Shqipëria Postuar më 19 Shtator 2023, 15:04

Statkraft, investim shtesë në kaskadën e Devollit - Kapaciteti total i instaluar, 1.600 MW. Më shumë energji elektrike e prodhuar në vend

Nga SCAN TV

Kaskada e lumit Devoll pritet të prodhojë më shumë energji elektrike. Kompania norvegjeze Statkraf, ka nënshkuar shtesën e katërt të kontratës koncesionare me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, dokument që ka mbërritur për ratifikim në Kuvend.

Kontrata parashikon ndërtimin e një rezervuari të ri në kaskadën e Devollit, i quajtur “Rezervuari i epërm i RP Moglica Shtesë”, që gjendet rreth 8 km në lindje të digës se Moglicës. Rezervuari i Epërm do të përbëhet nga 2 diga me mbushje shkëmbore, në lartësi nga 20 deri 70 m. Centrali nëntokësor gjendet në kodrën në anën e majtë të degës së lumit Devoll të rezervuarit të Moglicës dhe është i pajisur me turbina me pompë të kthyeshme. Kapaciteti i instaluar do të jetë afërsisht 800-1600 MW subjekt i projektit final. Gjithshka, sipas kontratës, pritet të përfundojë në vitin 2030, kur parashikohet të vihet në operim.

Në këtë mënyrë, Kaskada e Devollit pritet të jetë më e madhja në Shqipëri duke kaluar atë të lumit Drin, kapaciteti i instaluar i të cilit është 1400 MW.

Aktualisht, në kaskadën e lumit Devoll janë në operim dy hidrocentrale. Në vitin 2013 filloi ndërtimi i HEC Banja, që përfundoi dhe hyri në operim në vitin 2016. Ndërtimi i HEC Moglicë filloi në vitin 2015 dhe operimi i hidrocentralit filloi në vitin 2020. Të dy këto vepra kanë një kapacitet të instaluar prej rreth 269 MW dhe prodhim rreth 700 GWh/vit. Ndërkohë, këtë vit ka nisur operimin edhe impianti fotovoltaik lundrues i Banjës me kapacitet të instaluar prej 2 MW.

Kosto e investimit të Projektit Hidroenergjetik të Devollit vlerësohet në rreth 590 milionë euro. Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare të vetë kompanisë prodhimi total i energjisë elektrike gjatë vitit 2022 ishte 490.343 MWh, reduktim prej rreth 28% krahasuar me vitin 2021 për shkak të hidrologjisë së pafavorshme. Por, nga ana tjetër, në këtë vit të ardhurat u shtuan për shkak të rritjes së çmimit të energjisë në bursat botërore. Kështu, të ardhurat neto nga aktivitetet e shfrytëzimit u regjistruan 14,514 miliardë lekë një rritje tepër e madhe krahasuar me 278,4 milionë lekë të vitit paraardhës.

Pikërisht, zgjerimi i fitimeve për shkak të rritjes së çmimit të energjisë, detyroi qeverinë shqiptare që në fund të vitit të kaluar të vendosë një tatim të jashtëzakonshëm, i cili prek tre prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në vend, që janë kompanitë Kurum, Statkraft-Devolli Hydropower dhe Ayen Energy.

Dorian Koça/SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......