderueshëm të amerikanëve nga sistemet e tij në muajin shkurt. Ndërkohë siguruesi më i madh shëndetësor në SHBA përpiqet të frenojë dëmin.
Ndërhyrja në njësinë e saj ‘Change Healthcare’, e cila përpunon rreth 50% të të dhënave mjekësore në SHBA, ishte një nga sulmet më të këqija që goditi kujdesin shëndetësor amerikan dhe shkaktoi ndërprerje në pagesat për mjekët dhe institucionet shëndetësore.
Zbulimi sugjeron se informacioni i kujdesit shëndetësor të pacientëve mbetet i cenueshëm. Një rishikim fillestar i të dhënave të komprometuara tregoi skedarë me informacione të mbrojtura shëndetësore ose informacione të identifikueshme personalisht, të cilat mund të mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të njerëzve në SHBA. Kjo vjedhje, më 21 shkurt, ndodhi pavarësisht pagesës së shpërblimit të kërkuar nga hakerat.
Hakerët zakonisht kërkojnë të dhëna të ndjeshme si të dhënat e pacientëve, historitë mjekësore ose planet e trajtimit për t'u përdorur në akte të mëtejshme kriminale ose kërkesa për shpërblim.
Ndërsa një analizë e plotë e të dhënave të vjedhura do të zgjaste disa muaj, nuk ka asnjë provë që të sugjerojë se listat e mjekëve ose historitë e plota mjekësore të individëve janë vjedhur, tha UnitedHealth.
Andrew Witty, CEO i UnitedHealth, u shpreh se ishte i vetëdijshëm se ky sulm ka shkaktuar shqetësim dhe ka qenë shkatërrues për konsumatorët dhe ofruesit. Ai premtoi se kompania mbetet e përkushtuar të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar dhe për të ofruar mbështetje për këdo që mund të ketë nevojë.
Dorina Kurtaj /SCAN

Pritet ulje e çmimeve të ushqimeve - Janë shtuar furnizimet kryesisht me grurë dhe misër
Rritja e çmimeve të ushqimeve në mbarë botën mund të marrë fund këtë vit. Sipas Oxford Economics, çmimet globale të ushqimeve pritet të ulen në vitin 2024,......

Lojërat Olimpike ulin çmimet e qirave në Paris - Mungesa e rezervimeve konsiderohet e pazakontë
Vetëm rreth 1/3 e apartamenteve me qira të disponueshme të Airbnb për zonën e Parisit janë rezervuar deri më tani gjatë Lojërave Olimpike, sipas grupit të......

Të pasurit norvegjezë shpërngulen në Zvicër - Arsyeja, shmangia e taksave të larta mbi pasurinë
Rritja e fortë e taksave mbi pasurinë dhe dividentin nga qeveria e majtë e Norvegjisë ka bërë që dhjetëra të pasur të vendit nordik të zhvendosen. DNB banka......

Shitjet e makinave elektrike dhe hibride - Pritet një rekord i ri global gjatë 2024
Shitjet e makinave elektrike dhe hibride do të regjistrojnë një rekord të ri global në vitin 2024, pavarësisht nga ngadalësimi i rritjes në disa tregje, sipas......

Cila është situata në tregun valutor?
Monedha europiane vijon të ruaj vlera negative duke humbur pikë në vazhdueshmëri teksa është blerë sot me 100.6 lekë dhe është shitur me 101.4 lekë. Sipas......

Polakët dhe indianët ‘bien në dashuri’ me Shqipërinë - Zonat e mbrojtura në Korçë dhe Fier, më të vizituarat
Qytetarët e Indisë dhe Polonisë duket se kanë rënë në dashuri me potencialin turistik që Shqipëria ofron. Kjo faktohet nga rritja e lartë në përqindje të......

68% e fermerëve kërkojnë naftën falas - Mbi 71 mijë aplikime për fondet në bujqësi, interes të lartë edhe blegtoria
71,537 fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga fondet e vëna në dispozicion në bujqësi përmes Skemën Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2024. Sipas të......

Nga 1 Maji, furrat e bukës me tarifë të unifikuar energjie - Ministrja Balluku inspektime në terren: Tashmë subjektet do paguajnë më pak
Në faturën e muajit qershor që do të marrin bizneset e furrave të bukës dhe pastiçerive ,do të jetë pasqyruar edhe çmimi i ri i unifikuar i tarifës së......