Raporti i Stokholmit: Shqipëria, rekord shpenzimesh ushtarake - Frika nga lufta "nxit" blerjen e armatimeve. Shpenzuam 140 usd për frymë

Kërcënimi nga konfliktet e vazhdueshme në botë, më përfshirjen e fuqive më të mëdha të saj, kanë bërë që shumë vende të rikthejnë vëmendjen të fuqia ushtarake. “Scan Intel” ka analizuar shifrat e një prej institucioneve më me peshë në nivel global në drejtim të industrisë së mbrojtjes, që është “Instituti Ndërkombëtar për Kërkim dhe Paqe i Stockholmit” (SIPRI). Ky institut radhit pjesën dërrmuese të vendeve të globit bazuar në shpenzimet për mbrojtjen. Ne do të analizojmë këto shpenzime për vitin 2023, të cilat janë të dhënat e fundit publike në nivel global, për frymë, të shprehura në dollar, si dhe shpenzimet totale të shprehura në monedhën vendase.
Ajo që vihet re nga të dhënat është se Shqipëria gati ka dyfishuar shpenzimet ushtarake në vitin 2023, krahasuar me një vit më parë. Nisur ngatë dhënat e “Institutit Ndërkombëtar për Kërkim dhe Paqe i Stockholmit”, shpenzimet ushtarake të Shqipërisë llogariten në 40.2 miliardë lekë, ose rreth 400 milionë dollarë, duke u rritur me 55%. Në vitin 2022, shpenzimet ushtarake të Shqipërisë llogariteshin në 25.8 miliardë lekë.
Trajektorja e shpenzimeve ushtarake në vendin tonë në raport më Prodhimin e Brendshëm Bruto, tregon se pesha është rritur nga 1.2% në vitin 2022, në 1.7% në vitin 2023. Ndërkohë, niveli më i lartë i këtij treguesi vërhet nga viti 1980 deri në vitin 1991.
Por sa janë shpenzimet e Shqiperisë të llogaritura për frymë? Nga këto të dhëna rezulton se shpenzimet e Shqipërisë për mbrojtjen në vit fiksohen në $140 për frymë, nga $77 që ishin në vitin 2020. Por si na pozicionon në rajon kjo shifër? Më mirë se Kosova, me $80 për frymë, Bosnje Hercegovina me $67 për frymë apo Maqedonia e Veriut me $127 për frymë. Vendi ynë është në pozita më të dobëta se Mali i Zi, me rreth $182 për frymë apo Serbia që kryeson me rreth $298 për frymë.
Po krahasuar me vendet e tjera të Europës? Veç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Europë vetëm Gjeorgjia dhe Moldavia raportojnë një shifër më të ulët se vendi ynë, çka do të thotë se në drejtim të shpenzimeve për mbrojtjen në raport me popullsinë jemi ndër 5 vendet e fundit në kontinentin e vjetër. Në Europë kryëson Ukraina me nivelin më të lartë të shpenzimeve ushtarake për frymë, deri në $1762 dollarë për frymë.
Në nivel global ndërkohë, Izraeli renditet i pari, me rreth $2997 dollarë për frymë në vit, ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rreth $2694 për frymë dhe më pas Arabia Saudite, Kuvajti dhe Singapori.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Bizneset i paraprijnë sezonit, rrisin blerjen e produkteve të plazhit - Nga cilët shtete importohen çadrat e diellit, apo varkat?
Në 3 muajt e parë të vitit, Shqipëria ka numëruar 1,7 milionë turistë, një shifër rekord kjo që paralajmëron mundësinë që këtë vit vendi të shënojë një......

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit përfundon në vitin 2030 - Detajet e projektit/ 12 ura dhe tunel 320 m, udhëtimi do zgjatë 2 orë
Rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit parashikohet të përfundojë në fund të vitit 2030. Referuar planit, procesi i prokurimit për projektin......

Hakerat vjedhin të dhënat e amerikanëve - Siguruesi më i madh shëndetësor në SHBA përpiqet të frenojë dëmin
UnitedHealth Group në SHBA, konfirmoi se hakerët kanë vjedhur të dhënat shëndetësore dhe personale të një proporcioni të konsiderueshëm të amerikanëve nga......

Pritet ulje e çmimeve të ushqimeve - Janë shtuar furnizimet kryesisht me grurë dhe misër
Rritja e çmimeve të ushqimeve në mbarë botën mund të marrë fund këtë vit. Sipas Oxford Economics, çmimet globale të ushqimeve pritet të ulen në vitin 2024,......

Lojërat Olimpike ulin çmimet e qirave në Paris - Mungesa e rezervimeve konsiderohet e pazakontë
Vetëm rreth 1/3 e apartamenteve me qira të disponueshme të Airbnb për zonën e Parisit janë rezervuar deri më tani gjatë Lojërave Olimpike, sipas grupit të......

Të pasurit norvegjezë shpërngulen në Zvicër - Arsyeja, shmangia e taksave të larta mbi pasurinë
Rritja e fortë e taksave mbi pasurinë dhe dividentin nga qeveria e majtë e Norvegjisë ka bërë që dhjetëra të pasur të vendit nordik të zhvendosen. DNB banka......

Shitjet e makinave elektrike dhe hibride - Pritet një rekord i ri global gjatë 2024
Shitjet e makinave elektrike dhe hibride do të regjistrojnë një rekord të ri global në vitin 2024, pavarësisht nga ngadalësimi i rritjes në disa tregje, sipas......

Cila është situata në tregun valutor?
Monedha europiane vijon të ruaj vlera negative duke humbur pikë në vazhdueshmëri teksa është blerë sot me 100.6 lekë dhe është shitur me 101.4 lekë. Sipas......