Sa do të paguajnë institucionet për tenderët? - Vendosen tarifat e “Operatorit të Blerjeve të Përqendruara”sh.a.

Kryeministria, ministritë e linjës dhe institucionet e varësisë tani e tutje duhet të paguajnë një tarifë fikse për shërbimet e prokurimeve. Gjithçka përcaktohet në vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave të publikuar në Fletoren Zyrtare. Por, cilit organi duhet t’i paguhet tarifa? Në fund të vitit të kaluar Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara u shndërrua në shoqëri aksionare shtetërore të emërtuar “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sh.a.
Sipas vendimit, kjo shoqëri ka përgjegjësi të organizojë punën për kryerjen e procedurave të prokurimit, për të nënshkruar marrëveshjen kuadër deri në lidhjen e kontratës. “Operatori i Blerjeve të Përqendruara”, si organ qendror blerës, do të zhvillojë procedurat në fushën e prokurimit të mallrave, shërbimeve dhe punëve, që nga nga blerjet e automjeteve, karburantit, shërbimit të lavanderisë, sigurimi i jetës, shëndetit e deri te rikonstruksioni i objekteve.
Shoqëria aksionare financohet nga të ardhurat e veta, të ardhura nga shërbimet ndaj të tretëve, të konsulencёs, nga ofrimi i shërbimeve dhe burime të tjera të ligjshme. Pikërisht, për të siguruar këto të ardhura në vendimin e fundit përcaktohet se çdo institucion që kërkon të përgatisë dhe zhvillojë procedurat e prokurimit deri në 200 milionë lekë pa TVSH, duhet t’i paguajë shoqërisë aksionare 2,5% të vlerës së fondit të kërkuar për t’u prokuruar.
Për çdo procedurë me vlerë mbi 200 milionë lekë, tarifa do të jetë 5 milionë lekë. Por, “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sh.a.. mund të ofrojë edhe konsulencë për përgatitjen e procedurave të prokurimit publik, për të cilën ka vendosur një tarifë prej 7 mijë lekë ora.
Për kryerjen e çdo shërbimi në kuadër të veprimtarive ndihmëse, autoriteti/enti kontraktor/subjektet e tjera publike duhet të kryejnë pagesën e tarifës së kryerjes së shërbimit pranë “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sh.a. jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga lëshimi i faturës. Ndërkohë, fillimi i çdo shërbimi kushtëzohet nga pagimi i tarifës nga ana e autoritetit/entit kontraktor/subjektit tjetër publik.
Nëse “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sh.a., gjatë trajtimit të kërkesës, konstaton se nuk është realizuar pagesa e shërbimit, nuk vijon me kryerjen e shërbimit, publikimit, zhvillimit të procedurës së prokurimit, nëse është rasti. Shërbimet realizohen vetëm pasi kërkuesi të ketë shlyer tërësisht vlerën e tarifës së shërbimit të kërkuar.
Dhjetorin e vitit të kaluar qeveria miratoi një projektligj që do të bëjë të mundur digjitalizimin e plotë të procesit të prokurimeve publike, duke nisur me kryerjen e vlerësimit automatik të plotësimit të kritereve për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të parakualifikimit. Me këtë model synohet që i gjithë procesi të jetë transparent dhe i lexueshëm.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

“Vëmendje te rritja e pagave dhe reforma e pensioneve” - Ministri Gonxhja, në panairin e punës: Bashkëpunim për të kapërcyer sfidat
Për disa vite me radhë, edhe këtë vit është zhvilluar panairi i punës dhe karrierës në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës. Një tryezë e......

Raporti i Stokholmit: Shqipëria, rekord shpenzimesh ushtarake - Frika nga lufta "nxit" blerjen e armatimeve. Shpenzuam 140 usd për frymë
Kërcënimi nga konfliktet e vazhdueshme në botë, më përfshirjen e fuqive më të mëdha të saj, kanë bërë që shumë vende të rikthejnë vëmendjen të fuqia ushtarake.......

Bizneset i paraprijnë sezonit, rrisin blerjen e produkteve të plazhit - Nga cilët shtete importohen çadrat e diellit, apo varkat?
Në 3 muajt e parë të vitit, Shqipëria ka numëruar 1,7 milionë turistë, një shifër rekord kjo që paralajmëron mundësinë që këtë vit vendi të shënojë një......

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit përfundon në vitin 2030 - Detajet e projektit/ 12 ura dhe tunel 320 m, udhëtimi do zgjatë 2 orë
Rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit parashikohet të përfundojë në fund të vitit 2030. Referuar planit, procesi i prokurimit për projektin......

Hakerat vjedhin të dhënat e amerikanëve - Siguruesi më i madh shëndetësor në SHBA përpiqet të frenojë dëmin
UnitedHealth Group në SHBA, konfirmoi se hakerët kanë vjedhur të dhënat shëndetësore dhe personale të një proporcioni të konsiderueshëm të amerikanëve nga......

Pritet ulje e çmimeve të ushqimeve - Janë shtuar furnizimet kryesisht me grurë dhe misër
Rritja e çmimeve të ushqimeve në mbarë botën mund të marrë fund këtë vit. Sipas Oxford Economics, çmimet globale të ushqimeve pritet të ulen në vitin 2024,......

Lojërat Olimpike ulin çmimet e qirave në Paris - Mungesa e rezervimeve konsiderohet e pazakontë
Vetëm rreth 1/3 e apartamenteve me qira të disponueshme të Airbnb për zonën e Parisit janë rezervuar deri më tani gjatë Lojërave Olimpike, sipas grupit të......

Të pasurit norvegjezë shpërngulen në Zvicër - Arsyeja, shmangia e taksave të larta mbi pasurinë
Rritja e fortë e taksave mbi pasurinë dhe dividentin nga qeveria e majtë e Norvegjisë ka bërë që dhjetëra të pasur të vendit nordik të zhvendosen. DNB banka......