Mbi 200 mijë llogari të reja bankare në dy vite - Rritja më e madhe regjistrohet te individët rezidentë

Nga viti 2021 e deri në fund 2023-shit, në Shqipëri janë hapur 200 mijë llogari të reja bankare. Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i llogarive bankare për individët rezidentë ka pasur tendencë rritjeje, ku vetëm për dy vitet e fundit rezulton të jenë hapur 100 mijë llogari të reja bankare. Shifrat flasin për 2.9 milionë llogari ekzistente në total për individët rezidentë dhe 58 mijë për individët jo rezidentë.
Ndërkohë për kompanitë konstatohet një ulje e ndjeshme e numrit të llogarive gjatë vitit të shkuar. Nga 239 mijë llogari bankare gjithsej për kompanitë rezidente, në vitin 2023 rezultojnë 7 mijë llogari më pak. Ndërsa për kompanitë jo rezidente, një vit më parë janë hapur vetëm 7 llogari të reja bankare.
Paratë në dorë kanë qenë gjithmonë mjeti i preferuar i shqiptarëve për kryerjen e blerjeve, por shtimi i numrit të llogarive bankare është përkthyer edhe me një rritje të numrit të pagesave me kartë ose përmes aplikacioneve online të bankave. Sipas statistikave, numri i pagesave eletronike u rrit me ritme shumë të shpejta gjatë vitit të shkuar, kontretisht në rreth 21 pagesa elektronike për frymë, duke tejkaluar pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë.
Ndër objektivat e Bankës së Shqipërisë mbetet përfshirja më e gjerë financiare dhe reduktimi i parasë cash, me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe gjenerimin e kursimeve vjetore në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Si rrjedhojë, së fundmi ka nisur zbatimi i ligjit për llogaritë e pagesave me shërbime bazike.
Tarifat për hapjen e një llogarie bankare dhe tarifat e detyrueshme të mirëmbajtjes mujore ose vjetore do të jenë më të ulëta se ato për llogaritë standarde të pagesave, ndërsa për disa kategori vulnerabël sic janë pensionistët, është parashikuar që tarifa e shërbimeve të jetë zero. Kjo shihet si një instrument i rëndësishëm për të rritur përdorimin e shërbimeve bankare nga indvidët.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Si do bëhet ndryshimi i sahatëve për furrat e bukës? - Skema e re/ Subjektet duhet të bëjnë kërkesë te OSHEE për caktimin e fashës që iu takon
Duke nisur nga data 1 maj do të hyjë në fuqi skema e re e tarifikimit të energjisë elektrike për furrat e bukës, që tregtojnë edhe prodhime pastiçerie,......

Sa do të paguajnë institucionet për tenderët? - Vendosen tarifat e “Operatorit të Blerjeve të Përqendruara”sh.a.
Kryeministria, ministritë e linjës dhe institucionet e varësisë tani e tutje duhet të paguajnë një tarifë fikse për shërbimet e prokurimeve. Gjithçka......

“Vëmendje te rritja e pagave dhe reforma e pensioneve” - Ministri Gonxhja, në panairin e punës: Bashkëpunim për të kapërcyer sfidat
Për disa vite me radhë, edhe këtë vit është zhvilluar panairi i punës dhe karrierës në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës. Një tryezë e......

Raporti i Stokholmit: Shqipëria, rekord shpenzimesh ushtarake - Frika nga lufta "nxit" blerjen e armatimeve. Shpenzuam 140 usd për frymë
Kërcënimi nga konfliktet e vazhdueshme në botë, më përfshirjen e fuqive më të mëdha të saj, kanë bërë që shumë vende të rikthejnë vëmendjen të fuqia ushtarake.......

Bizneset i paraprijnë sezonit, rrisin blerjen e produkteve të plazhit - Nga cilët shtete importohen çadrat e diellit, apo varkat?
Në 3 muajt e parë të vitit, Shqipëria ka numëruar 1,7 milionë turistë, një shifër rekord kjo që paralajmëron mundësinë që këtë vit vendi të shënojë një......

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit përfundon në vitin 2030 - Detajet e projektit/ 12 ura dhe tunel 320 m, udhëtimi do zgjatë 2 orë
Rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit parashikohet të përfundojë në fund të vitit 2030. Referuar planit, procesi i prokurimit për projektin......

Hakerat vjedhin të dhënat e amerikanëve - Siguruesi më i madh shëndetësor në SHBA përpiqet të frenojë dëmin
UnitedHealth Group në SHBA, konfirmoi se hakerët kanë vjedhur të dhënat shëndetësore dhe personale të një proporcioni të konsiderueshëm të amerikanëve nga......

Pritet ulje e çmimeve të ushqimeve - Janë shtuar furnizimet kryesisht me grurë dhe misër
Rritja e çmimeve të ushqimeve në mbarë botën mund të marrë fund këtë vit. Sipas Oxford Economics, çmimet globale të ushqimeve pritet të ulen në vitin 2024,......