Pagesat elektronike, Ibrahimaj: Ja si do realizohet dhe kategoritë që përfitojnë!

Të financuar nga qeveria për një periudhë 4-mujore, 300 qytetarët e përzgjedhur në Tiranë, Dibër dhe Përmet do të kryejnë pagesa të shpejta elektronike nëpërmjet telefonit të tyre, duke skanuar kodin QR të gjeneruar nga sistemi i fiskalizimit.
Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit shprehet se kjo nismë është pjesë e projekteve të qeverisë për të rritur përfshirjen financiare, ulur numrin e transaksioneve me para fizike në ekonomi, dhe më e rëndësishmja, për të reduktuar kostot e transaksioneve për bizneset dhe konsumatorët.
“Sot dua të ndaj me ju një hap transformues që vendi ynë po ndërmerr për të modernizuar shërbimet tona financiare, lançimi i projektit pilot për mundësimin e pagesave të shpejta në ekonominë shqiptare. Kjo nismë është pjesë e projekteve tona për të rritur përfshirjen financiare, për të ulur numrin e transaksioneve në para fizike në ekonomi, pra në kesh, dhe më e rëndësishmja për të ulur koston e transaksioneve për biznesin dhe konsumatorët”, thekson ajo.
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit tregon dhe kategoritë të cilat do të përfshihen fillimisht në këtë projekt pilot. “Projekti do të fillojë në tre qytete, Tiranë Dibër dhe Përmet ku 300 individë do të jenë pjesë e skemës pilot të cilat do të kryejnë pagesat përmes aplikacioneve të ofruara nga bankat dhe institucionet e parasë elektronike në bizneset e vogla dhe të mesme pranë zonave ku banojnë. Të financuar nga qeveria shqiptare për një periudhë 4-mujore, qytetarët e përzgjedhur do të kryejnë pagesa të shpejta elektronike nëpërmjet telefonit të tyre duke skanuar kodin QR të gjeneruar nga sistemi i fiskalizimit. Nëse ti je një pronar biznesi që paguan për furnizime, një qytetar që merr pensionin, një anëtar familje që mbështetet në të dashurit që jetojnë jashtë apo një student që menaxhon buxhetet, pagesat e shpejta do të mundësojnë që transaksionet tuaja të jenë më të shpejta, më të sigurta dhe më pak të kushtueshme”, thekson Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit .
SCAN
Sondazh

Të ardhurat totale në buxhet arrijnë në rreth 163.8 miliardë në T3!
Ministria e Financave njofton se të ardhurat totale në buxhet, për periudhën 3-mujore arritën në rreth 163.8 miliardë lekë ose 105.1% e planit të së njëjtës......

Mbi 200 mijë llogari të reja bankare në dy vite - Rritja më e madhe regjistrohet te individët rezidentë
Nga viti 2021 e deri në fund 2023-shit, në Shqipëri janë hapur 200 mijë llogari të reja bankare. Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i llogarive......

Si do bëhet ndryshimi i sahatëve për furrat e bukës? - Skema e re/ Subjektet duhet të bëjnë kërkesë te OSHEE për caktimin e fashës që iu takon
Duke nisur nga data 1 maj do të hyjë në fuqi skema e re e tarifikimit të energjisë elektrike për furrat e bukës, që tregtojnë edhe prodhime pastiçerie,......

Sa do të paguajnë institucionet për tenderët? - Vendosen tarifat e “Operatorit të Blerjeve të Përqendruara”sh.a.
Kryeministria, ministritë e linjës dhe institucionet e varësisë tani e tutje duhet të paguajnë një tarifë fikse për shërbimet e prokurimeve. Gjithçka......

“Vëmendje te rritja e pagave dhe reforma e pensioneve” - Ministri Gonxhja, në panairin e punës: Bashkëpunim për të kapërcyer sfidat
Për disa vite me radhë, edhe këtë vit është zhvilluar panairi i punës dhe karrierës në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës. Një tryezë e......

Raporti i Stokholmit: Shqipëria, rekord shpenzimesh ushtarake - Frika nga lufta "nxit" blerjen e armatimeve. Shpenzuam 140 usd për frymë
Kërcënimi nga konfliktet e vazhdueshme në botë, më përfshirjen e fuqive më të mëdha të saj, kanë bërë që shumë vende të rikthejnë vëmendjen të fuqia ushtarake.......

Bizneset i paraprijnë sezonit, rrisin blerjen e produkteve të plazhit - Nga cilët shtete importohen çadrat e diellit, apo varkat?
Në 3 muajt e parë të vitit, Shqipëria ka numëruar 1,7 milionë turistë, një shifër rekord kjo që paralajmëron mundësinë që këtë vit vendi të shënojë një......

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit përfundon në vitin 2030 - Detajet e projektit/ 12 ura dhe tunel 320 m, udhëtimi do zgjatë 2 orë
Rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit parashikohet të përfundojë në fund të vitit 2030. Referuar planit, procesi i prokurimit për projektin......