Shqipëria Postuar më 23 Prill 2024, 14:22

Të ardhurat totale në buxhet arrijnë në rreth 163.8 miliardë në T3!

Nga SCAN TV

Ministria e Financave njofton se të ardhurat totale në buxhet, për periudhën 3-mujore arritën në rreth 163.8 miliardë lekë ose 105.1% e planit të së njëjtës periudhë.

Sipas raportit mbi treguesit fiskal të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat totale për periudhën janar- mars 2024, u rritën me 7.64 miliardë lekë, ose 4.9% më shumë krahasuar me të njëjtën tremujor të vitit 2023.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT) arritën në 149.4 miliardë lekë, 12.6 miliardë ose 9.2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, si dhe 1.4 miliardë ose 0.9% më shumë se plani 3-mujor për vitin 2024.

Sipas njoftimit të ministrisë, shpenzimet e përgjithshme publike për periudhën 3 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 130.4 miliardë lekë me një realizim në masën 96 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ky zë ka rezultuar 4.1%  më i lartë ose rreth 5.1 miliardë lekë më shumë. Ndërkohë që në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 3 mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 17.7 % të planit vjetor.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga MF, në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në 3-mujorin e parë 2024, rezultoi në rreth 33.4 miliardë lekë.

Gjithashtu MF bën me dije se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar 8.1 % më i lartë ose rreth 2.5 miliardë lekë më shumë.

SCAN

Grafik: Të ardhurat, shpenzimet dhe deficiti/suficiti - Plan vs Fakt 3 Mujori 2024 (në milionë lekë)

                  Burimi: Ministria e Financave (2024)

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......