Zbulohet depozita më e madhe në botë e hidrogjenit - Shkencëtarët francezë: Mund të jenë 46 milionë tonë në juglindje

Shkencëtarët në Francë kanë zbuluar një depozitë të mundshme të hidrogjenit natyror, ose thënë ndryshe hidrogjenit të bardhë, në rajonin e Lorraine.
Përqendrimi i hidrogjenit në vendburim vlerësohet të jetë 14% në një thellësi prej 1100 metrash. Faza tjetër e kërkimit do të përfshijë shpimin e më shumë puseve për të konfirmuar madhësinë dhe shtrirjen e depozitimit. Në nëntokën e këtij rajoni, ende i goditur keq nga deindustrializimi, fshihej asgjë më pak se furnizimi më i madh i njohur në botë i gazit deri më sot. Deri më tani, shumica e zbulimeve të hidrogjenit të bardhë janë bërë rastësisht nga gjeologët në kërkim të lëndëve djegëse fosile.
Ekipi kishte vendosur të vlerësonte nivelin e gazit të metanit në nëntokën e Lorenës, për të bërë një vlerësim të sasisë totale të pranishme dhe për të parë nëse prodhimi vendas ishte i zbatueshëm.
Pas monitorimit kimik të shtresave shkëmbore dhe depozitimeve të metanit shoqërues, u zbulua prania e një përqindjeje të lartë e hidrogjenit dhe se përqendrimi i tij u rrit ndërsa zbritej, duke arritur në 20% në 1250 metra poshtë. Nivele të tilla lënë të kuptohet se në 3 mijë metra nën tokë, përmbajtja e hidrogjenit mund të kalojë 90%. Në bazë të të dhënave të gazit në 1100 metra nën tokë - 14% hidrogjen, depozitimi i Lorenës mund të përmbajë deri në 46 milionë ton hidrogjen të bardhë, që do të thotë më shumë se gjysma e prodhimit aktual vjetor botëror të hidrogjenit gri.
"Ngjyrat" e hidrogjenit tregojnë drejt procesit me të cilin ato prodhohen. Hidrogjeni gri i referohet hidrogjenit të prodhuar në një fabrikë duke përpunuar gazin natyror. Aktualisht është burimi kryesor i hidrogjenit të përdorur në energji dhe tërheq kritika për shkak të sasisë së CO2 të emetuar gjatë prodhimit.
Hidrogjeni i zi është bërë nga qymyri, ndërsa hidrogjeni jeshil vjen nga elektroliza e ujit duke përdorur energjinë elektrike të prodhuar nga burime të rinovueshme. Të gjitha këto lloje të hidrogjenit janë ato që quhen forma dytësore të energjisë. Hidrogjeni i bardhë, është hidrogjen i pranishëm në atë gjendje në natyrë. Prandaj është një burim primar energjie.
Një furnizim i mundshëm drejtpërdrejt i disponueshëm me hidrogjen të bardhë ofron avantazhin e madh për të mos pasur nevojë për inpute shtesë të energjisë për t'u bërë nga gaze/substanca të tjera. Teoria aktuale pas zbulimitë të fundit në Lorenë do të sugjeronte një furnizim pothuajse të pafund të këtij gazi.
Kur bëhet fjalë për nxjerrjen e një furnizimi të tillë, mund të duket një kohë e gjatë, por rruga për të arritur atje tashmë është hartuar mirë. Së pari duhet të vërtetohet se hidrogjeni shpërndahet në mënyrë të barabartë në një sipërfaqe prej 490 km2. Më pas duhet të tregohet se përqendrimi i hidrogjenit vazhdon të rritet në thellësi më të mëdha se 1200 metra.
Një sërë partnerësh tregtarë dhe institucionalë, francezë dhe ndërkombëtarë, janë të interesuar për financimin e projektit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Reuters: Qymyri nga Ukraina e aneksuar nga Rusia po shitet në Turqinë anëtare të NATO-s!
Të paktën 14.3 milionë dollarë qymyr i prodhuar në zonat e Ukrainës të aneksuara nga Rusia është eksportuar në Turqinë anëtare të NATO-s këtë vit, sipas të......

Abonim mujor për 550 milionë përdorues të X - Musk hedh poshtë akuzat për përhapjen e urrejtjes dhe anti-semitizmit
X, platforma sociale e njohur më parë si Twitter, e kontrolluar prej gati një viti nga manjati Elon Musk, së shpejti do të prezantojë një formë abonimi mujor......

Italia, me “dorë të hekurt” ndaj përdoruesve të rrugës - Ndryshimet në kodin rrugor. Gjoba edhe për biçikletat dhe monopatinat
Është rikthyer në Këshillin e Ministrave në Itali, projektligji për sigurinë rrugore, me rregulla të reja për shoferët e dehur, të droguar, apo që përdorin......

Diamantët po shiten më lirë - Shkak, rritja e prodhimit të tyre në laborator
Çmimet e diamantëve natyralë kanë vazhduar të bien këtë vit pasi gurët e çmuar më të përballueshëm të prodhuar në laborator bëhen gjithnjë e më të......

Ministri Mete takohet me Menaxherin e BB për Shqipërinë: Mbështetje për Procesin e Berlinit!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar Menaxherin e Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas gjatë të cilit vlerësoi......

Kina kërkon të joshë kapitalin jashtë shtetit ndërsa sfidat ekonomike rriten!
Kina do të hapë industrinë e saj financiare dhe do ta bëjë mjedisin e saj të biznesit më miqësor për bizneset e huaja, u tha guvernatori i bankës qendrore të......

“Ari i lëngshëm” kap nivele rekord - Çmimi i vajit të ullirit rritet mbi 100%!
Çmimet e vajit të ullirit u rritën në rekorde të reja, pasi thatësirat e mëdha në vendet kryesore prodhuese zvogëluan furnizimet. Çmimet globale të vajit të......

OKB: Luftimi i varfërisë në botë ndër sfidat kryesore për vitin 2030
Samiti i OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm synon sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, një "plan shpëtimi global". Guterres vuri në......